Ajetullah Hamenei: Arabia Saudite beson në Kur’an vetëm në dukje

  • 27 Maj 2017, udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei në fjalimin e tij gjatë një takimi kur’anik në Teheran. (foto e marrë nga leader.ir)
Publikuar në Maj 28, 2017, 1:47 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei është shprehur se udhëheqësit “e paaftë” sauditë besojnë në Kuran vetëm në dukje, ndërsa në të vërtetë veprojnë në kundërshtim me mësimet e tij.

“Për fat të keq sot, shoqëria islame, ashtu si edhe shoqëritë e tjera, është duke u përballur me disa probleme dhe fati i disa shoqërive islamike ka mbetur në duart e individëve të paaftë si ata në qeverinë saudite”, është shprehur Ajetullah Hamenei gjatë një takimi kuranor të ditës së shtunë.

Ajetullah Hamenei ka shtuar se: “Në pamje të jashme duket sikur këta individë besojnë në Kuran dhe madje shtypin miliona kopje të Kur'anit, megjithatë ata janë në praktikë në marrëdhënje të ngushta me jobesimtarët, gjë që është në kundërshtim me dispozitat e Kur'anit.”

Udhëheqësi përmendi haptazi aktet anti-fetare që po ndodhin në Jemen dhe Bahrein dhe u shpreh se ata që po ndërmarrin masa të tilla kundër myslimanëve janë “të paligjshëm” dhe me siguri do të përballen me dështimin dhe dënimin.

Koha e rënies së tyre varet nga veprimet e myslimanëve, është shprehur udhëheqësi, duke shtuar më pas se nëse bota myslimane vepron në mënyrën e duhur, rrëzimi dhe dështimi i tyre do të përshpejtohet.

Ajetullah Hamenei deklaroi se disa vende reaksionare në mënyrë të gabuar supozojnë se ata mund të krijojnë marrëdhënie të përzemërta me armiqtë e Islamit, megjithatë e vërteta qëndron ndryshe “në fakt nuk ekziston një intimitet i këtillë” mes këtyre palëve.



Burimi : Press TV