"Xhamia Selefesti në Dardani të Prishtinës” reagon ashpër ndaj gazetarëve gjerman

Publikuar në Qershor 28, 2017, 2:27 a.m.

Mediat gjermane vazhdojnë të raportojnë për islamizmin në rritje në Kosovë duke theksuar se përhapja e rrymave radikale të fesë është bërë nëpërmjet financave nga Arabia Saudite.

Gazeta "Die Welt i kushton vëmendje islamizmit në Kosovë, duke theksuar, se Kosova krahasuar me numrin e popullsisë ka dendësinë më të madhe të islamistëve në Europë. Në shumë xhami kërkohet të rekrutohen milicë terroristë.

Nga njëra anë shëtisin në sheshin para monumentit të Bill Klintonit vajza të reja të veshura me funde, shumë pak mbajnë shami koke, shkruan gazeta gjermane. Por kjo është njëra anë e shtetit të ri të Kosovës, sipas "Die Welt". Ana tjetër duket pak metra më larg në një xhami të futur mes ndërtesave. Para saj qëndrojnë dy burra me mjekra të gjata që reagojnë me agresivitet ndaj kamerave 'futi ato brenda, ndryshe do kesh probleme'. Një tjetër ofrohet dhe përpiqet të qetësojë situatën. Mos jini kaq agresivë me miqtë." Athua a është në njohuri shteti për këtë xhami Selefiste në qendër Dardani të Prishtinës, apo mos ndoshta dëshironë të mos jetë në dijeni” than njëri nga kalimtarët e rastit që i vërejti këto skena të pahijshme  që iu bënë gazetarëve gjerman. 

Sipas gazetës "Die Welt" arsyet e përhapjes së salafizmit në Kosovë gjenden në Bosnjën e viteve 90-të. Sipas gazetës gjermane, "në Kosovë salafistët zunë vend pas bombardimit të NATO-s në Jugosllavinë e mbetur....Me ndihmën e parave arabe Kosova laike brenda pak vitesh u bë një fortesë e salafizmit në Europë."