Kryetari i Byrosë Politike të FPÇP ka dhënë një reportazh për Media Shafak në lidhje me çështjen palestineze dhe zhvillimet në rajon

Publikuar në Qershor 16, 2017, 3:50 a.m.

Në ditët që lamë pas, Hasan Sivri ka zhvilluar në Liban një takim me kryetarin e Byrosë Politike të Frontit Popullor të Çlirimit të Palestinës, Semir Loubani. Ky është reportazhi:

Reportazh me Kryetarin e Byrosë Politike të Frontit Popullor të Çlirimit të Palestinës, Semir Loubani në lidhje me çështjen palestineze dhe zhvillimet rajonale

Hasan Sivri: Në çfarë gjendje është sot çështja palestineze pas një lufte të gjatë disavjçare në Siri? Çfarë kuptimi ka tani çështja palestineze për rajonin dhe popujt e këtij rajoni duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në rajon, veçanërisht të “Pranverës Arabe”?

Semir Loubani (Abu Jaber): Fillimisht më lejo të të uroj mirëserdhjen. Ehlen ue sehlen. Në reportazhin që do të zhvillojmë në vijim mund të ndodhë që për çështje të caktuara të jemi njëmendi dhe për të tjera mund të kemi opinione të kundërta, në fund të fundit janë vetëm këndvështrime. Sigurisht që ekzistojnë këndvështrime të ndryshme. Le t’ia lëmë të ardhmes që të vendosë se cili prej nesh ka të drejtë. Fillimisht, çështja palestineze është përballur me rreziqe të shumta gjatë gjithë historisë së saj. Lufta e Sirisë është një ndër rreziqet më të fundit. Jemi përballur me shumë etapa të rrezikshme. Një lëvizje për zhvendosje në Jordani, luftrat e brendshme dhe të jashtme në Liban, marrëveshjet e firmosura në rajon pas luftës së vitit 1982 të pushtimit të Libanit, të këtilla si Camp David, Wadi Araba dhe Oslo. Përveç këtyre, lidershipi sionist shprehej se “Duhet të shpëtojmë nga tre ushtri arabe, ajo e Irakut, Egjiptit dhe e Sirisë”. Qëllimi i tyre ishte që të garantonin “paqen” në rajon dhe të mbronin sigurinë e tyre. Tani nuk jemi kundër lirisë, drejtësisë, pavarësisë, luftës kundër destabilizimit dhe demokracisë. Megjithatë pyetja që ngrihet është: Çfarë lidhje kanë ato që po ndodhin tani në botën arabe me demokracinë? A ishte ajo që u përjetua në botën arabe një “pranverë arabe” e vërtetë, apo ishte një vjeshtë? Apo ishte dimër ajo që përjetuam? Emërojeni si të doni. Sipas medimit tonë, ato që po ndodhin në rajon kanë për qëllim që të largohet vëmendja nga Palestina dhe çështja palestineze. Ata që më parë nuk pranonin të mblidheshin për të bërë kompromis, po shohim tani se jo më në mënyrë të fshehtë, por shumë haptazi janë ulur në tyrezë dhe po mund të bëjnë kompromis. Dhe këto që kanë ndodhur e kanë shpënë çështjen palesteze me vite mbrapsht, ashtu siç pati bërë edhe Marrëveshja e Oslos. Megjithatë, populli palestinez ende nuk i ka humbur shpresat. Vazhdon lutën e tij me Intifadën e Tretë mbi territoret e Palestinës.

Pra tashmë ekziston një Intifadë e Tretë në terrenin palestinez?

Kanë kaluar plot 100 vjet që nga Deklarata e Balfourit. Kanë kaluar 50 vite që nga pushtimi i Jeruzalemit, megjithatë populli palestinez nuk e ka humbur shpresën dhe nuk e ka dorëzuar flamurin. Nëse Algjeria është një shtet me një milion dëshmorë, Palestina është një shtet me 1 milion të pengje. Më lejoni ta them haptazi, populli palestinez është një popull që nuk e njeh mungesën e shpresën. E vazhdojmë rezistencën dhe luftën. Është ashtu siç kemi slloganin edhe ne të Frontit Popullor të Çlirimit të Palestinës: “Ose do të ketë Palestinë, ose do të ketë luftë nga brezi në brez.” Nuk do të sprapsemi në asnjë moment dhe nuk do t’i braktisim tokat tona.

Në ditët që lamë pas, FPÇP ka dhënë një deklaratë për shtyp. Në të cilën thuhej ekzaktësisht se: “Ne do t’i ndërpresim marrëdhëniet me çdo palë po çështje që ëstë në marrëdhënie me Oslon.”

Po, ajo është një deklaratë që ka dalë nga komiteti qëndror. Është e rëndësishme që t’i vëmë barrierë Oslos. Duhet t’i vëmë barrierë Oslos, pasojave që ka sjellë dhe ndikueshmërisë së saj. Duhet t’i zhbëjmë të gjitha efektet politike, ekonomike, të sigurisë dhe të gjithë efekteve të tjera të ngjashme. Veçanërisht përsa i përket koordinimit të sigurisë, në shumë etapa të tij ky koordinim i sigurisë ka qënë shkaktar i rënjes dëshmor të shumë trimave tanë. Më së fundi, një çmim i rëndë që është paguar ka qënë rënia dëshmor e trimit të kësaj periudhe, Basil Al-Araxh. Unë dëshiroj që të pyes ata që kanë firmosur Mrrëveshjen e Oslos: Çfarë keni mundur të përfitoni nga kjo marrëveshje? Ku janë pikat statike të sigurisë? Ku janë hyrje-daljet? Ku janë të arrestuarit e lënë të lirë? Asgjë nuk është arrirë dhe as nuk është fituar. Përkundrazi janë shtuar edhe më shumë vendbanimet izraelite. Numri i të burgosurve është rritur edhe më shumë. Madje, tashmë po na kërkohet që edhe të njohim legjitimitetin e Izraelit.

Cili ishte mesazhi i Basel Al-Araxhit?

Unë e kam kuptuar kështu mesazhin e Baselit: Ai e vuri në praktikë ideologjinë e përndritur palestineze. Baseli e theu heshtjen  dhe doli në rrugë për t’i dalë kundër pushtimit. Ndërsa Baseli luftonte në rrugë, të gjithë intelekutalët e tjerë që mjaftohen duke lexuar gazeta bënin thirrje “Dilni në rrugë, aty ndodhet armiku juaj”. Basel Al-Araxhi është një provë e vërtetë e faktit se palestinezët ende kanë një energji të madhe për të luftuar dhe se mbartin një dashuri të madhe për Palestinën dhe popullin palestinez. Në fund të fundit, ai dha jetën për këto toka. Basel Al-Araxhi është gjithashtu edhe një mesazh i madh për të gjithë ata që janë koordinuar me armikun e palestinezëve, Izraelin. Basel Al-Araxhi është thirrja se “Nuk ka zgjidhje tjetër përveç rezistencës.”

A ka luajtur edhe udhëheqja palestineze me koordinimin e sigurië me Izraelin në rënien dëshmor të Basel Al-Araxhit?

Pavarësisht se ne nuk kemi besim, po presim që udhëheqja palestineze të përfundojë hetimin. Mund të them se Basel Al-Araxhi është një hero i madh që duhet ta rrënjosim thellë në zemrat dhe mendjet tona. Ndërsa mesazhi i tij duhet të mësohet dhe të përcillet.

Pak më parë folët për ata që kanë firmosur marrëveshjen e Oslos. Vitin e kaluar është bërë me dije se i janë prerë fondet nga Fondi Kombëtar i FPÇP-së për Abu Mazen (Mahmut Abbasin), më pas jeni tërhequr nga ky hap i hedhur. Më pas, FPÇP-ja është shprehur në deklaratë se “as nuk e kanë ulur kokën para presionit material dhe as nuk do ta ulin”. A do t’i përjetojë Komiteti Qendror të njëjtat probleme që pati përjetuar me Mahmut Abbasin edhe me deklaratën për Oslon?

Fillimisht, më lejoni t’ju them se marrëdhënia që ne kemi me Organizatën e Çlirimit të Palestinës nuk është një marrëdhënie monetare. Ne si FPÇP jemi organizatë krijuese brenda OÇP-së. Ne jemi themeli i OÇP-së. Askush nuk ka të drejtë t’i bashkëngjisë OÇP-së gjëra që nuk i përkasin. Kushdo qoftë ky person nuk mund ta ketë një të drejtë të këtillë. OÇP-ja ka disa entiete baze. Ne i kemi ftuar të gjithë në mënyrë të hapur që të bëhen pjesë e Parlamentit Kombëtar në mënyrë që të mos kenë nevojë për mbështetjen e pushtuesit. Në këtë mbledhje i kemi ftuar të gjitha grupimet në terren të papërfaqësuara. I kemi ftuar të gjithë nga Hamasi dhe deri tek Xhihadi Islamik. Qëllimi ynë ishte që të rindërtonim entitetet e Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Kjo ka qënë ftesa jonë. Askush nuk mund të thotë se kjo ishte një çështje parash për Frontin Popullor të Çlirimit të Palestinës. FPÇP-ja ka dhënë përafërsisht 5000 dëshmorë. Kemi 555 pengje në duart e armiqve. Të gjithë këta kanë qënë luftëtarë për Palestinën. Për këtë arsye, ne e ftojmë këtu për mbështetje të gjithë njerëzit e lirë, të gjithë revolucionarët që në të vërtetë po rezistojnë dhe luftojnë në këtë organizatë si një palë e vetme. Ne i japim rëndësi gjërave të këtilla dhe për këtë arsye mundohemi t’i orjentojmë gjithnjë drejt një qendre tëë vetme. Për këtë arsye, duhet t’i japim fund ndarjeve dhe të ndërtohet një strategji e vetme për Rezistencën Palestineze.

Ekzistojnë disa fuqi nga jashtë që mundohen me anë të mjeteve të ndryshme të ndërhyrjnë brenda grupeve palestineze për të krijuar dallueshmëri mes tyre. Mes tyre ka dhe arabë. Çfarë mendoni në lidhje me këtë çështje?

Është e dhimbshme, megjithatë ka prej atyre që veprojnë sipas direktivave të marra nga Izraeli. Ndërsa disa të tjerë, pavarësisht se kanë dëshmuar deklaratat e Trumpit që ta zhvendosin Ambasadën Amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, ende vazhdojnë t’i besojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për më tepër është ngrirë edhe vendimi 2334 i SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara. Janë ngrirë edhe vendimet e UNESCO-s në lidhje me Jeruzalemin. Të gjitha këto vendime i ka ngrirë SHBA-ja. Për këtë arsye, edhe ata që i besojnë SHBA-së, i besojnë në të vërtetë një ëndrre. Rruga e vetme për të luftuar çlirimin është mbledhja e të gjithë grupeve palestineze dhe bashkimi i tyre.

Cilat janë qëllimet e zhvendosjes së ambasadës? Përse kërkon SHBA-ja ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem? Çfarë do të ndodhë pas zhvendosjes?

Siç e dini, Jeruzalemi është kryeqyteti i Palestinës. SHBA-ja nuk e pranon atë si kryeqytet i Palestinës dhe as nuk do pranojë kurrë. Me këtë lëvizje do t’i tregojë Izraelit se është i lirë të veprojë dhe se nuk e pengon më asgjë. Qëllimi i kësaj zhvendosjeje është që t’i lehtësojë punën zbatimit të projektit sionist. Duke i hapur rrugë që të përhapet më shumë dhe të mund të pushtojë më shumë toka. Ne po e përsërisim me ngulmim dhe pa bërë asnjë hap mbrapa se Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës. Për këtë arsye, nuk do të heqim dorë nga Jeruzalemi. Nuk do të heqim dorë nga asnjë pjesë territori të Palestinës.

Le të flasim pak edhe për atë që po e dëgjojmë shpesh së fundmi, për politikën e “normalizimit”. Me të njëjtin sllogan edhe Turqia ka hyrë në marrëdhënie të ngushta me Izraelin. Nëse i hedhim një sy marrëdhënieve aktuale mes Turqisë dhe Izraelit do të shohim se ato janë normalizuar. Po kështu, flitet edhe për politika të shejhve të Gjirit me qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Madje ka informacione se së shpejti do të organizohet “Konferenca arabo-izraelite për paqe”. Cili është qëllimi i kësaj politike të normalizimit dhe konferencës së paqes? Si do të ndikojë në të vërtetë kjo konferencë në situatën e çështjes palestineze?

Nuk është hera e parë që në përballemi me një panoramë të këtillë. Një panoramë e këtillë na ka dalë para edhe gjatë periudhës së Ammanit. Ishte periudha e Intifadës së Parë dhe sllogani i tyre ishte “Mirupafshim Organizata për Çlirimin e Palestinës”. Qëllimi i tyre i vërtetë ishte të godisnin Intifadën. Ashtu si edhe sot, askush nuk mund t’i thotë një populli prej 12 milionë palestinezësh – mirëmbetsh populli palestinez ti nuk ke asnjë të drejtë – mundën t’i thonin OÇP-së që do të shuhej. Po është e vërtetë se ka prej atyre që po kërkojnë normalizimin. Ekziston një anektodë që tregohet për Mbretin Hysejn, e cila i përket viteve 50. E kishin pyetur Mbret Hysejnin: “A jeni takuar me Golda Meir?” Ndërsa përgjigja e tij ishte se: “Zjarri i kësaj historie është i vogël, ndërsa tymi i saj është shumë i madh”. Pra pretendimet për normalizimin e marrëdhënieve kanë qarkulluar që prej viteve . Më përpara, politikat për normalizim bëheshin në fshehtësi me armikun sionist, ndërsa tani bëhen haptazi. Ndërkohë që kam mbetur viktimë e sulmeve aksi i shteteve arabe që i kanë dalë kundër kësaj politike. Ku është tashmë Iraku? Po Egjipti? Po Siria me Libinë? Po Jemeni. Të gjithë ata që kundërshtuan normalizimin kanë rënë pre e sulmeve. Dhe në fund të gjithë kësaj, arabët e prapambetur si në lidhje me këtë çështje, si në lidhje me politikat e koordinimit me SHBA-së e kanë të mundur të veprojnë haptazi. Aktualisht, SHBA-ja dhe Izraeli duan dy gjëra: Naftën e arabëve dhe dalje në det si Bab Mendeb dhe kanali i Suezit. Ekziston një marrëveshje e arabëve të prapambetur, një aleancë mes sauditëve, Katarit dhe turqve. Sulmet e organizuara nuk janë të rastësishme. Megjithatë, deri më tani Aksi i Rezistencës ka mundur t’i bëjë ballë dhe të ketë rolin e tij. Ka shënuar fitore në Siri dhe në Irak. Ende ka një qëndresë të fortë në Jemen, pavarësisht të gjitha sulmeve dhe presioneve, ende vzhdon të ketë një qëndrim të fortë.

Në shtetet që përmendët është përjetuar “Pranvera Arabe”. A mendoni se qëllimi i vërtetë i “Pranverës Arabe” në këto shtete ka qënë ndryshimi i pozicionit të tyre në lidhje me Çështjen e Palestinës? Apo se edhe mund të jetë përdorur për të ndryshuar brenda kësaj periudhe pozicionin e tyre, apo edhe për t’i dobësuar?

Po, padyshim. SHBA-ja, arrabët e parapmbetur dhe Turqia kanë luajtur një rol të këtillë. Qëllimi i tyre ishte që të ndryshohej drejtimi që ishte marrë. Kjo është arsyeja pse u goditën këto shtete. Turqia, në vend që të merrte hakun e të vrarëve të anijes Mavi Marmara vendosi të rindërtonte marrëdhëniet me Izraelin. Kur në kohën që ishte në dialog me Izraelin, ky i fundit vazhdonte veprimtarinë industriale në Gaza, më e pakta që mund të bënte Turqia për të ndërprerë derdhjen e gjakut palestinez dhe për të mbrojtur nderin e popullit turk ishte që të ndërpriste marrëdhëniet me Izraelin. Konflikti në Irak dhe Siri nuk mund t’i shërbejë për mirë Turqisë. Pozicioni i Turqisë në rajon për fat të keq është i dhimbshëm, në vend që t’i zgjaste dorën Aksit të Rezistencës dhe të kërkonte kompromis në rajon. Ku do ta çojë ky pozicionim Turqinë? Për momentin i ka hapur luftë edhe evropianëve edhe gjermanëve a do të mund Turqia t’ia dalë mbanë në gjithë këto pozicionime? Turqia duhet ta rishikojë dialogun e saj në rajon dhe me popullin palestinez, duhet t’i rishikojë këto marrëdhënie. Një marrëdhënie e këtillë nuk mund të ndërtohet mbi presionin që ajo i bën Palestinës për të hyrë në një dialog Palestinë-Izrael. Nuk duhet të na bëjë presion ne palestinezëve që të heqim dorë nga kërkesat tona, përkundrazi duhet të mbajë një qëndrim që të mbrojë të gjitha të drejtat legjitime që populli palestinez ka.

Pak më parë përmendët fitore në Siri dhe në Irak. Çfarë doni të thoni me fitore. Fitoret e kujt janë këto? 

Bëhet fjalë për fitoret kundër ISIS-it. Nuk duhej që një mendësi e këtillë tekfirxhije të zërë vend në këtë rajon. Duhet të zhduket nga ky rajon. A e kanë goditur këto tekfirxhinjë Izraelin? A kanë luftuar kundër Izraelit? Përse po masakrojnë fëmijë, pse po shkatërrojnë qytete, pse po detyrojnë sirianët të largohen? A ka më nevojë bota arabe të përjetojë tragjedi të tjera përveç tragjedisë së Palestinës? Është e nevojshme që bota arabe të qëndrojë e bashkuar. Është e nevojshme që kjo rrymë tekfrxhije të zhduket përgjithmonë nga ky rajon. Bota arabe nuk duhet t’i përdorë burimet e saj për këto çështje. Nuk duhet të ndahen nga njëri-tjetri. Arabët i japin naftë SHBA-së dhe blejnë armë nga SHBA-ja dhe për të realizuar projektet e SHBA-së në rajon, krijojnë luftra falas.

A ka lidhje projekti i tekfirxhinjve me prjektin sionist dhe projektin amerikan?

Më lejo të të bëj një pyetje? Kur e kanë sulmuar ndonjëherë këta tekfirxhinjë Izraelin? A mund të më përgjigjesh? Kur është organizuar ndonjë sulm kundër Izraelit? A mund të më thuash? Përkundrazi, duket shumë qartë se kanë një koordimin të sigurisë mes tyre dhe Izraelit në Golan.

Mes izraelitëve dhe tekfirxhinjve?

Po. Ndërkohë që Ushtria Siriane ka shënuar përparësi, avionët e pushtuesve kanë goditur ushtrinë e Sirisë. Ne mund ta shohim një gjë të këtillë shumë qartë. Ne jemi kundër të gjithë projekteve që përfshinjë bashkëpunim me armikun. Është e nevojshme që të mbledhim gjithë energjinë tonë kundër një gjëje të këtillë. Nëse jeni një besimtar mysliman atëherë duhet të rreshtoheni në këtë front kundër këtij pushtimi. Tashmë është e nevojshme që arabët të zgjohen. Kemi nevojë për një zgjim të arabëve për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe për t’i dalë kundër hegjemonisë së SHBA-së në këtë rajon. Kemi nevojë për një zgjim për t’i dalë kundër këtyre pushtimeve, pavarësisht se ku mund të ndodhë ky pushtim.

Izraeli kërkon të përligjë sulmet në Gazza me pretekstin se atje ndodhen tekfirxhinjë. A ka një rrymë tekfirxhije në Palestinë?

Në Palestinë nuk ekziston një rrezik nga tekfixhinjtë. Realizimi i disa ngjarjeve të rastësishme nuk tregon se në Palestinë ekziston një rrymë e këtillë aktuale dhe e fortë. Deri më tani, ne si popull palestinez nuk e kemi humbur vëmendjen nga rruga e duhur. Armiku ynë është i qartë. Qëllimi ynë është Palestina. Dhe nuk do të heqim dorë prej këtij qëllimi. Askush nuk duhet ta sjellë këtë çështje në Palestinë. Ne kemi mjaftueshëm. Armiku ynë është i qartë. Edhe miqtë tanë janë të ditur.

Pak më parë folët për shtete të Gjirit të licat blejnë armë nga SHBA-ja dhe që punojnë pa asnjë çmim për të sjellë në jetë projektete SHBA-së në rajon. Hamasi e braktisi Damaskun në vitin e dytë të Luftës së Sirisë. Ndërsa tani, edhe pse jo shkëlqyeshëm ka marrëdhënie të mira me shtetet e tjera të Gjirit. Ende ruan marrëdhënie me Turqinë dhe me Katarin. Si e shihni një pozicion të këtillë të një organizate palestineze? A nuk po qëndron përkrah për një projekt tekfirxhi, për një projekt që ju u shprehët se është i dëmshëm për çështjen palestineze?

Ne palestinezët duhet të jemi të vetëdijshëm për diçka. Qoftë ky Hamasi, apo kushdo tjetër, ne palestinezët kemi vetëm një Palestinë dhe një armik. Nuk duhet të përfshihemi në projektet e të tjerëve. Këtë gjë duhet ta themi haptazi. Ne duhet të mendohemi sesi do të kthehemi në vendin tonë. Ky është projekti i vetëm pas të cilit duhet të qëndrojmë. Programi dhe projekti i askujt nuk duhet të përfshihet në çështjen tonë. Prandaj, gjithëkush duhet ta mendojë mirë këtë dhe të veprojë në bazë të kësaj gjëje. Palestina është toka e kësaj cështjeje. Askush nuk duhet të mundohet të përkufizohet si pjesë e një grupi apo pjesë e një organizate. Askush nuk ka të drejtë të na detyrojë të jemi pjesë e një organizate të caktuar, apo të ndonjë grupi tjetër. Çështje të tilla nuk janë në favor të Palestinës, përkundrazi e dëmtojnë çështjen tonë. Kushdo qofshin këto grupe. Ne jemi kundër  çdo grupimi që mendon t’i bashkohet njërës apo tjetrës palë.

Në Palestinë ka shumë organizata islamike. Si i sheh FPÇP këto organizata në lidhje me Çështjen Palestineze?

Ne vazhdimisht jemi shprehur se ideologjitë duhen lënë mënjanë. Vietnamezët kishin 45 organizata. Kishin një qëllim të vetëm, t’i mundnin amerikanët në Vietnam. Në mesin e tyre ekzistonin ideologji të ndryshme dhe mendësi të ndryshme. Ne u themi islamikëve dhe jo islamikëve në Palestinë që të bëhen bashkë në një aleancë të vetme. “Kjo është toka jonë, kjo është shtëpia jonë dhe ky është armiku ynë, le të bëhemi të gjithë bashkë për të shpëtuar tokën tonë, shtëpinë tonë. Më pas të hymë në zgjedhje demokratike dhe të lëmë popullin palestinez të zgjedhë palën që do ta qeverisë.”

Në rajon ka një konflikt me vendeve të Gjirit dhe Iranit. Duket se një konflikt i këtillë ka ndikueshmëri në shumë pika në rajon. Në javët që lamë pas në Iran u zhvillua Konferenca për Mbështetjen e Intifadës Palestineze. Në këtë konferencë morrën pjesë përfaqësuesë të të gjitha organizatave palestineze. Po kështu edhe FPÇP-ja morri pjesë në këtë konferencë me prezencën e Abu Ahmed Fuad. Në të njëjtën kohë, disa shtete të tjera të Gjirit flasin për politika të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Nga ana tjetër kemi një Iran që e mbështet çështjen palestineze. Duke marrë parsysh gjithë këtë situatë, sipas jush cila është rëndësia e kësaj konference? Si e shihni ju pozicionimin e Iranit në lidhje me Palestinën? A është sipas jush Irani një fuqi që llogarit vetëm interesat e saj në rajon, apo vërtetë ka për qëllim që të realizohet çlirimi dhe pavarësia e Palestinës?

Pyeta që ju duhet të ngrini është kjo: Përse shtetet e Gjirit kanë vënë në tabelë qitjeje Iranin dhe po e shpallin atë armik? Përse këto vende të Gjirit pati krijuar marrëdhënie të mira me Iranin nën regjimin e Shahut dhe e kanë shpalluar armik Iranin aktual? Shahu pati ndërtuar marrëdhënie të mira me Izraelin. Në ato kohë, Irani kishte marrëdhënie të hapura me SHBA-në dhe me Izraelin. Ndërsa nga ana tjetër, Ajetullah Humejni e ktheu amabasadën izraelite në amabasadë palestineze dhe foli haptazi për mbështetjen nga popullit palestinez. Në luftën time kundër Izraelit, unë dua të fitojë sa më shumë miq. Edhe Irani është njëri prej këtyre miqve që mbështesin çështjen palestineze. Për këtë arsye, konferenca e zhvilluar në Iran ishte një konferencë që ka përforëcuar popullin palestinez dhe të gjithë frontet që e mbështesin popullin plaestinez. Ne duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin dhe nuk duhet ta lëmë këtë gjë në dorë të arabëve të prapambeturë që na vrasin, që na irritojnë, që bëjnë marrëveshje me Izraelin. Unë në këtë çështje dua miq që e mbështesin çështjen plestineze dhe që na qëndrojnë gjithnjë pranë. Irani është një shtet mik, i cili e ka vazhduar mbështetjen e tij për popullin palestinez.

Cili është niveli i marrëdhënies së Frontit Popullor të Çlirimit të Palestinës?

Më lejoni t’ju përgjigjem vetëm me një fjali. Ajo që na bashkon neve ëshrë Çështja Palestineze dhe rezistenca kundër Izraelit. Irani është, i cili e ka vazhduar mbështetjen e tij për Palestinën dhe për popullin palestinez. Ne jemi në luftë me këtë armik që na bashkon. Kjo është ajo që na bashkon edhe Hizbullahun, me të cilin kemi luftuar kundër rmikut dhe forcave armikë në terren në të njëjtin front si një fuqi e vetme. Rezistencë kundër Izraelit, rezistencë kundër pushtimit.

Në një fjalim që ka dhënë Sejjid Nasrallah në javët që kemi lënë pas, e k kërcënuar Izraelin se do të godasë cenralet e tij nuklearë në Hajfa. A mendoni se po i afrohemi një lufte?  Çdo ditë e më shumë shtohen kërcënimet kundër njëri-tjetrit. Shohim se niveli i acarimit të situatës në rajon sa vjen e shtohet. Veçanërisht tërheq vëmendje prezenca e Ruajtësve të Revolucionit Iranian në jug të Sirisë përreth zonës së Golanit. Izraeli nuk është i kënaqur me prezencën e Iranit dhe me raketave e Hizbullahut. Izraeli ka zhvilluar disa sulme të njëpasnjëshme kundrejt varganëve të armëve dhe raketave të nisura për tek Hizbullahu. Gjatë tentativës së sulmit të fundit ajëror të Izraelit, Siria për herë të parë ka reguar duke i goditur me raketë. A po afrohet lufta sipas jush? A do të përfshihet Golani në këtë luftë?

Deklaratat e fundit të Sejjid Hasanit janë kthyer në çështje të diskutueshme brenda Izraelit. Izraelitët janë shqetësuar prej tyre. Izraeli ka krijuar një ushtri të ardhur nga emigrantë dhe ka banorë të ardhur nga Perëndimi. Ka një kompleksitet demogrfik. Dhe efektohet nga interesat e këtij kompleksiteti. Në fjalën e tij, Sajjid Hasani ka përcjellë një mesazh të vërtetë. Në luftën e vitit 2006, kur Sejjid Hasani ta shihni sesi po digjet anija luftarake e Izraelit, i qëndroi besnik mesazhit të tij. Ato mesazhe u përcollën pikërisht atyre që duhet t’i merrnin ato mesazhe. Në fund të fundit, ai që lufton me luanin duhet t’i durojë edhe kthetrat e tyre. Ne si Front i Rezistencës vëzhgojmë, konsultohemi dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne do të rezistojmë për ta zhdukur pushtimin nga vendi ynë dhe do të përdorim të gjitha mënyrat e mundshme për ta bërë arritur një gjë të këtillë.

Pra po bëhet një përgatitje?

Përgatitjet nuk kanë mbaruar kurrë dhe nuk do të mbarojnë. Sepse përballë nesh kemi një armik. Ekziston një fuqi pushtuese e cila po përdor rrjedhën e gabuar dhe kushtet e këqija në të cilën po shkon bota arabe.

Thatë se do ta zhdukni tërësisht pushtimin. Ka edhe hebrenjë që kanë jetuar aty përpara Balfourit. Ka edhe prej atyre që siç e dimë kanë ardhur më vonë, si dhe prej atyre që sot i njohim si të zhvendosurit.

Ne nuk jemi kundër hebraizmit si fe dhe kundër hebrenjve. Ne jemi kundër atyre që kanë përqafuar mendësinë e sionizmit dhe që kanë pushtuar dhe vazhdojnë të pushtojnë territoret tona. Ne nuk jemi kundër kësaj feje, apo ndjekësve të kësaj feje. Kushdo që ka qënë aty paravitit 48 është i mirëpritur të qëndrojë aty. Ata që kanë ardhur si refugjatë, të kthehen andej nga kanë ardhur. Ne nuk luftojmë për të vrarë, ne nuk luftojmë për të vrarë. Ne po luftojmë për tokat tona dhe për shtëpitë tona çelsat e të cilave na janë ndryshkur në xhepa.

Flitet për rritjen e ndikueshmërisë dhe rolit të Rusisë në rajon që prej përfshirjes së saj në Luftën e Sirisë. Rusia aktualisht i ruan edhe marrëdhëniet e saj me Izraelin. Pavarësisht se nuk është pjesë e Fronit të Rezistencës ka krijuar marrëdhënie të një niveli të lartë politiko-ushtarake me Iranin dhe Sirinë. Flitet edhe për një prezencë të Rusisë për shkak të konkurrencës që ka me SHBA-në dhe se kërkon të thyejë hegjemoninë e saj në rajon. Ku qëndron Rusia në Çështjen e Palestinës?

Ne të majtët duhet të kemi parasysh diçka: nuk jemi në perudhën e Bashkimit Sovjetik. Duhet ta kuptojmë mirë atë që po ndodh. Po është e vërtetë që rusët i kanë ndihmuar arabët për të arritur disa nga qëllimet e tyre. Rusia e sotme e Putinit ka një qëndrim më të forcë në lidhje me disa çështje sesa në periudhën e Bashkimit Sovjetik. Është hera e parë që Rusia ka ndërhyrë ushtarakisht. Ka nxjerrë në terren forcat e saj tokësore dhe ajërore dhe mbrojti një shhtet arab. Dhe i dha armikut mesazhe të drejtpërdrejta. Për më tepër ju e patë mirë se çfarë ndodhi pasi turqit rrëzuan avionin rus. Më pas Erdogani i kërkoi falje. Pas sulmit të fundit të Izraelit, rusët e kanë paralajmëruar atë dhe i tha “Mjaft, deri këtu!” Nuk e di nëse mes rusëve dhe izraelitëve ka ndonjë marrëveshje, megjithatë ajo që duket qartazi është fakti se Rusia ka luajtur një rol të rëndësishëm për sigurinë e Sirisë. Ne e respektojmë këtë marrëdhënie strategjike. Ne mund të mundohemi ta zhvillojmë edhe më shumë dhe të përfitojmë nga kjo marrëdhënie. Është e rëndësishme të përfitojmë nga roli dhe pozicioni që ka Rusia në hartën botërore.

Jam i vetëdijshëm se nuk keni shumë kohë, por më lejoni së fundmi t’ju pyes për çështjen e kurdëve. Kurdët në veri të Sirisë, në Rozhova kanë disa propozime në lidhje me mënyra të reja të ndryshimit të regjimit. Nga ana tjetër flitet edhe për marrëdhëniet e tyre me SHBA-në.

Ç’është e vërteta kjo është një temë që ka nevojë të diskutohet në një tryezë dialogu. Bashkëngjitur edhe zhvillimeve më të fundit në rajon, jemi përballë një Sykes-Picot të ri. Kjo duket shumë qartë. Rajoni po copëtohet. Të gjithë ata që janë kundër projektit amerikano-sionit dhe që besojnë se mund të luftohet kundër këtij projekti duhet të bashkohen për t’i dhënë fund atij. Më pas duhet të ulen në një tyrezë dhe të zgjidhin problematikat mes tyre. Ne jemi mbështetës të shpallur të së drejtës së vetëvendosjes së popujve. Nëse armiku ynë është i përbashkët ne duhet të bëhemi bashkë për ta luftuar dhe më pas të ulemi sa herë të jetë e nevojshme në tryezë për të diskutuar temat e tjera. Cili është qëllimi i gjithë atyre që po ndodhin sot? Kërkohet t’i jepet fund të “drejtës së palestinezëve për të shpërbërë ato që kanë ndodhur.” West Bank ka qënë 40 % nën kontrollin e palestinezëve. Pushtuesit që ende vazhdojnë të ndërtojnë vendbanime të reja kanë marrë edhe 25 % të West Bank. Ashtu siç ju thashë edhe më parë, kjo është një tematikë që duhet diskutuar sa herë të jetë e nevojshme. Dua t’i them vëllezërve tanë kurdë që të mos u besojnë shumë amerikanëve. Ne nuk kemi besim tek amerikanët. Ajo që unë mund të them është që kurdët duhet të mbështeten tek mundësitë që kanë – dhe ata realisht i kanë disa mundësi. Nuk duhet ta lënë veten në duart e amerikanëve. Përsa kohë janë në marrëdhënie me SHBA-në, kjo e fundit vetëm sa do t’i përdorë si mjet për interesat e saj. Ky është lloji i vetëm i aleancës që SHBA-ja mund të pranojë.



Burimi : Medya Şafak