Alia Izetbegoviqi ishte kushtëzuar nga SHBA-të të nënshkruajë marrëveshjen paqësore të Dejtonit

Publikuar në Qershor 4, 2017, 2:29 a.m.

CIA amerikane ka publikuar dokumentin sekret të 15 nëntorit 1995 nga Dejtoni i cili dëshmon se presidenti boshnjak Alia Izetbegoviqi praktikisht ishte i kushtëzuar që të nënshkruajë marrëveshjen paqësore të Dejtonit.

Në mes tjerash, në takim  kishte ardhur jo të bisedojë por vetëm të mbështes qëndrimet e Hollbrukut, i cili ishte i autorizuar nga presidenti Bill Clinton për bisedime. Ka ardhur në emër të Clintonit me porosinë se propozimi për ndarjen e territorit nuk ishte i përkryer, por mundëson 51% të territorit që është marrëveshje më e mirë e mundshme, gjersa vazhdimi i konfliktit do të sjell viktima të reja pa përfundim të garantuar të suksesit. Dokumenti i cili i është prezantuar presidentit boshnjak Alia Izetbegoviqit përmbante 6 konkluza:

1 - Në rast se qeveria e juaj nuk do të pranojë marrëveshjen paqësore, të cilin serbët do të mund të pranonin dhe i cili është mbështet nga Kontakt grupi, atëherë nuk do të ketë: - trupa amerikane në terren, implementim nga NATO-ja dhe ndihmë ekonomike për rindërtim.

2 - Kongresi amerikan nuk do të lejojë, dhe as që do të mund të kërkojë prej tyre program për pajisje dhe trajnime nga ana e SHBA-ve.

3 - UNPROFOR-i do të tërhiqet dhe Bosnja do të mund të mbetet pa kurrfarë mbështetje ushtarake të Perëndimit dhe pa mbështetje formale.

4 - Në rast se ky proces nuk përfundon në mënyrë të kënaqshme në Dejton,  në fazat e mëtejshme të cilat do të mbahen në Paris apo diku tjetër, SHBA-të do të kenë mundësi më të vogël për të ndikuar, dhe kjo do të ishte në dëm të Bosnjës e Hercegovinës.

5 - Shumë çka është në çështjen për Juve, Bosnjën, SHBA-të dhe presidentit amerikan. Ju ftojmë që me kujdes të mendoni për procesin paqësor që është duke u zhvilluar në Dejton, gjasat për ardhmërinë e juaj pas paqes së arritur në Bosnjë me mbështetjen e SHBA-ve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

6 - Rezultati i mirë është në dukje, mos lejoni që të shmangni këtë rezultat.



Burimi : Saff