Ajetullah Bashir Naxhafi: Me përpjekjet e ushtarëve të Irakut, fitorja jonë është af

  • Ajetullah Bashir Naxhaf
Publikuar në Maj 31, 2017, 12:31 a.m.

Grupet e popullit irakian nga krahina të ndryshme u takuan me Ajetullahun e Madh, Bashir al-Naxhafi në fillim të muajit të Ramazanit.

Gjatë këtyre takimeve, Ajetullah Bashir ul- Naxhafi, një dijetar i shquar,  tha:

"Të gjithë duhet t'u përmbahemi mësimeve të Ehl ul Bejtit (a.s.) dhe të kërkojmë këtë mundësinë që na është dhënë gjatë muajit të Ramazanit për t'u bindur Allahut të plotfuqishëm që kur Ramazani është Muaji i mëshirës hyjnore dhe faljes ".

Duke folur për zhvillimet aktuale në Irak dhe për luftën në vazhdim midis trupave irakiane dhe terroristëve të ISIS-it në rajonet veriore të vendit, Ajetullah  Naxhafi  shtoi:

"Me hir’ të Allahut dhe me përpjekjet e ushtarëve të Irakut, fitorja jonë përfundimtare është afër; Qytetarët e Irakut do të kujdesen për familjet e dëshmorëve irakianë dhe gjithashtu për ushtarët e plagosur që rrezikuan  jetën e tyre duku luftuar terrorizmin ".

Në fund, Hoxha i Lartë kërkoi unitet brenda popullit iraken dhe tha: "Populli irakian duhet të mbështesë forcat e sigurisë në çfarëdo mënyre që munden, Që Iraku të gëzojë paqe dhe siguri të qëndrueshme, njerëzit duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë armiqtë të shkaktojnë grindje ose mosmarrëveshje midis tyre ".



Burimi : Hawzah