Bilanci i Islamofobisë në Gjermani: Në tre muaj 208 sulme

Publikuar në Qershor 6, 2017, 4:18 a.m.

Sipas të dhënave nga një studimi që qeveria gjermane ka drejtuar me anë të pyetësorëve ka dalë në pah se gjatë çerekut të parë të vitit 2017 në Gjermani janë regjistruar 208 sulme kundër myslimanëve. Sipas politikanëve këto shifra janë vetëm 'maja e ajsbergut'.

Sipas gazetës gjermane, 'Neue Osnabürcker Zeitung' qeveria gjermani i ka kthyer përgjigjje pyetjes që ka ngritur Partia e Majtë në lidhje me islamofobinë, duke bërë me dije se gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 208 sulme dhe ofendime kundrejt myslimanëve. Qeveria gjermane, e cila ka bërë me dije se shumica e autorëve të këtyre veprave penale janë në fakt të djathtë ekstremistë është shprehur se gjatë këtyre sulmeve dy veta kanë mbetur të plagosurë.

Për t’iu përgjigjur me vërtetësi kësaj pyetje, është bërë me dije se është e pamundur që të kemi një krahasim të situatës me vitet e kaluara, duke qënë se vetëm së fundmi në institucionet gjermane është krijuar një kategori e re e krimeve që konsiston në 'Krimet kundër Islamit'.

Sulmet kundrejt myslimaneve janë shprehur në fomra të ndryshme si, nxitja nëpërmjet internetit, dërgimi i letrave kërcënuese, heqja e shamisë në rrugë të grave myslimane të mbuluara dhe sulmet kundret burrave, shkatërrimi i ndërtesave që u përkasin myslimanëve si dhe vizatimi i simboleve naziste mbi to.

SULME NË 15 XHAMI, 32 DEMOSTRATA KUNDËR ISLAMIT

Për më tepër, gjatë periudhës në fjalë janë shënuar 15 sulme në ambjentet e xhamije, megjithatë, të dhënat tregojnë se gjatë së njëjts periudhë në vitin 2016 janë regjistruar 26 sulme kundrejt xhamive. Qeveria gjermane ka bërë me dije se ndërsa në çerekun e parë të këtij viti janë zhvilluar 32 demostrata kudër myslimanëve, në vitin 2016 gjatë së njëjtës periudhë janë shënuar 36 demostrata.

'NUMRI I REGJISTRUAR I SULMEVE ËSHTË VETËM MAJA E AJSBERGUT'

Deputeti i Partisë së Majtë, Ulla Jelpke duke u shprehur se këto shifra janë në të vërtetë të tmerrshme, ka vijuar duke thënë se “Lam përshtypjen se numri i regjistruar i sulmeve është vetëm maja e ajsbergut. Sepse një pjesë e mirë e atyre që bien viktima të ofendimeve dhe sulmeve kanë frikë t’i raportojnë ato në rajonet policore.”

 



Burimi : Sputnik