Mediat sioniste zbulojnë bisedimet e fshehta mes Izraelit dhe Arabisë Saudite

Publikuar në Qershor 19, 2017, 9 a.m.

Një gazetë sioniste ka zbuluar bisedimet  sekrete të regjimit sionist me Mbretërinë Saudite dhe aleatet e saj për forcimin e marrëdhënieve ekonomike.  

Faqja e internetit e gazetës sioniste "Haaretz" duke cituar burimet perëndimore dhe arabe, të shtunën në një raport të saj, ka shkruar se Arabia Saudite dhe Izraeli synojnë të krijojnë marrëdhënie ekonomike.

Kjo gazetë sioniste ka shkruar:

"Arabia Saudite dhe Izraeli kanë filluar hapat e para për krijimin e marrëdhënieve dypalëse dhe në bazë të marrëveshjeve paraprake, Arabia Saudite u ka dhënë leje kompanive izraelite për zhvillimin e tregtisë në Gjirin Persik.

Sipas kësaj marrëveshje edhe kompania e linjave ajrore El Al Airline e Izraelit mund ta shfrytëzojë hapësirën ajrore të Arabisë Saudite".

Burimet e afërta me Arabinë Saudite thonë se krijimi i marrëdhënieve zyrtare mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, është diçka më shumë se sa realizimi i premtimeve të presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e paqes "përfundimtare" në Lindjen e Mesme.



Burimi : Fars News Agency