Zgjedhjet e lira pa frikë e ndërhyrje, parim i shenjtë që Kosova e meriton

Publikuar në Qershor 8, 2017, 6:55 p.m.

Shefat e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, EULEX-it dhe Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë e mirëpresin deklaratën e lëshuar dje nga Shefi i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Alojz Peterle.

Përveç kësaj, shefat e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, të EULEX-it dhe Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin rreth incidenteve të raportuara të kërcënimit dhe presionit, siç janë ato të dëshmuara gjatë ditëve të fundit në pjesën veriore dhe pjesë tjera të Kosovës.

“Ne përsërisim nevojën që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga praktikat që janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe në mënyrë të përpiktë ta respektojnë ligjin”, thuhet në njoftimin e BE-së.

“Për ne, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Çdo gjë më pak se kjo nuk paraqet demokracinë që njerëzit në Kosovë e presin dhe e meritojnë”, shkruan në fund komunikata për media.