300 imamë austriakë dënojnë terroristët e ISIS-it

Publikuar në Qershor 18, 2017, 4:29 p.m.

- Dijetarët musliman  në Austri kanë lëshuar një deklaratë që dënon grupin terrorist të ISIS-it dhe u kërkon muslimanëve të luajnë një rol më të madh në shoqëri.

300 imamë ose udhëheqës fetarë lokalë që përfaqësonin autoritetin kryesor Islamik të Austrisë  publikuan një tekst që "dënon aktet terroriste dhe ekstremiste të dhunës në mbarë botën" dhe "konsideron se mizoritë e terroristëve të ISIS-it janë në kundërshtim me Islamin dhe duhet të  dënoheshin më së shumti.

"180 imamë u mblodhën në Vienë për një ceremoni nënshkrimi dhe një grup tjetër me 120 imamë miratoi deklaratën përmes postës elektronike.

Sipas statistikave të qeverisë, rreth 22 përqind e popullsisë prej 8.7 milionë banorësh janë "me një sfond të migrantëve". Numri i saktë i muslimanëve është vështirë për t'u llogaritur - me vlerësime që variojnë midis 5 dhe 10 përqind - megjithëse të gjitha burimet pajtohen se profilet demografike dhe lindjet do të thotë se ato janë të përfaqësuara në mesin e të rinjve.

Çdo burrë musliman dhe çdo grua muslimane duhet të luajnë një rol aktiv në sigurinë dhe paqen e vendit dhe qytetarëve të saj", thonë imamët. Ata gjithashtu "u bëjnë thirrje muslimanëve të marrin pjesë aktivisht në sfera të ndryshme sociale".

Midis një ringjallje të Partisë Nacionaliste të Lirisë, e provokuar kryesisht nga fluksi i mbi 90,000 emigrantëve në Austri, që nga viti 2015, diskutimi i integrimit, si për emigrantët e vendosur dhe azil-kërkuesit, ka dominuar sferën publike.

Një ligj i diskutueshëm u miratua nga koalicioni qendror muajin e kaluar, duke ndaluar burkën dhe mbulesat e kokës të veshur nga disa muslimane - nga tetori i këtij viti dhe duke i detyruar emigrantët të ndjekin kurset e integrimit në këmbim të marrjes së përfitimeve.

Por deklarata thotë se nuk ka një çështje më të thellë integruese të paraqitur nga Islami, duke këmbëngulur se "terrorizmi nuk mund t'i atribuohet një feje, një etnie ose një kulture" dhe duke deklaruar se "terroristët keqpërdorin fenë tonë paqësore të Islamit për të arritur qëllimet e tyre politike".



Burimi : ABNA24