Nasrallah: Krizat rajonale i shërbejnë interesave izraelite

  • Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah ka dhënë një fjalim me rastin e celebrimit të Ditës Ndërkombëtare të Palestinës më 23 qershor 2007.
Publikuar në Qershor 26, 2017, 6:27 p.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah është shprehur se krizat e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore i shërbejnë interesave të regjimit izraelit.

Nasrallah e ka dhënë fjalimin e tij me rastin e celebrimit të Ditës Ndërkombëtare të Palestinës, që shenjon në të premten e fundit të muajit Ramazan, gjatë të cilit myslimanët argjërojnë.

Ai ka theksuar se rikujtimi i përbashkët i Ditës Ndërkombëtare të Palestinës po përhapet gjithnjë e më shumë në mbarë botën, duke na kujtuar se gjithnjë e më shumë shtete po e përvetësojnë këtë event që prej kohës kur fillimisht e pati shpallur krijuesi i Republikës Islamike, Imam Hameini.

Nasrallah është shprehur se qëllimi kryesor i zhvillimeve më të fundit dhe i luftrave në rajon ka qënë që vendet e rajonit të pranojnë kushtet e Tel Avivit.

Më pas ai ka shtuar se regjimi izraelit është duke përfituar nga status quo-ja në rajon për të përkeqësuar situatën në Palestinë.

'Terroristët tekfirxhinjë janë krijuar për të rrëzuar qeverinë siriane’

Gjithashtu gjatë fjalimit të tij, ai është shprehur se grupet terroriste Tekfirixhie të Daeshit (ISIS-it) dhe Frontit al-Nusra janë formuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera për të rrëzuar qeverinë e Sirisë, të cilën ai e përshkroi si një pengesë për çdo kompromis që kishte për qëllim zbehjen e rëndësisë së çështjes së Palestinës.

Për më tepër, ai shtoi se Daesh u dërgua në Irak, pasi qeveria e Bagdadit shprehu mbështetje të patundur për grupet e rezistencës.

Nasrallah tha se lufta saudite ndaj Jemenit kishte nisur duke qënë se jemenasit ishin pozicionuar pranë popullit palestinez. Gjithashtu, Nasrallahu shtoi se regjimi në Riad e nisi luftën pasi kishte lëvizje në Jemen kundër Izraelit.

Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut vlerësoi rolin e Iranit si mbështetës kryesor i Palestinës dhe grupeve të rezistencës. Ai u shpreh se Arabia Saudite po përpiqej të izolonte Iranin në rajon dhe se ka për qëllim të fillojë një luftë në territorin e Iranit. Ai megjithatë është shprehur se Riad ishte shumë i dobët dhe i frikësuar për të nisur një luftë të tillë kundër Iranit.

Nasrallah është shprehur se fuqia dhe ndikimi i Iranit në çështjet rajonale po rritet.

Ai deklaroi se prezenca e Iranit në Siri do të jetë edhe më signifikante, duke iu referuar sulmit të fundit të raketave kundër objektivave të Daesh në Sirinë lindore që vrau shumë terroristë dhe shkatërroi pozicionet e tyre.

Nasrallah tha se Siria ishte e palëkundur në boshtin e rezistencës.

'Izraeli nuk është në pozicion për të nisur një luftë të re'

Ndër të tjera, Nasrallahu ka deklaruar se Izraeli po merrte pjesë aktivisht në luftën kundër Jemenit, duke shtuar se forcat e tij ajrore kanë kryer sulme ajrore në këtë vend të varfër.

Ai tha se regjimi izraelit kërkoi të arrijë të përmbushë qëllimin e tij duke nisur luftëra të ndërlikuara në rajon.

Shefi i Hizbullahut është shprehur se Izraeli  po mundohet të shmangë një luftë në Libanin apo në Rripin e Gazës, pasi është i vetëdijshëm se do t’i kushtojë shtrenjtë.

Së fundmi gjatë fjalës së tij, Nasrallah është shprehur se regjimet që komplotojnë kundër aksit të rezistencës duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk do të arrijnë asgjë.



Burimi : Press TV