Sulme terroriste në Bagdad për Ramazan

Publikuar në Maj 31, 2017, 12:39 a.m.

Shpërthimi i dytë vdekjeprurës ndodhi vetëm pas disa orëve pas sulmit të pare vetëvrasës në shitoren e akulloreve në qendër të Bagdadit me ç’rast mbetën të vrarë 15 njerëz. Në sulmin e dytë u vranë shtatë persona ndërsa mbi 30 të tjerë janë plagos, cekin burimet e sigurisë dhe dëshmitarët okular. Sulmuesi vetëvrasës ka shpërthyer bombën në distriktin Karrada, kanë kumtuar zyrtarët irakian.

Pamjet e publikuara në rrjetat sociale paraqesin skena kaotike nëpër rrugët pas shpërthimit, gjersa shumë persona të plagosur ishin shtrirë në rrugë. Sulmi ndodhi vetëm disa ditë pasi ka filluar Ramazani, muaji i shenjtë për myslimanët gjatë të cilit agjërohet gjer në mbrëmje, Restorantet në Bagdad janë plot me familje që bëjnë iftar. Zyrtarët irakian tregojnë se në sulm është përdor  eksplozivi në automjetin e parkuar të cilin sulmuesi e ka aktivizuar. Agjencioni Amak i lidhur me ISIS-in, ka publikuar se sulmuesi vetëvrasës në sulmin ndaj shitores së akulloreve ka pas në shënjestër  shiitët besimtar të grumbulluar. Familjet ishin grumbulluar dhe kishte shumë njerëz”, ka thënë Hajder al Khoei, eksperti për Lindjen a Afërt i cili jeton në Londër.

“ISIS-i do që irakianët të frikësohen dhe të mos dalin nga shtëpitë me të cilin duan të tregojnë se janë të aftë të sulmojnë qendrën e kryeqytetit irakian, edhe pse kanë pësuar disfatë në fushëbetejë”. Ky sulmi ndodhi gjersa ushtria irakiane po përparon në Mosul të cilin ISIS-I e ka pushtuar në vitin 2014. Al-Khoei thotë se grupi”ka programuar sulmin që të shkaktojë dëm maksimal”.”Sulmuesi vetëvrasës e ka shpërthyer veten pak pas mesnate. Ishte dita e nxehtë, ndërsa shënjestër e ka pas shitoren e popullarizuar të akulloreve në Bagdad”.

Shpesh gjatë Ramazanit në Irak po ndodhin sulme vdekjeprurëse. Ramazanin e kaluar, ISIS-I ka shfrytëzuar kamionin përplot me eksploziv të cilin e ka shpërthyer në tregun përplot me njerëz të cilën përgatiteshin për Bajram. Mbi 300 njerëz janë vrarë në atë sulm. Ai ishte sulm më vdekjeprurës në Bagdad nga koha kur Sadam Hyseini ishte rrëzuar nga froni në vitin 2003. Përgjegjësinë edhe për at sulm më vdekjeprurës gjatë Ramazanit të kaluar e mori përsipër ISIS-i.



Burimi : Al Jazeera