Gjermania dënon sulme terroriste në Teheran

Publikuar në Qershor 10, 2017, 3:52 p.m.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka dënuar sulmet në Teheran, duke thënë se:

"Edhe një herë kriminelët e paskrupullt kanë  kanë vrarë  e plagosur  shumë njerëz të pafajshëm."

Sigmar Gabriel tha në një deklaratë të mërkurën se:

"Aty ku terrori nuk njeh kufij, simpatia dhe humanizmi nuk duhet të ketë pengesa".

Ai tha se Gjermania "brengoset, pikëllohet me popullin e Iranit" dhe shpreson se të plagosurit do të shërohen plotësisht së shpejti.

Gjermania është një nga gjashtë fuqitë botërore që ishin pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin.



Burimi : ABNA24