Sejjid Hassan Nasrallah: Kriza rajonale i shërben regjimin sionist

  • Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut,  Sejjid Hassan Nasrallah
Publikuar në Qershor 27, 2017, 3:15 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut,  Sejjid Hassan Nasrallah theksoi  se kriza në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut i shërben interesave të regjimit sionist.

Nasrallahu  theksoi  në një fjalim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit, e cila shënohet çdo vit të xhumanë e fundit të muajit të agjërimit, në   Ramazan.

Ai vuri në dukje se përkujtimi i Ditës Ndërkombëtare të Kudsit po përhapet në të gjithë botën, duke thënë se më shumë vende po e përkujtojnë  ngjarjen që kur u caktua nga themeluesi i Republikës Islamike, Imam Humejni.

Hassan Nasrallah tha se qëllimi kryesor i zhvillimeve dhe luftrave më të fundit në rajon është që vendet e rajonit të pranonin kushtet e Tel Avivit. Ai shtoi se regjimi i Izraelit po përfiton nga status quo në rajon që të margjinalizohet çështjen e Palestinës.

'Terroristët  tekfiristë  kanë lindur për të rrëzuar qeverinë siriane'

tha në fjalën e tij, ai tha se grupet terroriste tekfiriste të Daesh-it dhe Frontit Al-Nusra u formuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera për të rrëzuar qeverinë e Sirisë, të cilën ai e përshkroi si një pengesë për çdo kompromis që kishte për qëllim harrimin e çështjes së Palestinës .

Ai shtoi se Daesh-i  u dërgua në Irak, pasi qeveria e Bagdadit shprehu mbështetje të patundur për grupet e rezistencës, raportoi Press TV.

Ai tha se lufta Saudite kundër Jemenit  ka nisur sepse Jemeni qëndronte  pranë popullit palestinez. Nasrallahu shtoi se regjimi në Rijad e nisi luftën pasi kishte lëvizje në Jemen kundër Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut vlerësoi rolin e Iranit si mbështetës kryesor i Palestinës dhe grupeve të rezistencës. Ai tha se Arabia Saudite po përpiqej të izolonte Iranin në rajon dhe të ndizte luftën në territorin e Iranit. Ai megjithatë tha se Rijad ishte shumë i dobët dhe i frikësuar për të nisur një luftë të tillë kundër Iranit.

Nasrallah tha se fuqia dhe ndikimi i Iranit në çështjet rajonale po rriten.

Ai tha se prezenca e Iranit në Siri është e guximshme, duke iu referuar sulmit të fundit me raketa kundër objektivave të Daesh-it në Sirinë lindore që vrau shumë terroristë dhe shkatërroi pozicionet e tyre.

Nasrallah tha se Siria është e palëkundur në boshtin e rezistencës.

'Izraeli s’ka asnjë pozicion për të nisur një luftë të re'

Nasrallahu gjithashtu deklaroi se Izraeli po merrë  pjesë në luftën kundër Jemenit, duke shtuar se forca e tij ajrore kishin kryer sulme ajrore në Jemenin e varfër.

Ai tha se regjimi i Izraelit kërkoi të arrinte qëllimin e vet duke nisur luftërat e ndërlikuara në rajon.

Shefi i Hizbullahut tha se Izraeli shmangu një luftë në Libanin ose në Rripin e Gazës pasi e di se do të jetë e shtrenjtë.

Diku në fjalën e tij, Nasrallah tha se regjimet që komplotojnë kundër aksit të rezistencës duhet të dinë se ata nuk do të arrijnë asgjë.



Burimi : IQNA News