Udhëheqësi: Sulmet ekspozuan poshtërimin e armiqve të Iranit

  • Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei
Publikuar në Qershor 10, 2017, 3:57 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka shkruar një letër me anë së të cilës ka shprehur ngushëllimet e tij për të mbijetuarit e sulmeve të fundit terroriste, duke thënë se krime të tilla nuk mund të ndikojnë për të dëmtuar vendosmërinë e kombit iranian.

Të paktën 17 persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë mbetën të plagosurë ditën e mërkurë në Teheran, kur persona të armatosurë sulmuan parlamentin e Iranit dhe mauzoleun e themeluesit të ndjerë të Republikës Islamike Imam Hameinit.

Ajetullah Hamenei është shprehur se “Incidenti terrorist ishte një tregues i qartë i keqadashësisë dhe armiqësisë me qëllim të keq të agjentëve të arrogancës kundrejt kombit fisnik iranian dhe gjithçka që lidhet me revolucionin, sistemin islamik dhe liderin e saj të lartë dhe të lartësuar (Imam Homeini).”

Grupi takfiri i Daesh-it (ISIS) mori përgjegjësinë për këtë sulm gjatë të cilit sulmuesit, që mbanin armë automatike, duke përdorur dhunë arritën të futeshin deri në një sallë ku ligjvënësit zhvillojnë takime me njerëz të zakonshëm dhe vërshuan me plumba drejt tyre.

Ajetullah Hamenei është shprehur se “Rezultati përfundimtar i këtyre sulmeve nuk është asgjë tjetër përveç rritjes së urrejtjes ndaj qeverive amerikane dhe agjentëve të tyre në rajon, të këtillë si Arabia Saudite.”

Sulmi terrorist ka tërhequr vëmendje ndërkombëtar, ku edhe është dënuar, megjithatë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë janë shprehur se Irani e meritonte këtë sulm, duke nxitur Ministrin e Jashtëm iranian Muhammed Javad Zarif t’i denoncojë këto komente si “të pështirë”.

Në mesazhin e tij, Ajetullah Hamenei është shprehur se “Krime të këtilla që tregojnë përçarje dhe në të njëjtën kohë poshtërimin e autorëve dhe nxitësve të tyre janë shumë të vogla për të ndikuat në një zvarritje të vullnetit të kombit iranian".

Më pas, udhëheqësi shtoi se “Kombi iranian i bashkuar dhe i vendosur do të marshojë përpara, me mbështetjen tek Zoti.



Burimi : Press TV