Vullnetarët e rinj muslimanë ndihmojnë në riparimin e Kishës Katolike

  • Vullnetarët e rinj muslimanë  ndihmojnë në riparimin e kishës katolike të sulmuar nga ISIS-i në Mosul, Irak.
Publikuar në Qershor 7, 2017, 1:20 a.m.

Një grup vullnetarësh të rinj muslimanë ndihmuan në pastrimin dhe rregullimin e kishës katolike të Shën Gjergjit në Mosul, Irak, si një shenjë se ky qytet është gjithashtu edhe për të krishterët.

Vullnetarët e rinj muslimanë nga ajo lagje u nisën në Manastirin e Mar Georges për ta pastruar atë dhe për ta riparuar atë dhe për të treguar se "Mosuli është i juaji si i yni" dhe "dallimet tona janë forca jonë".

Manastiri i Shën Gjergjit, i ndërtuar në shekullin e dhjetë dhe u rindërtua në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë nga Kisha Katolike e Kaldeas, u qëllua vazhdimisht gjatë okupimit të grupit terrorist të ISIS-it në zonë.

Gjithashtu në muajin shkurt, të krishterët irakianë në bashkëpunim me muslimanët ngritën një kryq të madh në një zonë të çliruar nga pushtimi i ISIS-it

Më 18 shkurt, Patriarku Katolik Kaldeas i Bagdadit, Louis Sako, vizitoi fshatin, ku bekoi kryqin e madh dhe mori pjesë në kremtimin e Meshës së Parë pas dy vjet e gjysmë në Kishën e Shën Gjergjit.

Aktualisht, forcat e kombinuara të ushtrisë irakiane dhe milicisë kurde  Peshmerga po luftojnë për të çliruar plotësisht Mosulin nga kthetrat e ISIS-it.

Pjesa perëndimore e qytetit të dytë më të madh të Irakut është bastioni i fundit i mbetur i ISIS-it në Irak. Faza e fundit e betejës për Mosulin, ka nisur në muajin tetor, 2016, u njoftua të shtunën.

Luftimet janë të përqendruara në tri lagje perëndimore. Çlirimi i tyre do të hapë rrugën për forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, për të filluar një shtytje përfundimtare për të çliruar Qytetin e Vjetër.

Rënia e Mosulit do t'i jepte fund të ashtuquajturit Khalifati i ISIS-t në Irak.



Burimi : Muslim Press