Djali i verbër 9-të vjeçar në Egjipt, e mësoi Kur'anin përmendësh

Publikuar në Qershor 26, 2017, 6:11 p.m.

Një djalë 9-të vjeçar i verbër në Egjipt ka arritur të mësojë përmendësh 26 nga 30 zhyzet  apo pjesët  e Kur'anit dhe do të përfundojë së shpejti mësimin e përmendësh të gjithë Librit të Shenjtë, Kur’anin.

Muhammed Mahmud Abdul Fattah jeton në fshatin Mit Muxhahid në krahinën Dakahlia, në verilindje të Egjiptit.

Ai është nxënës me katër klasa në një institut arsimor të lidhur me el-Azhar-in dhe ka mësuar Kur’anin përmendësh.

"Një nga aktivitetet e mia të preferuara është mësimi përmendësh i Kuranit," thotë ai.

"Kam mësuar 26 xhyza apo pjesë të Kur’anit deri më tani dhe do të vazhdoj në këtë rrugë për të mësuar përmendësh të gjithë Kuranin, në dashtë  Zoti".

Shejh Muhammed Shefik, mësuesi i djalit, thotë se Muhamedi është një djalë i cili është shumë i talentuar në mësimin përmendësh të Kur'anit.

Ai thotë se Muhammedi ka marrë shumë certifikata nderi për arritjet e tij Kur’anore deri tani.



Burimi : IQNA News