Vriten pse mbrojtën myslimanet në tren

Publikuar në Maj 28, 2017, 1:32 a.m.

Dy meshkuj u vranë me thikë pas përpjekjes së intervenimit të tyre për të mbrojtur dy myslimanet në një tren në Portland të shtetit federale të Oregonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga kërcënimet dhe fyerjet e një racisti në tren, ka konfirmuar policia lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëtari i tretë i cili poashtu është përpjek të ndal provokimin dhe abuzimin e dy femrave myslimane njashtu është therë dhe gjendet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, kanë lajmëruar mediat lokale.

Policia të premten pas dite sipas kohës lokale ka arrit të burgos mashkullin i cili ka ikur nga treni pas sulmit të kryer dhe tani po punon në identifikimin e sulmuesit dhe qëllimeve të t’ia.

Para sulmit me thikë, sulmuesi në tren ka folur për shumë tema, duke shfrytëzuar”gjuhën e urrejtjes”, e pastaj vëmendjen e tij e përqendroi kundër femrave myslimane, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Pete Simpson.

“Gjersa ka bërtitur dhe klithur, disa njerëz iu afruan atij dhe i kanë tërhequr vëmendjen për sjelljet e t’ia, por ai atëherë në atë mënyrë i ka sulmuar barbarisht”, ka shtuar zëdhënësi.

Një person vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital, në të cilin gjendet edhe personi tjetër, jeta e të cilit tani nuk është në rrezik, ka theksuar Simpsoni dhe shtoi se nuk e ka të qartë pse vrasësi ka bërtitur dhe klithur.

“Ai ka fol për shumë gjëra të ndryshme, jo vetëm kundër myslimanëve”, ka cek zëdhënësi policor.

Evelin Hernandez, 38 vjeqarja nga Oregoni thotë se ishte në tren në kohën kur sulmuesi i ka përdor fjalë fyese dhe ofenduese kundër femrave myslimane.

Pas kësaj, ka shtuar ajo, disa meshkujt janë përpjek atë ta qetësojnë, por ai në ndërkohë i ka sulmuar me thikë, me ç’rast dy mbetën të vrarë dhe një i plagosur. Ky ishte epilogu makabër i sulmit racist dhe islamofobik në SHBA-të.



Burimi : Al Jazeera