Masakrat e ISIS pranë varrit të Khomeinit, Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së

Publikuar në Qershor 16, 2017, 3:37 a.m.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë sot se reagimi i presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj sulmit vdekjeprurës të ISIS-it në Teheran, ishte i neveritshëm.

“Deklaratë e neveritshme nga WH [Shtëpia e Bardhë]... teksa iranianët e luftojnë terrorin e mbështetur nga klientët e SHBA-së,” ka thënë Zarif në Tëitter.

Ai po iu kundërpërgjigjej komenteve të Trumpit, i cili pas sulmit tha se shtetet që e sponsorizojnë terrorizmin rrezikojnë të bien viktimë e të keqes që e promovojnë.

Trembëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosen në sulmin e djeshëm ndaj Parlamentit të Iranit dhe varrit të liderit revolucionar të Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, përgjegjësinë për të cilin e mori ISIS për herë të parë në Iran.

Ka kohë që Trump e akuzon Iranin për përkrahjen e terrorizmit dhe ka kërcënuar që ta prishë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes Teheranit dhe fuqive të mëdha.