Garat e Kur'anit në Londër, Angli

Publikuar në Qershor 15, 2017, 1:19 a.m.

Qendra Islame e Anglisë do të organizojë edicionin e 19-të të Garave Vjetore  të Kur’anit në mesin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Garat e Kur’anit janë planifikuar të mbahen në Londër

Garat janë planifikuar të mbahet në kryeqytetin e Anglisë, në Londër, të  shtunën dhe të dielën, më 10-11 qershor, 2017, sipas faqes së internetit të qendrës.

Pjesëmarrësit do të konkurojnë në tri kategori, në këndimin e Kur'anit, në memorizimin apo mësimin përmendësh të Kur’anit dhe tefsir, komentimin e Kur’anit.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Qendra Islame e Anglisë mban një numër programesh të Kur'anit.

Ato përfshijnë këndimin e një xhyzi apo pjese  të Kur'anit çdo ditë përpara namazit të akshamit.

Gjithashtu do të ketë kurse kur’anore për fëmijët dhe rininë, sesionet e recitimit të Kur'anit dhe fjalime të mbajtura nën titullin "Mësimet nga Kur'ani".

Qendra Islame e Anglisë-në Londër  (ICEL) u themelua në dhjetor të vitit 1995 dhe u hap zyrtarisht në nëntor të vitit 1998.



Burimi : IQNA News