BIK-u duke pas status të OJQ, merr guximin të ndaloj: Hoxhallaret në TV dhe të huajt në Kosovë

Publikuar në Maj 27, 2017, 12:41 a.m.

Ligjëruesit e huaj nuk do të kenë mundësi që gjatë muajit të Ramazanit të japin ligjërata në Kosovë. Kjo vjen pas vendimit që Bashkësia Islame e Kosovës e ka marrë gjatë ditës së hënë.

Ndonëse vitin e kaluar në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame në Kosovë për të ligjëruar kishin ardhur më shumë se 24 imamë të huaj, këtë vit BIK ka vendosur që të veprojë ndryshe. As edhe një ligjërues i huaj nuk do të ketë rastin që të japë leksione në muajin e Ramazanit në Kosovë.

BIK-u ua bën më dije xhamive kosovare që u është ndaluar rreptësisht sjellja e ligjëruesve të huaj për në Kosovë. BIK-u pretendon se për shkak të situatës së sigurisë në Kosovë sjellja e këtyre ligjëruesve nuk do të ishte hap i qëlluar.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, me rastin e shqyrtimit të kërkesave në fjalë, konstatoi se duke pasur në konsideratë situatën e përgjithshme të sigurisë dhe atë politike në Kosovë, sjellja nga jashtë nuk është hap i qëlluar andaj porositni që të mos ftoni ligjërues jashtë Kosovës”, thuhet në vendimin që BIK-u ua ka shpërndarë xhamive në Kosovë.

Ky institucion fetar, po ashtu, ua ka ndaluar paraqitjet televizive të hoxhallarëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit pa lejen e Bashkësisë Islame.

“...gjatë këtij muaji duhet të kihet kujdes edhe paraqitja e personave pa leje paraprake nëpër mediat elektronike si: televizione apo radio lokale, pa leje paraprake nga organet kompetente të Bashkësisë Islame të Kosovës, Këshillit të Bashkësisë, apo Kryesisë”, thuhet tutje në vendimin e BIK-ut