Dorëshkrimet Kur'anore nga Maroku ekspozohen në Sharxhah

Publikuar në Qershor 21, 2017, 2:43 a.m.

Një ekspozitë me titull "Dorëshkrimet më të bukura të Marokut" është duke u zhvilluar në Bibliotekën Publike të Sharxhahut, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Sky News, ekspozita përmban më shumë se 30 kopje të dorëshkrimeve të rralla të Kur'anit të Shenjtë, libra dhe shkrime arabe të dijetarëve muslimanë të jurisprudencës, Sheriatit,  gjuhësisë dhe shkencave.

Ekspozita u hap nga  Shoqata e Librit Sharxhah dhe nga Ministria e Kulturës e Marokut.

Veprimtaria do të vazhdojë deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Objektivi kryesor i ekspozitës është prezantimi i trashëgimisë së pasur arabe islamike dhe rritja e ndërveprimeve kulturore mes dy vendeve.

Ka edhe kopje dorëshkrimesh të haditheve dhe librave historikë që paraqiten në ekspozitë.



Burimi : IQNA News