Autori FHKC-li: Do t’i hapet luftë Hizbullahut

nga Rasim Abidet | Publikuar në Qershor 7, 2017, 1:27 a.m.

Fillimisht do të shpallet një luftë financiare, ekonomike, diplomatike dhe duke përdorur median në të gjitha dimensionet e saj kundër kësaj partie. Pas kësa lufte gjithëpërfshirëse për të zhdukur rolin dhe ndikueshmërnë e saj në rajon, kësaj parite do t’i shpallet luftë ushtarake.

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe brenda gjithë botës arabe është një konflikt që ka lindur që pas periudhës së tërheqjes së forcave kolonizatore franceze dhe angleze për të fituar një pozicion gjeo-strategjik për shfrytëzimin e burimeve dhe pasurive të këtij rajoni. Pas ndarjes që iu bë botës mes Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore me anë të Marrëveshjes së Jaltës; ShBA-ja nën slloganet e luftës kundër përhapjes së komunizmit në botë dhe sjelljes së demokracisë, lirisë dhe prosperitetit filloi të krijonte aleanca ushtarake me fuqitë e këtij rajoni.

Një nga objektivat e këtyre alencave ishte zgjimi i nacionalizmit dhe patriotizmit arab që ishte zhviluar dhe sa vinte e zgjerohej. Pikërisht për të arritur këtë qëllim u vunë në shenjestër Egjipti dhe Siria. Një tjetër ndër qëllimet më të rëndësishme ka qënë mundësimi i sigurisë dhe i mbijetesës së Izraelit dhe për më tepër kthimin e tij në një fuqi në rajon. Pikërisht për këto qëllime, në vitin 1955 u krijuar Pakti i Bagdatit. Është ironik fakti sesi në atë periudhë Irani “Sunni” ishte një ndër liderët kryesorë të këtij pakti kërcënues dhe kolonizator, ndërsa sot Irani “Shii”, i cili përbën një armik përsa i përket interesave dhe ndikueshmërisë së SHBA-së dhe të Izraelit tashmë është parashtruar si një objektivë për t’u goditur nga pakti i arritur në Riad. Në të njëjtën kohë, edhe Federata Ruse, aleanca Ruso-Iraniane si dhe të gjitha vendet e ish-Bashkimit Sovjetik do të jenë në objektivin e këtij pakti.

Nëse do të analizojmë me kujdes këto sulme të njëpasnjëshme të formësuara në mënyrë të kujdesshme me qëllime mashtruese dhe çorjentuese, do të shohim se pavarësisht se ktyehen nën slloganet e sjelljes së demokracisë, lirisë, sigurisë, stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit të popujve të rajonit, në të vërtetë kanë qëllime sulmuese dhe kolonizatore. Ka shumë shembuj që vërtetojnë këtë të vërtetë. Siç do ta pranonin më vonë shumë zyrtarë si dhe veçanërisht ish shefi i departamentit të jashtëm të SHBA-së, Condeleeza Rice – edhe pushtimi i Irakut, që u krye nën të njëjtat sllogane nuk kishte të bënte aspak me demokracinë apo lirinë e popullit. Qëllimi i këtij pushtimi ishte shkatërrimi i shtetit, shpërbërja e tij dhe riformësimi sipas përkatësive të ndryshme etnike. Është e panevojshme të sqarojë se e njëjta që po ndodh sot në Siri me pretekstin se regjimi sirian është duke përdorur armë kimike kundrejt vetë popullësisë së tij.

Edhe pakti i arrirë së fundmi në Riad – quajeni po të doni Pakti i Riadit, apo pakti i NATO-s Arabo-Islamikështë krijuar për të ruajtur dhe për të mbrojtur interesat e shteteve që kanë interesat më të mëdha në gjithë rajonin dhe është një pakt i krijuar me regjimet që i ka kapluar frika dhe që kanë frikë se do të rrëzohen nga fronet e tyre. Regjimet të cilat i ka zënë frika se do të bien kanë kërkuar që të qëndrojnë nën çadrën e mbrojtjes së ofruar nga shtetet me interesa të larta në këto rajone. Sigurisht këtyre shteteve që do t’iu sigurojnë ruajtjen e regjimit do t’u hapen thasët e parave dhe do të zbatojnë kushtin e blerjes së armëve nga këto shtete me preteksitin e ‘zhvillimit të prosperitetit dhe ekonomisë’ së popujve të tyre.

Pas rrëzimit të mbretërisë në vitin 1958 në Irak dhe pas revolucionit të Abdulkerim Kasimit në vitin 1958, Pakti i Bagdatit pushoi së funksionuari. Po kështu, në vitin 1971 kur Pakistani ishte në luftë me Indinë, bëri kërkesë “për të qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe për mbështetje” dhe kur kjo kërkesë iu refuzua, Pakistani u tërhoq nga pakti. Po kështu, pas Revolucionit Islamik në vitin 1979, nga pakti u tërhoq edhe Irani.

Pakti i Riadit i cili propozon se ka për synim që të krijojë pika kthimi historik në marrëdhëniet Arabo/Islamiko-Ameikane do të krijojë në fakt rreziqe dhe kërcënime të mëdha për rajonin. Ftesat që iu janë dërguar udhëheqësve arabë dhe myslimanë – ftesë që në fakt dukeshin më shumë si memorandume – ishin në fakt ftesa për të ruajtur fronin dhe interesat e dërguesit të tyre, Arabisë Saudite. Pas krijimit të tre marrëveshjeve në Riad – Amerikë-Arabi, Amerikë-Gjiri dhe Amerikë-Arabi-Vende Islamike – po shkohet drejt objektivave primare dhe rezultateve konkrete të krijimit të një elite të re të një aleancë Amerikano-Arabo-Islamike.

Për më tepër, pas Paktit të Riadit është rënë dakord që të përdoren të gjitha dimensionet e luftës për nxitjen e një lufte të sigurisë, mendësisë, materiale dhe politike kundër “terrorizmit” të Aksit të Rezistencës. Duke u munduar që të fitojnë më shumë kontroll mbi median do të ndiqet një politikë për korruptimin e udhëheqësve politikë, kulturorë, ekonomikë dhe shoqërorë në mënyrë që të bëhet i mundur “adaptimi” i të rinjve në këtë Pakt për të qëndruar larg Aksit të Rezistencës. Përpos kësaj, po kështu do të zhvillohen programe ekonomike dhe kulturore për të parandaluar pjesëmarrjen e të rinjve në organizimi radikale fetare.

Edhe Rusia do të jetë pjesë e objektivave të këtij pakti. Do të punohet për arritjen e ngushtimit të ndikueshmërisë së Rusisë në rajon duke përdorur të gjitha rrugët dhe mjetet e mundshme. Një ndër këto metoda do të jetë edhe shpërbërja gjeografike e të gjithë rajonit. Në pakt është marrë në objektiv edhe Irani, ndikueshmëria në rajon e të cilit sa vjen e rritet. kjo përbën edhe një ndër objektiat kryesore për të cilat do të kontibojë vetë SHBA-ja. Në vijimësi do të investohet në thellimin e opozitarizmit sunni-shia mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Sipas tyre, Irani përbën një ‘rrezik’ për gjithë rajonin në përgjithësi dhe për Gjirin në veçantësi dhe pikënisur nga kjo arsye, vendet e Gjirit, Amerika, Perëndimi, Izraeli dhe fuqitë kolonizatore do të përdorin të gjitha mundësitë ushtarake, politike dhe materiale për të arritur qëllimet e tyre kundër këtij ‘rreziku’. Megjithatë, fillimi i një lufte kundrejt Iranit nuk do të fillohet me veprimet e koalicionit Amerikano-vendet e Gjirit dhe vendeve arabe, por do të iniciohet nga dora e fuqive perëndimore pushtuese dhe amerikane.

Sllogani “luftë kundër terrorizmit” do të përdoret fillimisht kundër Hizbullahut të Libanit. Kjo parit (Hizbullahu) ëshhtë shndërruar në një fuqi rajonale që përbën një rrezikshmëri për ekzistencën e Izraelit në rajon dhe për sigurinë e tij. Për këtë arsye, fillimisht do të shpallet një luftë financiare, ekonomike, diplomatike dhe duke përdorur median në të gjitha dimensionet e saj kundër kësaj partie. Pas kësa lufte gjtihëpërfshirëse për të zhdukur rolin dhe ndikueshmërnë e saj në rajon, kësaj parite do t’i shpallet luftë ushtarake.

Ndërsa lufta në Siri do të ushqehet dhe zgjatet sa më shumë të jetë e lumtur. Do t’i jepet fund ndikueshmërisë së Sirisë në zonën kufitare Siri-Jordani-Irak dhe do të punohet për të krijuar zona që do të ndajnë Sirinë nga Iraku. Qëllimi parësor është ndërprerja e ndihmës që Rezistenca dhe Hizbullahu marrin nga Irani si dhe ndërprerja e gazsjellësit dhe naftës nga Irani. Në këtë pikë duhet theksuar fakti se: Detyra për vijueshmërinë e luftës kundër Sirisë dhe Hizbullahut mund t’i jepet forcave izraelito-arabe, megjithatë lufta kundër Iranit do të fillohet vetëm me urdhrin e Amerikës.

Ndërsa përsa i përket konfliktit Palestinezo-Izraelit, ndërsa po shkohet drejt një rruge të normalizimit të marrëdhënieve dhe të pranimit të legjitimitetit të Izraelit, do të vazhdohet që të mbahen të marrëdhëniet e hapura në publik që më parë ishin të fshehta. Kështu, çështja e Palestinës do të kompesohet hap pas hapi duke zhvilluar mbi të koordinime, bashkëpunime dhe aleanca. Ndërsa zgjidhja e të gjithë problemit do të përkufizohet me projektin politik paqësor të Netenyahut. Po kështu, në këtë projekt janë të përfshira edhe aeroporti, hotelet, centralet energjitike dhe lehtësimet ekonomike që Trumpi i ka premtuar udhëheqjes së Palestinës. Pra me kushtin që të përmisohen kushtet e jetesës së Palestinezëve që jetojnë nën pushtimin izraelit, do të përjetësohet dhe legjitimohet ky pushtim. Do të përcaktohet një zonë ekonomike mes Izraelit, Palestinës dhe Jordanisë, ose do të shpërndahen mes Jordanisë dhe Palestinës territoret që do të mbeten pas sigurimit të mbrojtjes së Izraelit si shtet.

Rruga që do të ndjekë Pakti i Riadit nuk është i shtruar me lule. Me mbështjen e vendeve të BRICS, aleanca Rusi-Irani-Siri-Hizbullahu – madje në një pikë mund të bashkohet edhe Iraku – janë në një koordinacion të një niveli të lartë. Bashkimi Sovjetik, me anë të Paktit të Varshavës doli kundër NATO-s në dy dimensione, në atë strategjik dhe në atë ideologjik.

Pakti i Riadit që tashmë ka filluar të lakohet, përveç mundësive të mëdha finaciare dhe ushtarake që gëzon, ka gjithashtu edhe një terren të jërë në të cilin mund të ushtrojë veprimtrinë e tij. Përpos kësaj ka gjithashtu edhe një numër të madh liderësh shoqërorë, ekonomikë, politikë, shkrimtarë dhe shoqëri që kryejnë aktivitetet e tyre në fusha të shumta mashtrueshe dhe keqorjentuese mediatike dhe kulturore. Megjithatë, Revolucioni i Iranit, ashtu siç ka shkatërruar Paktin e Bagdatit, do të shkatërrojë edhe Paktin e Riadit. Kjo me qëndrimin e vendosur të Sirisë dhe me entuziasimin e e dukshëm të Iranit/Hizbullahut.



Burimi : Medya Şafak