Paralajmërim për sulme terroriste në Ballkan

Publikuar në Qershor 13, 2017, 2:39 a.m.

Në numrin e fundit të revistës së ekstremistëve të "Shtetit Islamik", “Rumi” ka kërcënuar me sulme terroriste në Ballkan.

Portali ‘Sarajevo’ raporton se Shteti Islamik në këtë revistë ka shkruar se nuk i ka harruar vendet e Ballkanit.

ISIS ka bërë një kërcënim të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit, duke thënë se do të kthehen në këtë zonë pasi kanë qenë të preokupuar me vendet e tjera, transmeton Lajmi.net.

“Ju e dini se në Francë, Gjermani e Britani ka pasur flakë të luftës nga sulmeve tona, në këto vende ku mendohet se ka siguri, ne ua kemi përplasur kokën në tokë, dhe ua kemi thyer qafën. Të gjitha këto vende janë arrogante, dhe ne mburremi me veprat tona, ndërsa të tjerët janë të poshtëruar”, thuhet në shkrimin e kësaj reviste ekstremiste islamike.

Edhe para dy vitesh ka pasur kërcënime nga ISIS-i për sulme terroriste në Ballkan.