NATA E PALESTINËS 2 – Pak ujë në “zjarrin” palestinez

Publikuar në Qershor 23, 2017, 3:58 a.m.

 

Në datë 21 qershor 2017 Instituti i Medias së Lirë në bashkëpunim dhe me mbështetje nga Ambasada e Palestinës në Tiranë organizoi takimin e përvitshëm “Nata e Palestinës”.

Në këtë takim i cili nisi në orën 17.00 dhe vazhdoi deri në orën 21.00 prezantuan folës të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe bota mbi tragjedinë palestineze.

Takimi përmbante prezantime nga ambasadori i Palestinës Yasser al Najjar, historianë, publicistë, poetë dhe aktivistë të çështjes palestineze, si dhe krijime të ndryshme artistike për Palestinën.

Pas himnit palestinez dhe fjalës përshëndetëse nga Olsi Jazexhi, ambasadori Yasser al Najjar ishte i pari që ndau eksperiencat e tij me të pranishmit. Pas tij u referuan tema të ndryshme si:

  • “Orvatjet e Palestinës për t’u njohur si shtet në arenën ndërkombëtare” – Elvis Gjeci
  • “Eksperienca e një shqiptari drejt Gazës” – Fuad Ramiqi
  • “Të krishterët e përkrahin shtetin e Palestinës” – Pirro Prifti
  • “Kudsi, dimensioni meta-historik i trashëgimisë Islame” – Samet Vata
  • “Zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe Lindja e Mesme” – Ylli Përmeti
  • “Historia e mardhënieve shqiptaro-palestineze” – Klodi Leka
  • “Si u krijua shteti sionist, a është e vertetë që palestinezët shitën tokat e tyre?” – Emir Coskun 

Samet Vata, İmam

 

Duke folur Klodi Leka, aktivist. Në krah të tij Olsi Jazexhi dhe Emir Coskun

Gjatë eventit pati edhe inserte filmike, ndërsa pjesa e fundit iu kushtua artit.

Blerim Vaka duke prezantuar pikturën e tij të xhamisë Al Aksa

Drita Ibrahimi duke recituar poezi për Palestinën

Halit Methasani duke recituar poezi për Palestinën

 Jasmina Hoxha duke kënduar himnin e vjetër palestinez

 

Pas këndimit të himnit të vjetër palestinez, për të pranishmit u shtrua një iftar.

Pranë hyrjes të ftuarit kishin mundësi të shihnin një ekspozitë me fotografi që tregonin historikun e Palestinës dhe palestinezëve që pas krijimit të shtetit izarelit.

Këtë vit “Nata e Palestinës” pati më shumë se 180 të pranishëm nga besime dhe bindje të ndryshme, por të gjithë me nje ndjenjë të përbashkët – shpresën për ta parë Palestinën e lirë.

Duam të theksojmë se ky takim vjetor synon të sensibilizojë shoqërinë civile shqiptare mbi dramën palestineze dhe kërkesën e popullit palestinez për liri. / Gazeta Impakt



Burimi : Gazeta İmpakt