E mësoi Kur'anin e Shenjtë përmendësh për gjashtë muaj

  • Hafiz Muhamed Naxhebi- për 6 muaj hafiz i Kur’anit
Publikuar në Qershor 16, 2017, 3:28 a.m.

Një pjesëmarrës në edicionin e 21-të të Çmimit Ndërkombëtar të Kur'anit të Shenjtë  (DIHQA) e  mësoi Kur’anin e Shenjtë për gjashtë muaj.

Muhamed Naxhebi, i cili përfaqëson Egjiptin, filloi udhëtimin e tij me Kur’anin e Shenjtë në moshën 14 vjeçare.

Nxënësi i Kolegjit Kur'anor të Universitetit Al Azhar në qytetin Tanta përfundoi detyrën duke mësuar përmendësh një  Xhyz  apo pjesë e Librit të Shenjtë  për një javë.  Ai filloi të mësoi Kur’anin nga babain e tij i ndjerë dhe më pas e përfundoi mësimin e Kur’anit përmendësh në një qendër studimi të Kur'anit.

"Edhe pse Muhamed  Naxhebi e humbi babain e tij në moshë të re, nëna e tij këmbënguli që ta plotësonte misionin që burri i saj e filloi." Ajo e inkurajoi atë që të mësonte përmendësh Kur'anin plotësisht dhe ta dërgonte në një qendër studimi të Kur'anit ", thanë të gjithë organizatorët.

Vëllai i Naxhebit dhe dy motrat e kanë mësuar përmendësh Kur'anin plotësisht.

"Duke qenë djali më i madh, u kujdesa për familjen time në moshë të vogël  pas vdekjes së babait tim. Kam filluar me një fermë të vogël".

Pasi  mora shumë lëvdata në shumë gara lokale Kur’anore, morai pjesë, me propozimin e  DIHQA-s.

"Kam bërë ç'është e mundur për t'iu përgjigjur të gjitha pesë pyetjeve të mia," tha ai për pjesëmarrjen e tij në Garat Kur’anore.

Muhamed Naxhebi dëshiron të jetë dijetar i Kur’anit  dhe komentues i Kur’anit  kur të  rritet. "Dua të jem predikues", tha ai.

Deri tani, 65 nga 103  hafizë të Kur'an janë paraqitur për testet përfundimtare të DIHQA për shtatë ditë. Garat Kur’anore Vjetore  Vjetore do të përfundojë më 20 Ramazan.



Burimi : IQNA News