Në qytetin Rej, Iran: Gratë muslimane shia, sunni, marrin pjesë në Sesionin e Këndimit të Kur'anit

Publikuar në Qershor 22, 2017, 12:04 a.m.

Një Sesion i Këndimit të Kur'anit u zhvillua në qytetin Rej, në jug të Teheranit të dielën, me pjesëmarrjen e grave muslimane iraniane shia dhe sunni.

Mauzoleu i Hazret Abdul Azim Hassani (a.s.) e organizoi këtë eveniment, për të dëshmuar Unitetin Islam në Iran.

Një numër i grave kënduese të Kur’anit, kënduan ajete nga Kur’ani i Shenjtë dhe grupi Bint al-Huda  këndoi Ilahi Fetare me një program të pasur.

Duke iu drejtuar në Seancës Kur’anore,  Effat Sheriati,  Drejtoresh’ e Përgjithshme  e Departamentit të Grave në Forumin Botëror të Shkollave Islame të Mendimit (WFPIST) i përshëndeti pjesëmarrësit dhe nënvizoi nevojën për Unitetin Islam.

Ajo tha se nëse uniteti forcohet në Ummetin Musliman, armiqtë e Islamit nuk do të kenë sukses në komplotet e tyre kundër fesë Islame.

Programi përfundoi me këndimin e ajeteve nga nga Kur’ani i Shenjtë, kënduar nga Rejhaneh Malek, një grua e njohur për këndimin e Kur’anit  nga Pakistani.



Burimi : IQNA News