Arabia Saudite refuzoi ofertën e Turqisë për bazë ushtarake

Publikuar në Qershor 18, 2017, 4:22 p.m.

Kryetari i Turqisë Rexheb Tajib Erdogani pretendohet se ia ka ofruar Arabisë Saudite që në territorin e saj të ndërtojë një bazë ushtarake, pasi që në vitin 2014 filloi ndërtimi i bazës ushtarake turke në Katar.

Erdogani për këtë ofertë të dhënë mbretit saudit Selman para tri vitesh, përsëri ka folur gjatë javës së kaluar në intervistën e dhënë televizionit portugez, duke thënë se saudët që nga ajo kohë nuk janë deklaruar lidhur me këtë por kanë premtuar se do të shqyrtojnë këtë propozim të kryetarit të Turqisë Rexheb Tajib Erdogan. Parlamenti turk vetëm dy ditë pasi që shpërtheu kriza lidhur me Katarin, ka lejuar dërgimin e forcave ushtarake turke në bazën turke në këtë vend.

Turqia po udhëheq përpjekjet që të zgjidhej kriza diplomatike e filluar para ca kohe, pasi që Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti kanë ndërprerë të gjitha lidhjet me Katarin, duke e akuzuar këtë vend se po e mbështet terrorizmin.

“Mbretëria saudite nuk do të lejojë Turqinë të ndërtojë bazën ushtarake në territorin tonë”, ceket në kumtesën të cilin e ka përcjell agjencioni shtetëror saudit SPA. Në deklaratë ceket deklarata e zyrtarit të papërmendur i cili ka thënë se Arabisë Saudite “nuk i nevojitet një gjë të tillë”, duke shtuar se aftësitë ushtarake të Arabisë Saudite janë në nivelin më të lartë.

Të përkujtojmë se dje kryetari egjiptian al Sisi ka bërë thirrje monarkive arabe të Gjirit Persik në izolimin e Turqisë, e cila konsiderohet aleati kryesor i Katarit në mbështetjen e grupeve terroriste.



Burimi : Global cir