Rritet numri i krimeve islamofobike të urrejtjes pas sulmit në Londër

Publikuar në Qershor 8, 2017, 7:11 p.m.

Është vërtejtur rritje e numrit të krimeve të urrejtjes pas sulmit terrorist të organizuar ditën e shtunë në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Sipas të dhënave që ka publikuar Bashkia e Londrës, ndërsa në ditët normale të vitit 2017 krimet e regjistruara arrinin në një mesatare prej 38 krimesh, pas sulmit terrorist sulmet kanë arritur deri në një mesatare prej 38 krimesh në ditë.

NUMRI I KRIMEVE ISLAMOFOBIKE TË URREJTJES KA ARRITUR NË NJË MESATARE PREJ 20 KRIMESH NË DITË

Ndërkohë që mesatarja e krimeve islamofobike të urrejtjes këtë vit shënonte mesatarisht 3.5 krime në ditë, pas sulmit krimet islamofobike kanë arritur një mesatare prej 20 krimesh në ditë. Është vërejtur se numri i krimeve në fjalë ka arritur në vlerën më të lartë të regjistruar deri më tani për këtë vit duke kaluar kështu veçanërisht edhe shifrën e krimeve që janë regjistruar pas vrasjes me thikë të ushtarit anglez, Lee Rigby në mes të ditës në vitin 2013.

HAN: ËSHTË REGJISTRUAR NJË RRITJE E KOSIDERUESHME E NGJARJEVE ISLAMOFOBIKE

Londra Belediye Başkanı Sadık Han, yaptığı açıklamada, "Londra Köprüsü'nde yaşanan saldırının ardından nefret suçu ve İslamofobik olaylarda önemli bir artış kaydedildi" dedi.

Në deklaratën e tij, Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadik Han është shprehur se “Pas sulmit në London Bridge është shënuar një rritje e konsiderueshme e krimeve të urrejtjes dhe të ngjarjeve islamofobike.”

Han, i cili ka theksuar se policia po bën çdo gjë që ka në dorë ‘Për të zhdukur njëherë e mirë radikalizmin’ ka theksuar edhe faktin se do të tregohet ‘tolerancë zero’ kundrejt krimeve të urrejtjes.

HAN: NËSE JENI DËSHMITAR I NJË SULMI TË URREJTJES, RAPORTONI NË POLICI

Kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, Han i ka bërë thirrje të gjithë londinezëve që ‘të qëndrojnë të gjithë së bashku’ dhe është shprehur kështu: “Nëse jeni dëshmitar i një krimi urrejtjeje, ju lutem kontaktoni policinë. Nëse kryeni një krim urrejtjeje do të arrestoheni.”

Në vendin ishullor jetojnë rreth 3 milionë myslimanë. Është parashikuar se deri në vitin 2030 ky numër do të shkojë deri në 5 milionë.

ÇFARË NDODHI?

Mbrëmjen e së shtunës, tre persona me mini-autobuzin që po përdornin kanë shtypur këmbësorët që po kalonin në lumin Thames nëpërmjet London Birdge, më pas ata janë futur në pazarin Borough, ku kanë zbritur dhe kanë filluar të godasin me thikë njerëzit përreth, më pas ata janë qëlluar nga policia dhe kanë mbetur të vrarë. Përveç autorëve të krimit kanë mbetur të vrarë 8 persona dhe 48 të plagosur, ndër të cilët 10 janë në gjendje të rëndë.



Burimi : Sputnik