Garat Kur’anore për nxënësit u mbajtën në Suedi

Publikuar në Qershor 26, 2017, 5:55 p.m.

Garat Kur'anore  për nxënësit e shkollave u mbajtën në fillim të javës në   Kristianstad të Suedisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Qafa.  Shoqata Islame-Kulturore  ‘Imam Hadi” (a.s.) e qytetit organizoi ngjarjen Kur'anore.

Më shumë se 20 nxënës të shkollave muslimane morën pjesë në Garat Kur’anore, të cilat u mbajtën për djemtë dhe vajzat.

Juria e vlerësoi performancën e kandidatëve bazuar në aftësitë e tyre në këndimin e Kur’anit me Tertil, këndimin e bukur të Kur’anit  dhe në mënyrë të saktë.

Fituesëve të Garave Kur’anore në fund të programit u ndanë shpërblimet.

Shoqata Islame-Kulturore  ‘Imam Hadi’ (a.s)  organizon çdo vit Garën e Kur'anit para Ramazanit.

Kristianstad është një qytet në Suedinë jugore me mbi 40.000 banorë.

Suedia është një shtet skandinav, numri i muslimanëve  vlerësohet të jetë rreth 500,000 (pesë për qind e popullsisë së përgjithshme).



Burimi : IQNA News