Robert Ford: Kurdët do ta paguajnë rëndë çmimin që i besuan SHBA-së

  • Robert Ford: Kurdët do ta paguajnë rëndë çmimin që i besuan SHBA-së
Publikuar në Qershor 22, 2017, 12:09 a.m.

Ambasadori i fundit i Amerikës në Siri, Robert Ford është shprehur se kurdët e Sirisë do ta paguajnë rëndë çmimin që i besuan Amerikës

Sipas asaj që bën me dije agjesia e lajmeve persiane, ambasadori i fundit i Amerikës në Siri, gjatë një interviste që ka dhënë për gazetën Sharku’l Avsat, sauditët do të mundohen t’i drejtojnë amerikanët për në lindje të Sirisë, pranë Iranit.

Ford, i cili ka theksuar faktin se kurdët që ndodhen në lindje të Sirisë dhe bashkëpunojnë me Amerikën nuk duhet t’i besojnë Washingtonit është shprehur se “kurdët do ta paguajnë shtrenjtë çmimin që i besuan Washingtonit. Ushtria amerikane nuk do t’i mbrojë ata as nga regjimi i Sirisë dhe as nga Turqia. Ai është shprehur se “Ajo që ne po bëjmë me kurdët është një gjë e pamoralshme dhe një gabim i madh politik.”

Ford, i cili ka theksuar faktin se Amerika po i përdor kurdët vetëm për të çliruar Rakkan nga ISIS e ka vazhduar si më poshtë fjalën e tij:

“Gjatë periudhës së Saddamit, Amerika i ka përdorur kurdët për vite me rradhë. A mendoni vërtetë se amerikanët do të sillen me kurdët e PYD-së dhe YPG-së ndryshe nga se u soll Henry Kissinger me kurdët e Irakut? Kjo është një e vërtetë që mua ma kanë thënë zyrtarët amerikanë”

Ford, i cili ka theksuar se Amerika në të ardhmen nuk ka për ta mbrojtur Kurdistanin Perëndimor 

si një shtet të pavarur brenda Sirisë i është përgjigjur kështu pyetjes sesi është e mundur që jemi në mesin e vitit 2017 dhe Bashar Assadi vazhdon ende të jetë në pushtet:

Çdo gjë ndryshoi me përfshirjen e Hizbullahut në luftë

“Ne mendonim se ushtria do të dobësohej dhe gjatë kësaj lufte shkatërruese do të hapeshin kanalet e nevojshme për të mposhtur mbrojtjen. Apo se disa nga ushtarët do ta braktisnin ushtrinë... Kishim parashikuar që në vitin 2013 Asadi të ishte rrëzuar nga pushteti. Megjithatë më pas filloj lufta e Kasirit dhe Hizbullahu u përfshi në luftë. Dhe në fund të vitit 2013 pushuan së ekzistuari të gjitha organet e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS). Më pas u formëuan Ahrah Damask dhe Nusra. Po kështu ULS nuk po tregonte asnjë përparim në jug të vednit. Lufta e Sirisë u fut në një situatë të neutralizuar. Ne kishim parashikuar se me këtë neutralizim Assadi nuk do të mund ta mbronte Damaskun, bregdetin, Humusin dhe Haman dhe nuk do të mund të hynte në Aleppo. Në të vërtetë ne mendonim se shpërbërja e Sirisë ishte në fakt i kryer. Megjithatë ne nuk e kishim parashikur se në vitin 2014 dhe 2015 në Siri do të hynte një numër i madh iranianësh, do të përfshihej Hizbullahu dhe se Rusia do të sillte forcat e saj ajërore.”

Robert Ford, i cili ka theksuar se në fakt ata i kishin bërë llogaritë gabim dhe se kishin arritur që ta parashikonin dot se në fakt kjo perudhë neutralizimi e kishte favorizuar Presidentin Bashar Assad i është përgjigjur kështu pyetjes nëse së Sharku’l Avsat nëse Ëashingtoni duhet të bëjë diçka për ta ndryshuar këtë situatë:

“Bashar Assadi ka fituar, ai e fitoi këtë luftë dhe është i vetëdijshëm për këtë. Me shumë mundësi brenda një periudhe 10 vjeçare do të mund të arrijë të marrë kontrollin e të gjithë vendit. Dhe askush nuk mund ta gjykojë regjimin e tij. Ndoshta Assadi nuk do të mund kurrë të shkojë në Paris apo në Londër, megjithatë askush nuk do të guxojë të hyjë në Damask për të përndjekur zyrtarët e regjimit. Askush...

Ndoshta do të duhet pak kohë që regjimi të marrë Deran, herët ose vonë do të hyjë në Idlib do ta marrë edhe Kamishlinë.”

SHBA-ja do të tërhiqet nga Siria ashtu siç është tërhequr nga Libani dhe nga Iraku

Robert Ford, i cili ka bërë edhe një analizë të qëndrimit të Donald Trumpit për përparësinë që i ka dhënë çështjes së Iranit dhe të Sirisë është shprehur kështu:

“Amerika do ta kuptojë shumë shpejt se Irani do të përfshihet në agresion. Dhe Amerika nuk ka 

më në rajon fuqinë ushtarak që t’i bëjë ballë këti agresioni. Kështu Amerika do të tërhiqet nga Siria. Njësoj siç u tërhoq në vitin 1983 nga Bejruti dhe siç u tërhoqë së fundmi nga Iraku.”

Loja mbaroi

Robert Ford, i cili ka bërë me dije se Presidenti i Amerikës, Donald Trump po mundohet të dobësojë ndikueshmërinë e Iranir i është përgjigjur kështu pyetjes se cili është qëllimi i vërtetë i Trumpit:

“Ai kërkon të dobësojë ndikueshmërinë e Iranit. Këtë gjë e kam dëgjuar disa javë më parë nga një këshilltar i tij. Megjithatë ai se ka kuptuar se kjo lojë ka marrë fund. Tashmë është shumë vonë. Obama nuk i ka lënë administratës së Trumpit trashëgiminë e nevojshme për ta arritur këtë qëllim.”



Burimi : Yakın Doğu Haber