Mbi 900 studentë në Itikaf në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Qershor 17, 2017, 1:36 a.m.

Më shumë se 900 studentë të seminarit janë regjistruar për të marrë pjesë në Itikaf në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rezait (a.s.) në Mashhad, Iran.

Huxhat ul- Islam Muhammed Riza Nexhatifard, kreu i Komisionit të  Itikafit të studentëve të huaj të Universitetit Ndërkombëtar të Al-Mustafa, i tha Agjencisë së Lajmeve IQNA se vitin e kaluar, rreth 600 studentë të seminarit të huaj nga 70-të  shtete morën pjesë në ibadetin  shpirtëror në ditët e fundit të muajit të shenjtë Ramazan.

Ai tha se këtë vit do të ketë mbi 900 studentë nga gati 100 vende.

Do të ketë 650 studentë meshkuj dhe 250 studente femra të seminarit që marrin pjesë në ritin Itikaf, shtoi Huxhat ul- Islam Nexhatifard.

Sipas zyrtarit, ka rreth 70,000 studentë të huaj nga 125 vende që studiojnë Islamin në degë të ndryshme të Universitetit Ndërkombëtar.

Ai vazhdoi duke thënë se Itikafi i këtij viti do të mbahet në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.).

Itikafi, në besimin Islam, është një praktikë e devotshme e veçantë, e përbërë nga një periudhë e tërheqjes në xhami, për një numër të caktuar ditësh në përputhje me dëshirën e vetë besimtarit.

Ata që marrin pjesë në këtë ibadet shpirtëror qëndrojnë në xhami dhe agjërojnë dhe i bëjnë  ibadet Allahut të  plotfuqishëm gjatë tri ditëve të Itikafit.



Burimi : Fa News