Kosova në rrugën integruese evropiane

Publikuar në Qershor 23, 2017, 4:57 a.m.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa thotë se Kosova është e pëkshtuar në rrugën integruese europiane. Komentet i bëri në takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Genoveva Ruiz Calavera.

Sipas njoftimit për media nga Qeveria gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën integruese evropiane.

Temë e bisedës ishte edhe Samiti i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste.