Robotët luftarak marrin pjesë në luftë në Siri

Publikuar në Qershor 3, 2017, 1:38 a.m.

Në sulm kundër terroristëve në krahinën siriane të Latakisë kanë marrë pjesë edhe gjashtë robota rus të tipit Platforma M dhe katër robota të tipit Argo. Kjo është hera e parë në histori që në operacionet ushtarake të përdoren robotët luftarak. Sulmi përkujton filmin”Terminator” në të cilin robotët luftojnë kundër njerëzimit.

Robotët të shfrytëzuar në sulm kanë shërbyer si pararoja ushtrisë siriane në pushtimin e pirgut të lartë telekomunikues 754 metra. Sulmi ka filluar me vështrimin e pozitave të armikut. Pasi që terroristët e kanë vërejtur, kanë hapur zjarr dhe me këtë veprim të tyre i kanë zbuluar pozitat e tyre.

Kjo i ka shërbyer robotëve të likuidojnë terroristët. Prapa robotëve luftarak, 200 metra pas tyre gjendej ushtria siriane e cila pas saj e ka rimarr kontrollin e pirgut. Robotët luftarak kanë vrarë 70 kryengritës, ndërsa të tjerë pas 20 minutave kanë ikur nga fushëbeteja. Ushtria siriane ka pas vetëm 4 të plagosur.

Fushëbetejën gjatë gjithë kohës e kanë mbikëqyrur dromët(fluturaket pa pilot) të cilët kanë grumbulluar shënimet informuese. Robotët shënimet i dërgonin në qendrën komanduese Andromeda-D të cilët i mundësonin që të komunikojnë mes vete dhe të këmbejnë shënimet nga terreni.  Ata janë të pajisur me kamera të revolucionit të lartë, ashtu që nga Kremljini direkt kanë përcjell betejën në terren. Gjeneralët rus kanë deklaruar se shpresojnë se tani e tutje robotët ushtarak vetvetiu të kryejnë operacione luftarake në fushëbeteja luftarake.



Burimi : Global cir