Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetëeshtatë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Qershor 7, 2017, 1:38 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor.

Ibn Tejmije pas mosmarrëveshjes së tij me Imam Tahauiun, i cili bën të ditur se orvatet që të përcjellë dhe të thotë se ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i përket vetëm këtyre pesë njerëzve. Imam Tahauiu, gjatë komentimit të tij, të Ajetit të Pastrimit shprehet kështu: “Sa herë që lexohet ky ajet kuranor, ne kuptojmë se qëllimi i tij është, vetëm përfshirja e të dërguarit të Allahut (k.m.t.), Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Lules (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) dhe se ky koncept, që ceket në këtë ajet, nuk përfshin asnjë njeri tjetër, përveç këtyre njerëzve”.

Si fillim zotëri i nderuar, dua t’iu shpjegoj se unë në fakt, kam për t’iu bërë disa pyetje, që kanë të bëjnë me çështjen: “Vallë cila është arsyeja e këmbënguljes kaq të thellë, për cilësimin si të vërtetë, vetëm të versionit të Hadithit Thekalejn, i cili kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit?! Vallë cila është arsyeja e këmbënguljes kaq të madhe, për zhvlerësimin e versionit tjetër, atij autentik të Hadithit Thekalejn dhe përse sërish këmbëngulet deri në këtë masë, që përmbajtja e vërtetë e hadithit, e përcjellur nga Muhammedi (p.q.m.t.), është vetëm ajo e shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit?!”

Themi se ashtu siç do të lexojmë më vonë, do të shohim se dijetarët e Ehli Sunnetit, nuk janë të dhënë kaq shumë, në lidhje me përmbajtjen e këtij hadithi në veprën e lartpërmendur. Këtu dua të sqaroj, se është vetëm Ibn Tejmijje dhe pseudodijetarët e tjerë uehhabistë bashkëkohorë, ata të cilët nënvizojnë, se përjellja e vetëm dhe e vërtetë, e përmbajtjes së Hadithit Thekalejn, është shënuar në veprën e sipërcituar. Në këtë pikë përpara nesh, del një pyetje e drejtpërdrejtë: “Vallë cila është arsyeja e këmbënguljes kaq të thellë të Ibn Tejmijjes dhe uehhabistëve të tjerë, me synimin e anashkalimit dhe lënies mënjanë, të të tërë versioneve të tjerë dhe pranimin e vetëm të këtij versioni të Hadithit Thekalejn?!”

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetëeshtatë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (l.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Si fillim të programit tonë, dua t’iu kumtoj se dijetarët uehhabistë, janë të mendimit se përmbajtja e Hadithit Thekalejn, që ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit nuk i shkakton aspak vuajtje Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.), ose me fjalë të tjera, ata këmbëngulin se përmbajtja e Hadithit Thekalejn, që kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit është e vërtetë. Ata shprehen në këtë mënyrë, sepse kjo përmbajtje e vërtetë e Hadithit Thekalejn, nuk i shkakton aspak vuajtje Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.). Natyrisht duke u nisur nga ky këndvështrim, ata mund të zbrazin shumë lehtë, brendësinë e përmbajtjes së Hadithit Thekalejn, në aspektin e besimit, kredos, juridik dhe të ligjeve hyjnore.

Ibn Tejmijje e citon shumë hapur këtë dukuri. Madje ai pas përcjelljes së hadithit të lartpërmendur, shprehet në këtë mënyrë: “Kjo përcjellje e Hadithit Thekalejn, nuk na sjell ne ndonjë përgjegjësi të re, rreth zbatimit të ligjeve hyjnore, që kanë të bëjnë me Kur’anin Famëlartë dhe Ehli Bejtin, jashtë gjendjeve të cilat tanimë jemi në dijeni”.

Ndërsa tani le t’i hedhim një sy, thënieve të tij në veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunetit të Lajmëtarit). Në këtë vepër Ibn Tejmijje thotë: “Për sa i përket porosisë së vetme, të përcjellur në hadithin, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit, të cilën jemi urdhëruar që të ndjekim është Libri i Allahut. Kjo ngjarje kishte ndodhur, përpara Haxhxhit të Lamtumirës. Ai nuk kishte urdhëruar, që të lidheshim pas Farefisit. Megjithatë ai ka thënë: “Ju bëj që të kujtoni Allahun përmes Ehli Bejtit”. Kështu që pohojmë se, detyra e bashkësisë muslimane, është kujtimi i tyre, zbatimi i të drejtave që janë dhuruar atyre dhe ndalimi i shkaktimit të padrejtësive ndaj tyre. Shtoj se të tërë këto urdhra, ai i kishte sqaruar, në ngjarjen e Gadir Humit. Me këtë kuptojmë, se në vendin e Gadir Humit, nuk është shpallur ndonjë ligj i ri hyjnor. Kjo përkthehet ndryshe, se nuk ka zbritur asnjë ligj hyjnor, as për Aliun, as për dikë tjetër, as për çështjen e udhëheqjes dhe as të ndonjë çështje tjetër”. (1)

Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, Ibn Tejmijje është duke zbrazur, brendësinë e përmbajtjes së ngjarjes së Gadir Humit. Me fjalë të tjera, ai bën fjalë se në këtë vend, nuk ka ndodhur asgjë e veçantë dhe se thjesht kemi të bëjmë me një përsëritje të gjërave të përgjithshme, të përmendura më parë nga i dërguari i Allahut (f.m.t.). Në këtë pikë delikate, mund të kuptojmë prapaskenën e Ibn Tejmijjes, kur thekson se: “Ne pranojmë vetëm këtë version të hadithit”. Arsyeja është se ky version, nuk përmban asgjë të re dhe si rrjedhojë, është në përputhje të plotë me besimin e tij, si pasojë e zbrazjes së brendësisë së tij”.

Prezantuesi: Duket sikur Imam Muslimi me përcjelljen e këtij hadithi i ka bërë një dhuratë.

I ftuari: Ju lumtë goja. Kjo është arsyeja kryesore që Ibn Tejmijje dhe vartësit e tij, në mesin e tyre spikat dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, që është njëri nga ata, që këmbëngulin fuqishëm, në përdorimin e kësaj mënyre. Shejh Shuajb Arnautit, pas cekjes së hadithit të pranishëm në veprën e Muslimit shpjegon: “Duke u mbështetur në hadithin e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se, është detyra jonë e domosdoshme, vëzhgimi dhe dashuria jonë, ndaj anëtarëve të Ehli Bejtit, si dhe qëndrimi larg nga sjelljet të cilat i shkaktojnë vuajtje dhe i zemërojnë ata”. (2)

Them se dijetari shqiptar, ka arritur në këtë gjykim, duke u nisur nga hadithi i përcjellur nga Zejd Ibn Erkami, në veprën në fjalë të Imam Muslimit, në të cilin thuhet: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi, që për sa kohë që lidheni pas së cilave nuk do të shmangeni. Këto janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Më pas Shuajb Arnauti vijon: “Kuptimi i hadithit të lartpërmendur, i vlerësuar së bashku, me dëshminë e Muslimit, nuk është nëse lidheni fort pas Ehli Bejtit, sepse pjesa e cila bart thënien “ue Itreti Ehlu’l-Bejti” (dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im), është forma pësore e një foljeje të fshehur. (3) Kjo folje e fshehur “udhekirukum” (ju bëj të kujtoni), është e barasvlefshme me thënien “udhekirukumullahe Ehlu’l-Bejti” (ju bëj që të kujtoni Allahun përmes Ehli Bejtit tim).

Prezantuesi: Pra që të jemi më të qartë, këtu kemi të bëjmë thënia: “Lidhuni fort pas Librit të Allahut dhe ju bëj që të kujtoni Allahun përmes Ehli Bejtit tim”.

I ftuari: Ju lumtë. Ashtu është. Lejomëni t’iu vë në dijeni, se bëhet fjalë pikërisht, për thëniet si më poshtë: “Lidhuni fort pas Librit të Allahut dhe nuk do të shmangeni” dhe “Ju bëj që të kujtoni Allahun përmes Ehli Bejtit tim”. Ashtu siç shihet hapur, dijetari i ndjerë shqiptar Shuajb Arnauti, mbështetet në hadithin e shënuar, në veprën e Imam Muslimit, kur i shpjegon të tëra këto.

Tani dua që të jeni të vëmendshëm, sepse do të citoj sqarimin e dijetarit shqiptar i cili është si vijon: “Me fjalën “farefisi im që është Ehli Bejti im”, e cila kalon në urdhrin profetik: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi, që për sa kohë që lidheni pas së cilave nuk do të shmangeni. Këto janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, i përket një foljeje të fshehur. Me fjalë të tjera, pra e thënë ndryshe “ihfedhu itreti” ose siç është përmendur, në hadithin e shënuar tek vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit, “udhekkirukumullahe fi Ehli’l-Bejti” (ju bëj që të kujtoni Allahun përmes Farefisit tim”. (4)

Ne edhe sot e kësaj dite, ende jemi duke hetuar, se cila është arsyeja, që ata bërtasin dhe ulërasin me zë kaq të lartë, versionin e Hadithit Thekalejn, që është i pranishëm tek vepra e Muslimit. Këta njerëz e vendosin versionin e hadithit në fjalë, mbi boshtin e tërësisë së përcjelljeve të tjera dhe pastaj orvaten, në dhënien e kuptimit, interpretimit dhe komnetimit të tij.

Tani jam i bindur se dhe ju e keni parasysh, se në programin tonë paraardhës, ne shqyrtuam në mënyrë të hollësishme, hadithin i cili ceket, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit. Dua të them se, ndjekësit tanë të nderuar, kur t’i adresoheni disa faqeve të internetit, fjalimeve ose stacionëve televizivë dhe veprave të shkruara, do të vini re se uehhabistët, marrin si pikëmbështetje, vetëm hadithin që kalon, tek vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit dhe orvatjen e interpretimit të versioneve të tjerë sipas këtij hadithi.

Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kenë parasysh se, ne në programin tonë paraardhës, ju kemi tërhequr në këto tre ose katër pika: Pika e parë që do të shpjegoj, është çështja si më poshtë: “Kumtoj se është e domosdoshme, që hadithi i një përcjellësi, qoftë ky i fundit dhe një bashkëkohës, ai duhet të zotërojë një kujtesë të fortë. Këtë e kanë bërë të ditur dhe dijetarët e shkencës së disiplinimit dhe klasifikimit të hadithëve. Shejh Ibn Uthejmini, e përkufizon në këtë mënyrë hadithin e vërtetë: “Hadithi i vërtetë është hadithi i përcjellur, nga një muhaddith me kujtesë të fortë, i cili zotëron një zinxhir të drejtë dhe të pashkëputje, nuk është i metë, si dhe qëndron në një shkallë të pranuar pa asnjë pengesë”. (5).

Sipas këtij përkufizimi, pohoj se kushti që një hadith, të jetë i vërtetë në vetvete, kujtesa e muhaddithit duhet të jetë në shkallën më të lartë të kujtesesës.

Prezantuesi: Në këtë pikë natyrshëm ngrihen pyetjet: “Vallë a e ka kujtesën e fortë Zejd Ibn Erkami, i cili ka përcjellur hadithin në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Muslimit?!” “Vallë çfarë thoshte Zejd Ibn Erkami në hadithin e tij?!”

I ftuari: Ju lumtë goja. Kjo është e saktë. Ai përcjell kështu: “O biri i vëllait tim! Betohem në Allahun (k.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë”. Atëherë ngrej pyetjen: “Vallë si mund t’i besohet plotësisht, këtij përcjellësi qoftë ky i fundit dhe një bashkëkohësi i cili deri në fund të jetës së tij ishte i drejtë dhe besnik?!” Prandaj pohoj se në këtë përmbajtje, gjendet një kleçkë, për sa i përket pranisë së dukurisë së kujtesës.

E para mungesa e pranisë së plotë të kujtesës. Kjo është arsyeja që në hadith lexojmë këto thënie: “O i biri i vëllait tim! Betohem në Allahun (l.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë. Por lërmë të të bëj të ditur, se ndonëse unë i kam harruar një pjesë të hadithëve, të mësuara përmendësh, nga i dërguari i Allahut (l.m.t.), këtë hadith e mbaj mend mirë”. (6)

Pra ai vetë përcakton se hadithi nuk është i plotë. Në këtë pikë shtroj pyetjen: “Vallë si është e mundur që pika kryesore, e cila përbën boshtin e Hadithit Thekalejn, mbështetet në veprën e Muslimit, ndërsa hadithët e tjerë, hyjnë në hullinë e interpretimit, duke u mbështetur pikërisht në këtë hadith?!”

Prezantuesi: Atëherë hadithi i plotë, i cili kalon në veprën e Muslimit, duhet të krahasohet dhe të paraqitet me hadithët e tjerë.

I ftuari: Allahu i Madhëruar ua shpërbleftë me të mira. Pika e dytë është se tani, kërkoj vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar: Lejomëni t’iu bëj të ditur, se duke e nisur që nga fillimi deri në fund, të hadithit të Zejd Ibn Erkamit, arrijmë në përfundimin se ky i fundit, e ka përcjellur hadithin si kuptim dhe jo fjalë për fjalë, pra jo si përmbajtje.

Tani le t’i kushtojmë rëndësi dhe le të dëgjojmë me kujdes se çfarë thotë Zejdi: “Kini frikë Allahun. Merrni ata hadithë, që iu kam përcjellur, ndërsa ata që nuk iu kam përcjellur, as mos m’i sillni dhe as mos m’i vishni në emrin tim!” Si rrjedhojë shpalosim se ne ende, nuk e dimë arsyen e ndërprerjes së hadithit nga ana e Imam Muslimit.

Përçoj se mund të ketë gjasa, që ai ta ketë ndërprerë hadithin nga frika, ose nga ndonjë shkak tjetër, ose përcjellësi ka harruar përcjelljen e hadithit, ose mbase atij iu është kujtuar vetëm kaq. Në një pjesë të hadithit kalojnë këto thënie: “Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), u ngrit në këmbë, në një vend mes Mekkës dhe Medinës, pranë një vije uji, të quajtur Gadir Humi dhe falenderoi Allahun (f.m.t.) dhe mbajti një fjalim, duke na këshilluar për mirë, si dhe t’i kushtonim rëndësi Librit të Allahut (k.m.t.)”. Duke u nisur nga këto thënie, zbardhim se këto nuk janë fjalët e të dërguarit të Allahut (l.m.t.) dhe se hadithi është përcjellur si kuptim dhe jo fjalë për fjalë.

Prezantuesi: Atëherë ku gjenden fjalët e të dërguarit të Allahut (f.m.t.)?! (7)

I ftuari: Fjalët e tij janë si vijon: “Më tej i dërguari i Allahut (k.m.t.), na këshilloi që të kemi kujdes dhe t'i kushtojmë rëndësi Librit të Allahut”. Pra sërish një përcjellje si kuptim. Pra të tërë çështjet që kemi përmendur deri tani, janë një tregues se hadithi i sipërcituar, është përcjellur vetëm si kuptim dhe jo fjalë për fjalë.

Këtë e mësojmë nga hadithi i Zejd Ibn Erkamit dhe nuk është se e themi ne. Njëri nga dijetarët bashkëkohorë, i cili është një ndjekës i Ibn Tejmijjes, kur vjen puna tek pjesa e hadithit: “dhe Farefisi im”, shprehet kështu: “Versioni i vërtetë i hadithit Thekalejn është ai i formës: “dhe Sunneti im” dhe jo ai i formës: “dhe Farefisi im”. Sërish i njëjti dijetar shton, se pas shënimit të hadithit të mësipërm vijon: “Ky hadith nuk shërben si një kriter, sepse i mungon plotësisht dukuria e kujtesës së përcjellësit. Për më tepër hadithi është përcjellur tërësisht si kuptim”.

Subhanallah! (Qoftë i Lavdëruar Allahu!) Ata orvaten me mish e me shpirt, me të tëra mënyrat, që të lënë mënjanë versionin “dhe Farefisi im”, prandaj shprehen në këtë mënyrë dhe më tej aludojnë se hadithi i shënuar tek vepra e Muslimit, nuk mund të merret si kriter. Për këtë ata sjellin dy arsye: “Arsyeja e parë, është mungesa e plotë e kujtesës dhe e dyta është përcjellja e hadithit si kuptim”.

Në këtë pikë të nxehtë, lërmëni t’iu sqaroj se, në veprën e tij me titull: “Lealu’l-Behijje Fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Bekura në Shpjegimin e Besimit të Mesëm), Salih Ibn Abdilaziz Ali Shejhu citon: “Nënvizoj se arsyeja është se në përcjelljet e këtij hadithi ka ndodhur një dëmtim. Zejd Ibn Erkami, si pasojë e një arsyeje të pranueshme, ose si pasojë e kujtesës së tij jo të plotë, nuk e ka përcjellur ashtu siç duhet, hadithin që kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit, por e ka përcjellur atë hadith, duke bërë përmbledhjen e tij”. (8)

Pra ashtu siç kuptohet qartë, shkrimtari pohon se hadithi është i metë, si pasojë e përcjelljes së tij vetëm si përmbajtje. Tani në këtë pikë, sinqerisht nuk mund të kuptoj, se si është e mundur që Ibn Tejmijje, i cili është cilësuar si një dijetar i madh, madje pretendohet se ka marrë dhe ofiqin e lartë “Shejhu’l-Islami” (Dijetari i Islamit), mund të thotë me zë të lartë, se hadithi në fjalë është i vërtetë, ndonëse hadithi në fjalë vihet re dukshëm se është i mangët, i metë, i ndërprerë dhe i përcjellur, nga një përcjellës me kujtesë të dobët?!

Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si e kuptoi ai, që në atë hark kohor Zejd Ibn Erkami, nuk kishte mundur, që ta mësonte të tërë hadithin përmendësh?!” Shpjegoj se nëse kjo ka ndodhur, si shkak i çmendjes së tij, atëherë nënvizojmë se i tërë hadithi është i kotë. Nëse ai ka patur frikë nga ideologjia zyrtare dhe nga autoriteti madhor përkatës, si rrjedhojë sërish hadithi i lartpërmendur nuk ka asnjë lloj vlere.

Gjithashtu përsërisim edhe njëherë se në hadithin, i cili veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit, përcjellësi i tij ka një kujtesë jo të plotë, pra të dobët, ndërsa pikë së dyti, është se është i metë. Pikë së treti vjen në rend të ditës çështja e “istifhamit” (pyetjes së pyetjeve).

Tani për tani, po e lëmë mënjanë tërësinë e diskutimit, mbi zinxhirin e përcjelljes së hadithit dhe le të përqendrohemi, në çështjen nëse përmbajtja e Hadithit Thekalejn, është e pranueshme, ose nuk është e pranueshme. Këtu kemi dëshirë, që të kumtojmë se, në hadithin e përcjellur në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Muslimit, nuk gjendet asnjë lloj dyshimi, për sa i përket çështjes së thënieve, të Muhammedit (p.q.m.t.), në vendin e quajtur Gadir Humi.

Në këtë pikë të rëndësishme, theksojmë se këtë fakt, e dëshmon më së miri, thënia e të dërguarit të Allahut (l.m.t.): “Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), u ngrit në këmbë, në një vend mes Mekkës dhe Medinës, pranë një vije uji, të quajtur Gadir Humi dhe mbajti një fjalim”. Ndërsa jemi në dijeni, të dukurisë se Muhammedi (p.q.m.t.), ka qëndruar vetëm një herë, në vendin e quajtur Gadir Humi.

Për më tepër dijetarët muslimanë, janë të njëzëri mbi çështjen, se i dërguari i Allahut (f.m.t.), e ka këshilluar dhe e ka porositur Imam Aliun (p.m.t.), në ngjarjen e Gadir Humit. Duke u mbështetur në këto pohime, ju bëj të ditur se edhe nëse me fjalët “meula” (zotëri) dhe “ueli” (kujdestar), nuk i marrim në kuptimin e udhëheqjes dhe kujdestarisë, por me këta fjalë nënkuptojmë “nusret” (ndihmën), rishtas kemi të bëjmë me dhënien e porosisë. Tani pyes: “Vallë ku kalon thënia e Muhammedit (p.q.m.t.): “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij?!”

Prezantuesi: Përsëris se të tërë dijetarët muslimanë, janë të njëzëri mbi faktin, se pjesa e parë e Hadithit Thekalejn është e vërtetë, madje deri tek Ibn Tejmijje.

I ftuari: Këtu duam të sarojmë se, ne e interpretojmë në pika të ndryshme, ndryshe nga këta dijetarë  argumentimi i urdhrit profetik: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij?!” Sërish më duhet të sqaroj, se ata aludojnë se hadithi në fjalë, nuk është një dëshmues për udhëheqjen. Citoj se kjo është një çështje e veçantë.

Por tani për tani dua të drejtoj pyetjen: “Vallë ku u zhduk, kjo fjalia e të dërguarit të Allahut (k.m.t.), e thënë në vendin e quajtur Gadir Humi, e cila nuk përmban asnjë dyshim?! Pohoj se edhe kjo pikë tregon se hadithi nuk është i plotë, por i mangët dhe i metë. Me fjalë të tjera dikush ka luajtur, duke ndryshuar përmbajtjen e hadithit.

Për më tepër theksoj, se njeriu duhet të jetë i besueshëm. Ju lutem kuptomëni drejtë, unë nuk po ngrej akuzë ndaj Imam Muslimit. Ajo që dua të shpreh, është se ai që ka luajur me këtë hadith, ose është Imam Muslimi, ose janë të tjerët që kanë ardhur pas tij.

Dikush me të drejtë mund të më shtrojë pyetjen: “Zotëri Kemal Hajdari. Vallë cili është argumenti i gjykimit tuaj?!” Për ta ilustruar sa më qartë këtë fakt, po iu shpalos se në veprën e tij me titull: Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha Min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë në Jurisprudencën dhe Dobitë e Tyre), dijetari i ndjerë bashkëkohor shqiptar Shejh Albani pasi shënon hadithin: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij. Allahu im bëhu kujdestari i atij që e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armiku i atij që ushqen armiqësi ndaj tij”, shton se ky hadith i përcjellur nga Zejd Ibn Erkami, ka pesë udhë të ndryshme përcjelljeje.

Njëra nga këto udhë është si vijon: “Ne na rrëfeu Ahmed Ibn Shuajbi (Imam Nesaiu) se ne na tregoi Ahmed Ibn Muthenna, se Zejd Ibn Erkami ka thënë: “Muhammedi (p.q.m.t.) gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një vend të quajtur Gadir Humi. Teksa i dërguari i Allahut (l.m.t.), mbante një hutbe, u bë një vend me hije, nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij, nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë hutbes së tij ai na u drejtua: “Pandeh se unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi të rënda, njëra është më e madhe se sa tjetra: “Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes sjelljen tuaj pas largimit tim nga kjo botë. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Më pas i dërguari i Allahut (f.m.t.) shtoi: “Me të vërtetë Allahu është Zoti im, ndërsa unë jam kujdestari i të tërë besimtarëve. Më pas duke ngritur lart dorën e Aliut urdhëroi: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij. Allahu im bëhu kujdestari i atij që e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armiku i atij që ushqen armiqësi ndaj tij”.

Më tej dijetari shqiptar Shejh Albani, na bën të ditur se hadithi i lartpërmendur, është një hadith i vërtetë, sipas kushteve të përcaktuara nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi.

Ndërsa unë shpalos se Imam Dhehebiu, nuk e ka shprehur gjykimin e tij, në lidhje me hadithin e sipërcituar dhe ka parapëlqyer të heshttë. (9)

Lërmëni t’iu përsëris dukurinë, se hadithi i mësipërm, i përcjellur nga Zejd Ibn Erkami, ka pesë udhë të ndryshme përcjelljeje dhe në të pesta udhët kalon thënia: “Alahu im bëhu kujdestari i atij që e pranon atë si kujdestar”. Në këtë gjendje nënvizoj faktin e prerë, se nuk mbetet më asnjë shteg, për të ngjallur hijen e dyshimit. Tani natyrshëm lind pyetja: “Atëherë përse kjo pjesë, është harruar dhe është hequr në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit?!”

Në këtë pikë kritike, lejomëni t’iu vë në dijeni, se pyetja në fjalë, është një pyetje që është pyetur, gjatë tërë historisë islame, duke përfshirë të tërë spektrin e kohës dhe të vendit. Gjithashtu pyetje të ngjashme, kanë vijuar të shtrohen si: “Vallë çfarë i ka ndodhur këtyre hadithëve dhe përse përmbajtja e tyre, është luajtur dhe ndryshuar?!” Ndonjëherë luhet me të vërtetën dhe kjo e fundit mbulohet. Ndonëse në disa raste, luajtja është shumë e hapur dhe e qartë. Ja pra në këtë rast, kemi të bëjmë pikërisht, me një luajtje shumë të hapur. Këtë e them me zë të lartë, sepse përcjellësi i përmbajtjes së këtij hadithi, është Zejd Ibn Erkami dhe se ky hadith ka pesë udhë të ndryshme përcjelljeje. Sqaroj se edhe dijetar Hakim Nishaburiu, ndan të njëjtin gjykim, me atë të Shejh Albanit, duke cituar se ky është një hadith i vërtetë.

Megjithatë kjo është një ngjarjet, në të cilat botëkuptimi fetar emeuist, e ka treguar për bukuri fytyrën e tij të vërtetë. Këtë e them sepse Ibn Tejmijje, është njëri nga ata njerëz, që urrejnë me mish e me shpirt Imam Aliun (p.m.t.). Shprehem kështu sepse në rast të kundërt, vallë si do të shpjegohet, orvatja e tij në lënien në hije, të këtij virtyti të Imam Aliut (p.m.t.).

Arsyeja kryesore e përsëritjes sonë, për të disatën herë të këtij shembulli, është pasqyrimi në mënyrë të prerë i të vërtetës lakuriqe, në sytë e ndjekësve tanë të nderuar, se kjo është sjellja e ndyrë dhe e shëmtuar e Ibn Tejmijjes, ndjekësve, vartësve dhe imituesve të tij uehhabistë në epokën tonë bashkëkohore.

Sërish këtu vlen për t’u nënvizuar fakti, se të tërë dijetarët e tjerë, e kanë përmendur hapur, se ata e kanë përcjellur përmbajtjen e Hadithit Thekalejn, të përcjellur nga Zejd Ibn Erkami dhe të shënuar në burimet e tjera të hadithëve dhe jo në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

Prezantuesi: Në këtë pikë, pohoj se Imam Muslimi, është njeriu i dytë, që ka luajtur me këtë të vërtetë, ndërsa Imam Buhariu, është njeriu i parë, që ka luajtur me këtë të vërtetë, duke mos e marrë as mundimin e përcjelljes së saj.

I ftuari: Po. Kjo është e saktë, sepse Imam Buhariu, e ka shpëtuar vetveten, duke mos e përcjellur aspak hadithin në fjalë.

Prezantuesi: Atëherë cila është përmbajtja e vërtetë e Hadithit Thekalejn?!

I ftuari: Epo duke u nisur, nga korniza e normave dhe kritereve intelektuale, besoj se tanimë është bërë e qartë, se hadithi që ceket në veprën e Imam Muslimit, nuk mund të jetë i pranueshëm. Sipas mendimit tim, qëllimi i tij, ishte shpalosja se versioni i përcjellur nga ai, të ishte përcjellja e vërtetë e hadithit. Si rrjedhojë zbardh se detyra jonë, është dhënia përgjigje e këtyre lloj pyetjeve.

Megjithatë nuk mendoj, se gjendet ndonjë dijetar i mirëfilltë, i cili të shkojë deri në atë shkallë sa të pranojë se hadithi i përcjellur, në veprën e Muslimit, të jetë më i vërteti.

Prezantuesi: Atëherë cila është përmbajtja e pranuar dhe e vërtetë e Hadithit Thekalejn?!

I ftuari: Them se përmbajtja e pranuar dhe e vërtetë e Hadithit Thekalejn është përmbajtja e përcjellur nga dijetarët më të mëdhenj të Ehli Sunnetit. Unë e kam përsëritur me dhjetra herë, faktin se doktrina e Ehli Sunnetit, është e ndryshme nga ajo e Ibn Tejmijjes. Ndërsa disa vëllezër janë ngritur dhe më kanë pyetur: “Vallë ku mbështeteni ju kur pretendoni këtë?!”

Pohoj se përgjigjia ime, është se ja pra kjo është pikërisht, njëra nga ndarjet tona të rrugës. Vallë përse Ibn Tejmijje këmbëngul kaq fuqishëm, duke thënë se vetëm kjo përmbajtje e hadithit është e vërtetë duke i lënë anashkaluar, ose lënë mënjanë tërësinë e përmbajtjeve të tjera, në një kohë kur njëri nga dijetarët e mëdhenj sunnitë, përkatësisht Imam Tahauiu shpalos qartë, se edhe përmbajtjet e tjera të hadithit janë të vërteta.

Lejomëni t’iu bëj të ditur, se Imam Tahauiu, është një dijetar, imam, muhaddith, komentues dhe jurist. Në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), Imam Tahauiu citon: “Ne na rrëfeu Ahmed Ibn Shuajbi (Imam Nesaiu) se ne na tregoi Ahmed Ibn Muthenna, ky nga Habib Ibn Thabiti, ky nga Ebu Tufejli, se Zejd Ibn Erkami ka thënë: “Muhammedi (p.q.m.t.) gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një vend të quajtur Gadir Humi. Teksa i dërguari i Allahut (k.m.t.), mbante një hutbe, u bë një vend me hije, nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij, nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë hutbes së tij ai na u drejtua: “Pandeh se unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi të rënda, njëra është më e madhe se sa tjetra: “Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes sjelljen tuaj pas largimit tim nga kjo botë. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”.

Më pas i dërguari i Allahut (l.m.t.), gjatë hutbes së tij në Gadir Humi shtoi: “Me të vërtetë Allahu është Zoti im, ndërsa unë jam kujdestari i të tërë besimtarëve. Më pas duke ngritur lart dorën e Aliut urdhëroi: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij. Allahu im bëhu kujdestari i atij që e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armiku i atij që ushqen armiqësi ndaj tij”.

Më tej përcjellës Ebu Tufejli e ka pyetur Zejdin: “Vallë a e dëgjove këtë nga i dërguari i Allahut (f.m.t.)?!” Ndërsa Zejdi iu përgjigj: “Çfarë thua kështu?! Të tërë ata që ishin të pranishëm në atë hije, e panë këtë me dy sytë e tyre dhe e dëgjuan këtë me dy veshët e tyre”. Më pas ka shtuar se zinxhiri i përcjelljes së tij është i vërtetë, sepse në këtë zinxhir përcjelljeje, nuk gjendet asnjë përcjellës, i cili është kritikuar negativisht. (10)

Imam Tahauiu është njëri nga nxënësit, e shkruesit të veprës me titull: “Sunenu’n-Nesai” (Sunetët e Nesaiut) e Imam Nesaiut. Përcjellësi i zinxhirit të përcjelljes, që kalon në veprën e Imam Muslimit, është Zejd Ibn Erkami. Dua t’iu vë në dijeni të dukurisë, se thënia që haset në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit të cilat janë si vijon: “Betohem në Allahun (k.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë. Por lërmë të të bëj të ditur, se ndonëse unë i kam harruar një pjesë të hadithëve”, që i përket Zejd Ibn Erkamit, nuk është përmendur në hadithin e Imam Tahauiut. Me fjalë të tjera kjo thënie tregon qartësi. Madje dijetari shqiptar Shejh Albani, sqaron se hadithi i lartpërmendur është një hadith i vërtetë, i vlerësuar sipas kushteve të përcaktuara nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi.

Prezantuesi: Me sa kuptohet, i dërguari i Allahut (l.m.t.), e paska mbajtur këtë hutbe me një zë të lartë.

I ftuari: Kjo është arsyeja kryesore, që kur prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.), u kërkoi njerëzve që të dëshmonin në vendin e quajtur Rahbe, u ngritën në këmbë dhe dëshmuan tridhjetë vetë.

Në këtë pikë të rëndësishme, kumtoj se Imam Tahauiu, ka vënë një shënim, sipas të cilit përjashtohet vërtetësia e hadithit të sipërcituar. Ai shpjegon se Ibn Tejmijjes, i ka ardhur rëndë dhe është shqetësuar, nga nderimi dhe posti kaq i lartë i Imam Aliut (p.m.t.) dhe i të tjerëve si ai. Ai e ka shprehur mllefin e tij hapur në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), duke bërë të qartë se të tërë këto urdhra, ai i kishte sqaruar, në ngjarjen e Gadir Humit. Me këtë kuptojmë, se në vendin e Gadir Humit, nuk është shpallur ndonjë ligj i ri hyjnor. Kjo përkthehet ndryshe, se nuk ka zbritur asnjë ligj hyjnor, as për Aliun, as për dikë tjetër, as për çështjen e udhëheqjes dhe as të ndonjë çështje tjetër.

Por vallë cila është aryeja, e orvatjes kaq të madhe të Ibn Tejmijjes?! Rrugëdalja e tij e vetme nga lëmshi i thurur nga ai, është zhdukja e cilësive, të të qenit kriter dhe argument, i këtyre hadithëve të përcjellur nga Imam Tahauiu.

Ndërsa tani kërkoj, vëmendjen e ndjekësvë tanë të nderuar, sepse dua t’u lexoj një pjesë, me synimin e nxjerrjes në dritë të së vërtetës. Këtë e them sepse disa njerëz aludojnë shpesh herë: “Zotëri përse i akuzoni në këtë mënyrë këtë njeri dhe vartësit e e tij?!” Pikë së pari dua të them, se me të vërtetë më vjen keq, për daljen nëpër ekranët e stacionëve televizivë, të këtyre njerëzve dhe dërdëllitjeve të tyre të kota, në një kohë kur nuk janë aspak, në dijeni të fakteve konkrete. Ata nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se përsërisin thëniet e Ibn Tejmijjes.

Ibn Tejmijje e di shumë mirë, se nëse e pranon pjesën intelektuale që zotëron Imam Tahauiu, nuk do të ndalet vetëm, me pranimin e pjesës së Hadithit Thekalejn: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”, që ka ndodhur në vendin e Gadir Humit, por puna do të marrë përmasa edhe më të gjëra. Arsyeja që shprehem kështu, është sepse Imam Tahauiu, e cilëson si të vërtetë hadithin, i cili bën fjalë për rikthimin e Diellit nga Perëndimi, pasi kishte perënduar, me qëllimin e të faljes së namazit të pasdites së Imam Aliut (p.m.t.).

Prezantuesi: Kjo do të ishte një tërmet i vërtetë për të...

I ftuari: Disa nga kritikuesit tanë, bërtasin me sa zë që kanë në kokë: “Vallë si është e mundur, që Imam Aliu (p.m.t.), të zotërojë kaq shumë hadithë, që kanë të bënë me cilësitë e tij të larta dhe virtytet e tij fisnike?!” Unë dua t’u bëj thirrje dhe t’u këshilloj për mirë, disa nga thirrësit që dalin për të mbajtur hutbe në minber, që të mos i adresohen dhe të mos mbështeten në vepra, në të cilat zinxhiri i përcjelljes së hadithëve është i panjohur. Ndërsa tani do t’iu ilustroj shembullin e sipërcituar, i cili flet për rikthimin e Diellit nga Perëndimi, pasi kishte perënduar, me synimin e faljes së namazit të Imam Aliut (p.m.t.), të përcjellur pikërisht nga imami sunnit Imam Tahauiu.

Ndërsa tani dua të citoj një hadith, që kalon në kreun e hadithëve, të cilët hedhin poshtë aludimin dhe pretendimin se nuk është e mundur, rikthimi i Diellit nga perëndimi, nga ana e Allahut të Lavdëruar, pasi kishte perënduar.

Esma Bint Umejsi, përcjell se koka e bekuar, e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), gjendej në prehrin e Imam Aliut (p.m.t.). Në këtë gjendje i zbriti shpallja. Si rrjedhojë Imam Aliu (p.m.t.), nuk mundi të falte namazin e ikindisë (pasdites), derisa perëndoi Dielli. I dërguari i Allahut (k.m.t.) e pyeti: “O Ali a e fale namazin e ikindisë?!” Ndërsa Imam Aliu (p.m.t.) u përgjigj: “Jo nuk e fala o i dërguari i Allahut (l.m.t.). Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) urdhëroi: “O Allahu im! Nuk ka dyshim se ai ishte në shërbimin Tënd dhe të dërguarit Tënd. Riktheje Diellin për të”. Esma Bint Umejsi, rrëfen për përjetimet që kishte parë dhe tregon: “Unë e pashë gjendje e Diellit. Ai u rikthye për të lindur edhe njëherë pasi kishte perënduar”. (11)

Them se ky hadith, është shënuar në kreun e hadithëve, të cilët hedhin poshtë aludimet dhe pretendimet, në veprën e Imam Tahauiut. Qëllimi i tij, është gjetja e një udhe të ndërmjetme, mes rikthimit të Diellit, pasi kishte perënduar dhe hadithëve, që kundërshtojnë zhvillimin e kësaj ngjarjeje. Imam Tahauiu sqaron qartë se imam Aliu (p.m.t.) nuk kishte mundur të falte namazin e ikindisë, si pasojë e kulturës së tij, për të mos lëvizur kokën e të dërguarit të Allahut (f.m.t.) nga prehri i tij.

Në këtë pikë, duhet të bëj të ditur, se vërtetimi i kësaj vepre, është kryer nga dijetari i ndjerë shqiptar Shuajb Arnauti, i cili është një nga ndjekësit e Ibn Tejmijjes dhe zotëron një botëkuptim fetar emeuist. Pra pasi Shuajb Arnauti e ka shënuar hadithin cilëson: “Zinxhiri i tij është i dobët” (12) Megjithatë ne këtë fazë, nuk do të merrem, me shpjegimin e këtij cilësimi, të dijetarit shqiptar, por përcaktimit nëse hadithi i përcjellur, nga Imam Tahauiu shërben, ose nuk shërben si një argument.

Gjithashtu Imam Tahauiu, pas përcjelljes së hadithit të parë, përcjell edhe një hadith të dytë, i cili është si vijon: “Esma Bint Umejsi, përcjell se një ditë i dërguari i Allahut (k.m.t.), fali namazin e ylesë (drekës) në vendin e quajtur Nehba. Më pas ai e dërgoi Imam Aliun (p.m.t.), për të përmbushur një nevojë të tijën. Kur u kthye Imam Aliu (p.m.t.), i dërguari i Allahut (l.m.t.), e kishte falur tanimë, namazin e ikindisë (pasdites). Më pas ai vuri kokën në prehrin e Aliut (p.m.t.) dhe ai qëndroi në këtë gjendje, derisa perëndoi Dielli. Kështu që edhe Aliu (p.m.t.), qëndroi pa lëvizur dhe priti ashtu siç ishte, derisa perëndoi Dielli. Si rrjedhojë Imam Aliu (p.m.t.), nuk mundi të falë namazin e ikindisë”. (13)

Sërish Ebu Xhafer Tahauiu pohon: “Nëse një njeri na vjen dhe na ngren pyetjen: “Vallë si ka mundësi, që në njërën anë, ju pranoni hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.), të përcjellur nga Ebu Hurejre, se Dielli nuk ka ndaluar, për një njeri tjetër, përveç Jusha Ibn Nunit, ndërsa në anën tjetër ju e pranoni këtë hadith”, atëherë përgjigjia jonë është në këtë mënyrë: “Ndonëse ky është një hadith, që përdoret kundër nesh, ne e pranojmë hadithin, se Dielli ka ndaluar për Jusha Ibn Nunin. Themi se këtu, nuk shohim ndonjë kundërshtim, mes këtyre dy ndodhive. Këtë e pohojmë me bindje, sepse në ndodhinë e parë, këmi të bëjmë me ndalimin e Diellit, përpara perëndimit të tij, ndërsa në ndodhinë e dytë, kemi të bëjmë me rikthimin e Diellit pas perëndimit të tij”. (14)

Për hir të të vërtetës shpalos, se Ibn Tejmijje ndjente armiqësi dhe urrejtje në zemër ndaj Imam Tahaiut, sepse ky i fundit e cilësonte si të vërtetë këtë lloj hadithi. Për këtë arsye ai nuk mund të mos përplaset, me Imam Tahauiun, në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunetit të Lajmëtarit).

Në këtë pikë unë nuk dua ta zgjas më çështjen. Tani do të pasqyroj dhe shënimin e dijetarit të ndjerë shqiptar Shuajb Arnautit, për sa i përket veprës me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura): “Shejh Islam Ibn Tejmijje, e akuzon Imam Tahauiun, se nuk e njeh mirë zinxhirin e përcjelljes së tij dhe cilësimit të tij, si të vërtetë të hadithit, të rikthimit të Diellit, pasi ky i fundit kishte perënduar. (15) Ose e thënë ndryshe Ibn Tejmijje, e cilëson Imam Tahauiun, si një njeri i cili nuk i njeh mirë zinxhirët e përcjelljes dhe nuk është ekspert i fushës së hadithit, vetëm e vetëm sepse ky i fundit, pranon cilësitë e larta dhe virtytet fisnike, të shpalosura në hadithët, që kanë të bëjnë Imam Aliun (p.m.t.), si dhe e ndan atë veçmas, nga bashkëkohësit e tjerë.

Lërmëni t’iu citoj, se fjalët e Shuajb Arnautit, nuk janë thënë vend e vend, e pa u mbështetur diku. Këtë e kumtoj sepse në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunetit të Lajmëtarit), Ibn Tejmijje shprehet: “Imam Tahauiu, vuan nga mungesa e aftësisë, për të kritikuar hadithët, si një dijetar i mirëfilltë”. (16)

Prezantuesi: Duke u nisur nga citimi i mësipërm, Imam Tahauiu nuk është një dijetar.

I ftuari: Po kjo është e saktë, sepse sipas mendimit të Ibn Tejmijjes, ai është një njeri i thjeshtë, madje shkon deri aty, sa thotë se ai është një i paditur. Më pas Ibn Tejmijje shton: “Për këtë arsye në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Meani’l-Asari” (Shpjegimi i Kuptimeve të Pazgjidhura), Imam Tahauiu përcjell hadithë të kundërshtuar. Pra në vend që ai, të parapëlqejë bërjen e një zgjidhje, në mesin e këtyre hadithëve të kundërshtuar, në përgjithësi ai bën një krahasim dhe i përcjell. Këtë e bën sepse ai nuk është aspak një ekspert. Pjesa më e madhe e hadithëve, që ka parapëlqyer të përcjellë, ose janë të dobët nga ana e zinxhirit të përcjelljes, ose kanë një zinxhir përcjelljeje të kritikuar. Pra megjithëse ai ka përcjellur, një numër të madh hadithësh, ai nuk zotëron dijen e duhur të njohjes së zinxhirëve të përcjelljes, për të qenë jurist, dijetar ose një nxënës i mirëfilltë i dijes”. (17)

Me fjalë të tjera, duke u mbështetur në, përkufizimet e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin, se në njërën anë Ibn Tejmijje, ndonëse pranon faktin se Imam Tahauiu, është një dijetar i madh, në anën tjetër ai pohon se Imam Tahauiu, është një njeri i thjeshtë, për sa i përket fushës së njohjes së zinxhirëve të përcjelljes, madje një i paditur.

Prezantuesi: Pra ai bie në kundërshtim me vetveten.

I ftuari: Në të vërtetë jo. Në fakt ajo që ai orvatet të na thotë është se një njeri mund të jetë i mirë në fushën e jurisprudencës dhe dijes, por mund të jetë i dobët, për sa i përkest fuhës së argumentimit dhe klasifikimit të hadithëve.

Ibn Tejmije pas mosmarrëveshjes së tij me Imam Tahauiun, që bën të ditur dhe orvatet që të përcjellë dhe të thotë, se arsyeja e vërtetë, është rikthimi i Diellit, pasi kishtë përenduar, për Imam Aliun (p.m.t.), përcjellja e hadithëve të ndodhur në Gadir Humi dhe se arsyeja kryesore, e shpalljes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i përket vetëm këtyre pesë njerëzve. Imam Tahauiu, gjatë komentimit të tij, të Ajetit të Pastrimit shprehet kështu: “Sa herë që lexohet ky ajet kuranor, ne kuptojmë se qëllimi i tij është, vetëm përfshirja e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Lules (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) dhe se ky koncept, nuk përfshin asnjë tjetër, përveç këtyre njerëzve”. (18)

Në këtë pikë, besoj se tanimë e kemi kuptuar, arsyen e kritikimit të Imam Tahaiut. Gjithashtu kjo është edhe arsyeja kryesore, se përse njëri nga ndjekësit më besnikë dhe më të rëndësishëm, të ideologjisë së Ibn Tejmijjes, përkatësisht Shuajb Arnauti, pasi e ka kundërshtuar me dhjetra herë, me tërë fuqinë e tij Ibn Tejmijjen shprehet kështu: “Unë nuk kam dëgjuar, nga asnjë dijetar tjetër, që të ketë dhënë një gjykim të ngjashëm, me gjykimin e prerë të dhënë, nga Shejh Islam Ibn Tejimijje. Vallë si është e mundur, që një dijetar i madh si Imam Tahauiu, i cili është një ekspert i madh, në fushën e njohjes së zinxhirëve të përcjelljes, të akuzohet si një i paditur?! Imamët që e kanë dëshmuar për personalitetin e Imam Tahauiut, e kanë cilësuar këtë të fundit, si një ekspert i pashoq i njohjes së fushës së kritikës. Gjithashtu të njëjtit dijetarë, e kanë vlerësuar Imam Tahauiun, si një hafidh dhe njohës i mirë i udhëve të hadithëve, ekspert në fushën e njohjes së zinxhirit dhe i përmbajtjes së hadithëve, perceptues i të metave të fshehura, si dhe një dijetar i pashoq, në fushën e përdorimit si kriter dhe i parapëlqimit të zgjedhjes së hadithëve...

Lejomëni t’iu rrëfej se Imam Tahauiu, nuk është i vetmi, që e ka pranuar si të vërtetë, hadithin e rikthimit të Diellit, pasi kishte perënduar, sepse një pjesë e madhe e dijetarësh e brezave të mëparshëm dhe të mëvonshëm, kanë ndarë të njëjtin mendim. (19)

Gjithashtu ndjekësit tanë të nderuar, duhet të jenë në dijeni të faktit, se shumica e dijetarëve të epokave të para dhe të pasme, e kanë pranuar si të vërtetë, hadithin e rikthimit të Diellit. Megjithatë shtoj se si pasojë e armiqësisë, mllefit dhe urrejtjes, ndaj Ehli Bejtit dhe Imam Aliut (p.m.t.), Ibn Tejmijje, ndjekësit dhe vartësit e tij, hidhen në sulm dhe kritikojnë padrejtësisht Imam Tahauiun.

Prezantuesi: Për këtë arsye shpesh bashkëkohësit thonin: “Ne i njihnim dyfytyrëshit nga armiqësia e tyre ndaj Aliut (p.m.t.)”.

I ftuari: Jam i mendimit, se tanimë doli në pah edhe prapaskena e mohimeve, të kësaj të vërtete absolute, nga ana e dijetarëve të epokave të hershme dhe bashkëkohore.

Prezantuesi: Le të mos humbim kohë. Zotëri i nderuar, do t’iu luteshim që tanimë, të plotësoni çështjen që po shqyrtoni. Nesë keni dëshirë le të kalojmë në pyetjen tjetër.

I ftuari: Le ta plotësojmë sigurisht. Përsëris se duke u mbështetur, në versionin e përmbajtjes së Hadithit Thekalejn, që kalon në veprën e Imam Muslimit, pohoj se ky version nuk mund të përdoret si argument. Ndonëse këtu na del përpara një tjetër problem, i cili i hap udhën, e ngritjes së hijes së dyshimit dhe mbi hadithin e përcjellur nga Imam Tahauiu. Këtë e them sepse në zinxhirin e përcjelles së tij gjendet Habib Ibn Ebi Thabiti, për të cilin ka shumë thashetheme të llojit se ai është kritikuar dhe se ka ndryshuar fjalët e hadithit.

Kur i adresohemi këtij hadithi shohim: “Na rrëfeu Ahmed Ibn Shuajbi (Imam Nesaiu) se ne na tregoi Ahmed Ibn Muthenna, ky nga Habib Ibn Thabiti, ky nga Ebu Tufejli, se Zejd Ibn Erkami ka thënë: “Muhammedi (p.q.m.t.) gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një vend të quajtur Gadir Humi. Teksa i dërguari i Allahut (k.m.t.), mbante një hutbe, u bë një vend me hije, nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij, nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë hutbes së tij ai na u drejtua: “Pandeh se unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi të rënda, njëra është më e madhe se sa tjetra: “Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes sjelljen tuaj pas largimit tim nga kjo botë. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Më pas i dërguari i Allahut (l.m.t.), gjatë hutbes së tij në Gadir Humi shtoi: “Me të vërtetë Allahu është Zoti im, ndërsa unë jam kujdestari i të tërë besimtarëve. Më pas duke ngritur lart dorën e Aliut urdhëroi: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij. Allahu im bëhu kujdestari i atij që e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armiku i atij që ushqen armiqësi ndaj tij”.

Ndërsa ata të cilët theksojnë, se zinxhiri i përcjelljes së hadithit të lartpërmendur është i dobët, shfaqin pikërisht këtë njeri si argument. Ndërsa tani le të kalojmë, në vërtetimin e shënuar, në veprën me titull: “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Njëshmërisë), e dijetar Axhurit. Ky i fundit përcjell hadithin e parë në të cilin thuhet: “Na rrëfeu Habib Ibn Ebi Thabiti dhe si vijon...” Pas përcjelljes së hadithit të sipërcituar, ai shkruan se zinxhiri i përcjelljes së tij është i dobët, si pasojë e pranisë së Habib Ibn Ebi Thabitit, i cili është një mudelis”. (20)

Unë nuk dua ta trajtoj më çështjen, në mënyrë të imtësishme, por do të mjaftohem vetëm me cekjen e një pike dhe kështu do të plotësoj çështjen. Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen mbi këmbënguljen e thellë të Ibn Tejmijjes dhe vartësve të tij, në pikën e cilësimit si të vërtetë të zinxhirit të përcjelljes së hadithit: “Allahu e krijoi Ademin sipas fytyrës së të Gjithëmëshirshmit”, në programin tonë paraardhës.

Në këtë pikë thelbësore, ejani dhe le t’i hedhim një vështrim, zinxhirit të përcjelljes së hadithit të mësipërm. Unë do ta citoj hadithin në fjalë, sipas veprës me titull: “Ehadithu’l-Akide” (Hadithët e Besimit), e Doktor Sulejman Ibn Muhammed Debixhiut: “Ruhuni nga goditja në fytyrë, sepse i biri i Ademit, është krijuar sipas fytyrës së Gjithëmëshirshmit”.

Sipas mendimit tim, hadithi është përcjellur në dy udhë përcjelljeje. Udha e parë është e pashkëputur, ndërsa e dyta është e dërguar. Zinxhiri i pashkëputur i përcjelljes është kështu: “Nga Ameshi, ky nga Habib Ibn Ebi Thabiti, ky nga Ata Ibn Rebbahu, ky nga Ibn Umeri...”

Ata të cilët e pranojnë, si të vërtetë këtë hadith janë: Ishak Ibn Rahuejhi, Ahmed Ibn Hanbeli, Ibn Tejmijje, Imam Dhehebiu dhe Ibn Haxher Askalani. (21)

Ashtu siç shihet dukshëm, këta dijetarë, nuk kanë asnjë mosmarrëveshje me Habibin. Megjithatë mosmarrëveshja lind vetëm në çastet kur Habibi, përcjell hadithë në lidhje, me cilësitë e larta dhe virtytet fisnike të Imam Aliut (p.m.t.).

Ja pra ndjekës të nderuar, këtu shihet qartë dyfytyrësia e këtyre njerëzve. Në njërën anë ata pranojnë si të vërtetë, hadithin e përcjellur, nga Habib Ibn Ebi Thabiti, i cili është si më poshtë: “Allahu e krijoi Ademin sipas fytyrës së të Gjithëmëshirshmit”, ndërsa në anën tjetër ata e kundërshtojnë si Hadithin Thekalejn, ashtu dhe hadithin e përcjellur, sërish nga Habib Ibn Ebi Thabiti, i cili është si vijon: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”.

Unë e kam bërë të ditur me dhjetra herë, faktin se Ibn Tejmijje dhe pseudodijetarët uehhabistë, ndryshojnë plotësisht dhe rrënjësisht, nga dijetarët dhe imamët e tjerë të Ehli Sunnetit. Vizat e tyre të kuqe dhe ata që nuk mund të heqin dorë, përbëhen nga cilësimi si të dobët, i tërësisë së hadithëve, që kanë të bëjnë me cilësitë dhe virtytet e Imam Aliut (p.m.t.). Por nëse këta hadithë, nuk hetojnë çështjen, pra nuk bëjnë fjalë për Aliun, por për mishërimin e Allahut, në trupin e një njeriu, atherë ata i pranojnë menjëherë si hadithë të vërtetë.

Prezantuesi: Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Së bashku do të takohemi në programin e radhës. Lusim Allahun e Lavdëruar, që të na bëjë të mundur, që të bëhemi nga robërit e Tij. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Shejh Islam Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje Harraniu, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi’l-Kelami’sh-Shiati ue’l-Kaderijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit në Përcjelljen e Fjalës së Shiitëve dhe të Kaderitëve), vëll. 4, fq. 255, Vërtetimi Nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

2- Shejh Islam Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje Harraniu, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi’l-Kelami’sh-Shiati ue’l-Kaderijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit në Përcjelljen e Fjalës së Shiitëve dhe të Kaderitëve), vëll. 4, fq. 255, Vërtetimi Nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

3- Me këtë dukuri, kuptojmë foljen e fshehur, e cila ndonëse nuk është e pranishme, në përmbajtjen e hadithit, është pikërisht ajo që i jep kuptim kësaj përmbajtjeje.

4- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 175, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

5- “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 13.

6- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 226, Hadithi Nr: 2408, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.

7- Me këto thënie, kuptojmë se Zejd Ibn Erkami, ka rrëfyer se i dërguari i Allahut (f.m.t.,) e ka lavdëruar Allahun e Madhëruar dhe më pas ka këshilluar për mirë, por nuk tregon saktë, se cilat fjalë ka zgjedhur ai, për të lavdëruar Allahun dhe cilat fjalë ka zgjedhur ai, për të këshilluar.

8- Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Ali Shejhu, “Lealu’l-Behijje Fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Bekura në Shpjegimin e Besimit të Mesëm), vëll. 2, fq. 461, Vërtetimi Nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë.

9- Dijetari Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha Min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë në Jurisprudencën dhe Dobitë e Tyre), vëll. 4, fq. 330, 1750. Përmbledhja e Hadithit, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari i Ndjerë Shqiptar Shuajb Arnauti (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

11- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 3, fq. 92, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari i Ndjërë Shqiptar Shuajb Arnauti (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

12-  Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 3, fq. 92, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari i Ndjërë Shqiptar Shuajb Arnauti (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

13- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 3, fq. 92, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari i Ndjerë Shqiptar Shuajb Arnauti (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

14- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 3, fq. 96, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari i Ndjerë Shqiptar Shuajb Arnauti (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

15- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 1, fq. 68, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari i Ndjerë Shqiptar Shuajb Arnauti (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

16- Shejh Islam Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje Harraniu, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi’l-Kelami’sh-Shiati ue’l-Kaderijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit në Përcjelljen e Fjalës së Shiitëve dhe të Kaderitëve), vëll. 4, fq. 494, Vërtetimi Nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

17- Shejh Islam Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje Harraniu, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi’l-Kelami’sh-Shiati ue’l-Kaderijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit në Përcjelljen e Fjalës së Shiitëve dhe të Kaderitëve), vëll. 4, fq. 494, Vërtetimi Nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

18- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 2, fq. 245, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari i Ndjerë Shqiptar Shuajb Arnauti (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

19- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 1, fq. 68, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari i Ndjërë Shqiptar Shuajb Arnauti (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

20- Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuriu, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Njëshmërisë), vëll. 5, fq. 2221, Vërtetimi Nga Doktro Abdullah Demixhiu, Shtëpia Botuese: “Atdheu”.

21- Sulejman Ibn Muhammed Debixhiu, “Ehadithu’l-Akide Muteuehhimu Li’l-Ishkaliha Fi’s-Sahihajni” (Hadithët e Besimit dhe Veguese në Formën e Tyre në Dy Përmbledhjet e Hadithëvë të Vërtetë), fq. 126.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak