Kryetari, Dr. Hassan Ruhani: Irani ka qenë gjithmonë në ballë të luftës kundër terroristëve

Publikuar në Qershor 17, 2017, 1:34 a.m.

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit tha:

Irani që nga fitorja e Revolucionit Islamik është përballur me fenomenin e terrorizmit dhe përveç kësaj, ka dhënë mijëra dëshmorë të cilët kanë luftuar kundër terroristëve.

Kryetari i Republikës  Islamike të Iranit, Dr. Hasan Ruhani sot në takimin e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor, duke folur në lidhje me sulmet e fundit terroriste të javës së kaluar në Teheran, ku u martirizuan 17 vetë dhe 52 të tjerë u plagosën, ka thënë:

Irani ka qenë gjithmonë në vijën e parë të luftës kundër terroristëve, ndërsa fuqitë dhe vendet të cilat në dukje e paraqesin veten si përkrahës të të drejtave të njeriut, gjithmonë kanë përkrahur terroristët në mënyrë të fshehur.

Kryetari i i Republikës  Islamike të Iranit, Hassan Ruhani  duke thënë se me përpjekjen e organeve të sigurisë së Republikës Islamike të Iranit janë zbuluar dhe neutralizuar një numër i madh i veprimeve terroriste, ndërsa ka shtuar:

Vrasja e njerëzve të pambrojtur nga ana e disa terroristëve mercenarë, do të përgatisë edhe më shumë terrenin për shkatërrimin e kriminelëve.



Burimi : Fars News Agency