Takimi i grave muslimane u mbajt në Hamburg, Gjermani

Publikuar në Maj 27, 2017, 12:38 a.m.

Këshilli Evropian i Grave Pasuese të Ehl-ul-Bejtit (a.s.) mbajti takimin e parë më 6 maj 2017 në Qendrën Islamike të Hamburgut.

Programi u ndoq nga më shumë se 100 gra muslimane nga vende të ndryshme evropiane të cilat janë të përfshira në mënyrë aktive në përhapjen  e mësimeve të Ehl ul-Bejtit (a.s.).

Përfshirja e aktiviteteve të grave muslimane evropiane dhe formimi i një këshilli të specializuar për të përcjellë mesazhin e Ehl-ul-Bejtit (AS) ishin objektivat kryesore të programit. 

Tubimin e përshendetën me fjalime Ajetullah Ramezani, imam dhe drejtor i Qendrës Islamike të Hamburgut, Huxhat-ul-Islam Musavi, zëvendës i qendrës, znj. Rokni Abadi, kreu i Zyrës për Gratë Pasuese të Ehl ul-Bejtin (a.s.)  dhe Zahra Sadat Musavi Payandeh, sekretare e takimit.

Ajetullah Ramezani në fjalën e tij theksoi statusin e veçantë të grave në Islam dhe rolin kyç që ato luajnë në familje dhe në zhvillimin e shoqërisë.

Qendra Islame e Hamburgut është një nga xhamitë dhe qendrat më të vjetra të muslimanëve shia në Gjermani dhe Evropë.

E themeluar në Hamburg, në Gjermaninë veriore, në fund të viteve 1950-ta nga një grup emigrantësh dhe biznesmenësh iranianë, Qendra Islamike  u zhvillua me shpejtësi edhe është një nga qendrat kryesore të muslimanëve shia në Botën Perëndimore.



Burimi : IQNA News