Izraeli i tejkënaqur me Muhamed bin Selmanin

Publikuar në Qershor 23, 2017, 4:56 a.m.

Ministri izraelit i mbrojtjes ka thënë se trashëgimtari i ri i fronit saudit Muhamed bin Selmani do të mund të vizitojë Izraelin. Duke folur në konferencën e sigurisë në Herzlij, Avigdor Liebermani ka deklaruar se shteti i tij duhet përpjekur të vendos paqe të plotë me shtetet arabe sunite. Ministri i komunikacionit të Izraelit Yisrael Katz poashtu ka folur rreth vizitës së trashëgimtarit të ri të fronit saudit, Muhamed bin Selman i cili dje është emëruar për trashëgimtarin e ri të fronit saudit.

Libermani ka thënë se paqja me shtetet arabe sunite do të ishte për të gjithë e dobishme.”Në rast se duam të përfundojmë konfliktin me Palestinezët, së pari duhet të arrijmë marrëveshje me të gjitha shtetet sunite arabe, e tek pastaj si pasojë e kësaj marrëveshje mund të arrijmë marrëveshje paqësore edhe me Palestinezët. Por, problemet do të vazhdojnë edhe pas saj, pasi që Palestinezët nuk kanë kapacitete ekonomike, të sigurisë, që të jenë të pavarur.

“Kam lexuar hulumtimet për atë se çfarë do të ishte marrëveshja rajonale lidhur me vendosjen e marrëdhënieve të plota ekonomike në mes Izraelit dhe shteteve të Gjirit. Kjo do të sillte 45 miliard dollar, ky është potencial, duhet qartë të themi se cilët janë prioritetet tona”, ka thënë Liebermani në konferencë.

Mustafa Barghouthi, sekretari i përgjithshëm i iniciativës nacionale palestineze nuk është i bindur në motivet qëllim mira të qeverisë izraelite.” Izraeli po përpiqet të kthejë  iniciativën arabe në drejtim tjetër. Iniciativa arabe flet për arritjen e paqes me Palestinezët, përfundimin e okupimin, formimin e shtetit palestinez, pas së cilës do të pasonte normalizimi i marrëdhënieve me të gjitha shtetet arabe.

Izraeli dëshiron të ketë marrëdhënie normale me vendet arabe, duke keqpërdorur konfliktet e brendshme të Arabisë Saudite, Iranit dhe venet tjera. Dëshiron marrëdhënie normale me botën arabe në dëm të çështjes palestineze. Në rast se vjen gjer te normalizimi i marrëdhënieve në mes Izraelit dhe shteteve arabe pa zgjidhjen e çështjes palestineze, Izraeli po shpreson se bota do të harrojë çështjen palestineze”, ka thënë Bargouthi.

Burimi : Saff