WORLD FEDERATION- AID nga Britania Madhe ndihmon popullin e Kosovës

Publikuar në Qershor 18, 2017, 4:31 p.m.

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar “Naim FrashërI” nga Prishtina, realizoi manifestimin kulturor  humanitar “DHURATA E RAMAZANIT 2017 ” me mbështetjen e donatorit kryesor WF- AID nga Londra, si  dhe nga disa sponsorë vendas.   

Programi filloi me interpretim e himnit kombëtar e më pas me fjalime të shkurta, këndim të mevludit  si dhe këngëve fetare nga Kori KEVSER.
Ky manifestim u përurua dhe u tha se do të bëhet  tradicional duke u festuar jo vetëm për  festat fetare Ramazan e Bajram por edhe për festat tona kombëtare ngase Kosova ka nevojë për ndihma të këtilla të cilat i bashkëngjiten edhe programet kulturore që japin mesazhe të unitetit dhe barazisë në shoqëritë muslimane në Ballkan.

Ushqimi, iftari për mysafirë ishte dhuratë nga World Federation nga Londra në bashkëpunim me Institutin “Naim Frashëri” Prishtinë.  Pikat e programit përmbanin:, Këndim të mevludit nga dy Hoxhaneshat e nderuar Muala Qafleshi si dhe Ikballe Berisha Huduti si dhe Kori KEVSER që i dha një bukuri të veçant gjithë këtij manifestime duke interpretuar këngë fetare të përgatitura me shumë art dhe devotshmëri.

Ky program është emërtuar me emrin DHURATA E RAMAZANIT, i cili program do të vazhdoj të manifestohet për çdo vit. E veçanta e këtij manifestimi është se biletat e mysafirve janë blerë nga 3 euro e më shumë dhe këto para të biletave janë dhënë për fondin e të varfërve të cilët do të marrin kartelat me shumë prej 50 deri 100 euro dhe do të blejnë vet gjërat që i duhen dhe kështu ata do ta marrin hakun e vet dhe do të jetojnë me dinjitet, sepse thotë organizatorja e këtij programi " Ne ekzistojmë për  t'ju shërbyer" .

Pas programit të begatshëm kulturor nga bashkëpunëtoret  e Institutit Naim Frashëri, aktiviteti do të vazhdoj përgjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit me shpërndarjen e hurmave nëpër sheshin e Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës ngase ndarja e dhuratave dhe hurmave është traditë e Prfoetit Muhame ( pqtf) , tha organizatorja e këtij manifestimi për Media e Lirë.  

FB / Dhurata e Ramazanit 2017