Sulme terroriste në Londër

Publikuar në Qershor 6, 2017, 4:16 a.m.

Policia britaneze ka lajmëruar se më së paku 7 persona janë vrarë, ndërsa 48 janë plagos në sulmin e mbrëmshëm në Londër, të cilët e kanë kryer tre persona, të cilët janë vrarë më tej në ballafaqim me policët anglez. Theksohet se sulmuesit kanë ndërhyrë me automjetin në mes kalimtarëve të rastit në urë, e pastaj me thikë kanë sulmues njerëzit që gjendeshin në treg. Sipas theksimeve të ndihmës së pare të Londrës, më shumë se 30 njerëz të plagosur janë pranuar në pesë spitale në kryeqendër, ndërsa të plagosurve të lehtë ndihma e pare iu është dhënë në vend.

“Policët e armatosur shpejtë dhe guximshëm kanë reaguar dhe janë konfrontuar me tre njerëz të dyshuar dhe më tutje i kanë vrarë. Për fat të keq, janë vrarë edhe shtatë persona tjerë” ka thënë shefi i njësive antiterroriste britaneze Mark Rouli. Ai ka cek se”policët kanë shtënë në persona të dyshuar 8 minuta pas pranimit të thirrjes për ndihmë dhe se të dyshuarit kanë pas mbi vete jelek të ngarkuar me eksploziv, por të cilët dolën se ishin të rrejshëm”.

Policia britaneze ka shpall sulmet e të shtunë në Londër si akte terroriste. Gjer tani akoma askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në qendër të Londrës. Megjithatë ithtarët e ISIS-it në rrjetat sociale kanë përshëndetur këto sulme qyqare të kryera të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin anglez.

Kryeministrja britaneze Theresa May ka thënë se sulmi në Londër trajtohet si akt potencial I terrorizmit ndërkombëtare.”Pas informative të reja të arritura nga policia dhe zyrtarët e sigurisë, mund të konfirmojë se incidenti tragjik trajtohet si akt potencial terrorist”, ka thënë ajo, vetëm pak më shumë se katër ditë në prag të zgjedhjeve të caktuara për 8 qershor.”Hetimet janë duke u kryer shumë shpejtë”, ka shtuar kryeministrja britaneze Theresa May.

“Dua të shpreh falënderim të posaçëm policisë dhe shërbimeve të ndihmës së shpejtë që kanë intervenuar në vendin e ngjarjes. Mendjet tona janë me të gjitha ata të cilët kanë qëlluar në vendin e tragjikshëm të ngjarjeve”, ka theksuar më tutje shefja e qeverisë britaneze Theresa May.

Poashtu më së paku pesë këmbësorë janë lënduar kur mbi ta u vërsul kombi (furgoni) i bardhë në urën e Londrës, pas së cilës në vendin e ngjarjes kanë arritur 10 automjete policore, kanë cekur dëshmitarët okular”. “Policia ka formuar kordonin mbrojtës në të dy anët e urës”.



Burimi : Al Jazeera