Ajetullah Muhammed Kashani: Arabia Saudite i shërben SHBA-ve në rajon

Publikuar në Qershor 6, 2017, 4:33 a.m.

Udhëheqësi i përkohshëm i Namazit të Xhumasë në Teheran, Ajetullah  Muhammed  Kashani, sulmoi qeverinë e Rijadit për zbatimin e politikave të Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

Duke folur para një xhemati të madh dhe të zjarrtë në kampusin e Universitetit të Teheranit të xhumanë, Ajetullah Muhammed Kashani tha, "Sundimtarët Saudit janë shërbëtorë të SHBA.-ve"

"Kur kryetari i SHBA-ve A Donald Trump u kthye nga vizita e tij në Arabinë Saudite, ai tha se ai kishte kthyer qindra miliarda dollarë në SHBA," shtoi ai.

Në komentet përkatëse në fund të majit, ndihmësi kryesor i udhëheqësit suprem të Iranit Ali Akbar Velajati shprehu keqardhje për vizitën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump në Rijad dhe tha se Arabia Saudite po mbështet një version të rremë të Islamit.

"Zhvillimet e fundit në Arabinë Saudite janë shembuj të vërtetë të Islamit amerikan," tha Velayati.

Ndihmësi kryesor i Udhëheqësit nënvizoi se përpjekjet e fundit të Arabisë Saudite janë realizime të vërteta të "Islamit Amerikan" siç parashikohej nga Imam Humeini, themeluesi i Revolucionit Islamik.

"Zotni  Trump veproi si një endacak për të shpëtuar ekonominë e dështuar të SHBA-ve," shtoi ai.

Në komentet përkatëse më herët në muajin maj, Ali Akbar Velajati theksoi se qëllimi kryesor i vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Arabinë Saudite  ishte të mbledh para për ekonominë e falimentuar të vendit të tij.

"Disa aleatë amerikanë në rajon, si Arabia Saudite, ua dhurojnë thesaret dhe pronat e tyre kombëtare presidentit të SH.B.A.-së  ,me shpresë e krijimit të një forumi teatral për të forcuar terroristët e dobët në Lindjen e Mesme", tha Ali Akbar Velajati.

Ai përsëriti se qëllimi kryesor i Kryetarit  Trump për të vizituar Arabinë Saudite është të shpëtojë Shtetet e Bashkuara nga falimentimi dhe tha, "Më vjen keq që disa vende rajonale u japin dhurata thesaret e tyre (Presidentit Trump).

Ndihmësi i Udhëheqësit të Lartë vuri në dukje faktin se Koreja e Veriut dhe SHBA, dhe tha, "Koreja e Veriut vazhdoi me axhendën e saj pavarësisht bllokadave  të SHBA-ve dhe arriti t'i detyrojë ata të tërhiqen, amerikanët do të tërhiqen edhe nga rajoni kur të përballen me rezistencën e Iranit".



Burimi : Fars News Agency