Kryetari i Iranit, Dr. Hassan Ruhani: Imam Humejni ishte një personalitet i veçantë

Publikuar në Qershor 6, 2017, 4:35 a.m.

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se të gjithë duhet

ta vazhdojmë  rrugën e Imam Humejnit (r.a), sepse themeluesi i Republikës Islamike të Iranit ishte një personalitet i veçantë.

Dr. Hassan Ruhani, kryetari  i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në mbrëmje në një ceremoni në kohën e iftarit me ministra të qeverisë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë tha se dinjiteti, liria dhe fuqija e sotme e Iranit është arritur nën hijen e lëvizjes, Revolucionit dhe udhëheqjes së Imam Humejnit (r.a.), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.

Kryetari, dr. Hassan Ruhani shtoi:

"Imam Humejni (r.a.) me besimin e tij të vërtetë në Allahun e madhëruar dhe me punën e tij të pandërprerë, arriti suksese të mëdha historike.

Imam Humejni (r.a.) në të gjitha situatat  mbështetej tek  Allahu i madhëruar dhe nuk ekzistonte kurrfarë frike në qenien e tij, sepse e gjithë qenia e tij ishte mbushur me besimin në Allahun e madhëruar.

Të gjithë duhet ta mësojnë dhe ndjekin rrugën e Imam Humejnit (r.a.)",- tha ndër të tjera kryetari i Republikës Islamike të Iranit. 



Burimi : Fars News Agency