Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran: Arabia Saudite tepër e dobët për të sulmuar Iranin

  •  Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran, Ajetullah Sejjid Ahmed Hatami
Publikuar në Qershor 27, 2017, 3:12 a.m.

Ajetullah Sejjid Ahmed Hatami ka hedhur poshtë deklaratat e fundit luftarake të bëra kundër Iranit nga Princi i Kurorës Saudite , Muhammed bin Salman dhe tha:

Qeveria e Rijadit nuk është në pozitë për të sulmuar Iranin.

Duke iu drejtuar një Xhemati të madh dhe të zjarrtë të popullit në kampusin e Universitetit të Teheranit, Ajetullah Hatami u tha sundimtarëve sauditë se "(diktatori irakian) Saddam (Hussein), i cili ishte më i fortë se ju dhe gjithashtu u përkrah nga ju, por ai nuk mund të bënte  gjë, ndërsa ju jeni edhe më të dobët . "

"Regjimi saudit kriminel dhe ky princ i papërvojë  ka thënë se vendi i tij nuk do të negociojë me Iranin dhe do të të sjellë luftë në Teheran", deklaroi ai dhe iu drejtua sundimtarëve sauditë, "Ti je tepër i vogël  për të bërë kështu.”

Në komentet përkatëse të hënën, Këshilltari i Lartë i Kryetarit të Parlamentit të Iranit, Hussein Amir Abdullahian nënvizoi rolin që luajti Arabia Saudite në sulmet e fundit terroriste në Teheran më 7 qershor 2017.

"Sulmet terroriste vdekjeprurëse në Teheran u kryen me kërkesë të shërbimeve të sigurisë dhe spiunimit të Arabisë Saudite", tha Amir Abdullahian.

Ai përsëriti se dokumentet ekzistuese janë dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite për grupet terroriste në rajon dhe në botë, dhe tha, "Strategjia dhe politika e tyre është të krijojnë kriza rajonale në mënyrë që të kryejnë agjendat e tyre të tilla si shitja e armëve ".

Pas sulmeve, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhavid Zarif, tha se vendi i tij kishte marrë informacionin që tregonte se Arabia Saudite ishte "aktive" duke mbështetur grupe terroriste përgjatë kufijve lindor dhe perëndimor të Iranit. 

Rijadi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Muajin e kaluar, Muhammed bin Salman tha se Arabia Saudite do të punojë për të lëvizur "betejën" ndaj Iranit.

Gjithashtu, më 6 qershor, 2017, Ministri i Jashtëm Saudit, Adel al-Xhubeir tha se Irani duhej të "ndëshkohej" për atë që ai e quajti "ndërhyrja e tij në rajon". Sulmet e Teheranit ndodhën më pak se një ditë më vonë.

Më 7 qershor, 2017, personat e armatosur  sulmuan pothuajse në të njëjtën kohë, në Parlamentin e Iranit dhe Mauzoleun e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam Humeini, që vrau 18 vetë dhe plagosi 50 të tjerë. Grupi terrorist tekfirist i Daesh-it mori përgjegjësinë për sulmet. Irani ka arrestuar dhjetra terroristë që nga sulmet e Teheranit.



Burimi : ABNA24