Angela Merkel vizitoi Papën në Vatikan

Publikuar në Qershor 19, 2017, 8:58 a.m.

Kreu i Kishës Katolike papa Françesko dhe mysafirja e tij në Vatikan kancelaria gjermane Angela Merkel pa vështirësi kanë rënë dakord se si duhet rrënuar muret, zhvilluar shoqërinë multikulturale, si të arrihet, implementohet dhe të respektohen marrëveshjet dhe kontratat ndërkombëtare, dukshëm më tepër të merren me Afrikën,  ka deklaruar  nëmes tjerash para gazetarëve në konferencën për shtyp kancelarja  gjermane Angela Merekel.

Edhe Këshilli për marrëdhënie me gazetarë të Selisë së Shenjtë në komunikatën për shtyp ka theksuar:” gjatë bisedimeve të përzemërta janë evokuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi i frytshëm në mes Selisë së Shenjtë dhe  Gjermanisë. Pastaj në rend të ditës ishin çështjet me interes të përbashkët, me theks të posaçëm për takimin e përafërt të G-20 në Hamburg, dhe  kanë rënë dakord se është e nevojshme të kushtohet vëmendja në përgjegjësinë e bashkësisë ndërkombëtare në parandalimin e varfërisë dhe urisë, kërcënimit global të terrorizmit dhe ndryshimeve klimatike”.

Nuancat e vogla në mes tyre tregojnë  se çfarë është më primare për Gjermaninë e çfarë për Selinë e Shenjë, por nuk ka dyshim, se për çështjet botërore kryesore i kanë vështrime konvergjente. Duke mbështetur edhe një herë Marrëveshjen e Parisit për kufizimin global të ngrohjes, në mënyrë indirekte qartë e kanë kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trumpit që SHBA-të e kanë tërhequr nënshkrimin e tyre nga kjo marrëveshje. Papa Françesko dhe kancelarja Merkel  tradicionalisht kanë miratim të përbashkët të konsiderueshëm në çështjet politike, sociale dhe humanitare, duke nis nga versioni i tyre ndaj mureve dhe prirjen e tyre ndaj urave.

Papa para fillimit të audiencës i ka shpreh ngushëllime për vdekjen e ish kancelarit gjerman Helmut Kol, duke cek rolin e Kolit në rrënimin e murit të Berlinit. Angela Merkel pas Papës ka biseduar edhe me kardinalin e tij dhe sekretarin shtetëror Pietro Parolinin. Më herët në ambasadën e Gjermanisë ka biseduar me përfaqësuesit e Qendrës për mbrojtjen e të miturve të cilin e ka themeluar Universiteti krishterë i papës Gregor i cili merret me çrrënjosjen e pedofilisë në mesin e klerit katolik të cilën e udhëheq gjermani Hans Zollner.



Burimi : Global cir