Pse po bombardon Arabia Saudite njerëzit e saj?

nga Merve Osman | Publikuar në Maj 24, 2017, 8:22 p.m.

Gjatë gjithë javës së kaluar është ngritur kjo pyetje. Ndërsa përgjigjja e saj është mjaft e qartë. Dihet se sulmet e organizuara pa asnjë arsye në Avamiye dhe Musavara që gjenden në rajonin Katif janë për shkak të prezencës së popullësisë me përkatësi fetare shiite në këto zona.

Kjo gjë mund të duket si shumë tronditëse për njerëzit që jetojnë jashtë Lindjes së Mesme; më lejoni t’ju trondis edhe më shumë dhe t'ju informoj edhe më shumë në lidhje me ligjet dhe politikat e Mbretërisë së Arabisë Saudite që kufizojnë liritë fetare dhe që qeveria përgjithësisht i zbaton duke përdorur forcën.

Myslimanët shiitë si qytetarë të klasit të dytë 

Liria e besim fetar as nuk njihet as mbrohet sipas ligjit në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe është subjekt i kufizimeve të ashpra në praktikë. Ky vend është një shtet teorikisht islamik i qeverisur nga një regjim monarkik; Mbreti është kreu i shtetit dhe i qeverisë.

Sipas ligjit themelor, Islami sunnit është feja zyrtare, kushtetuta e vendit përbëhet nga Kur'ani dhe Syneti (traditat dhe thëniet e Profetit Muhammed). Sistemi gjyqësor bazohet në aplikimin e ligjeve të Shkollës Hanbali, që i përket jurisprudencës islamike sunnite, por forma e Islamit që praktikohet gjerësisht ajo vahabiste. Është e ndaluar praktika publike e çdo lloj feje tjetër përveç Islamit dhe nuk ka një ndarje të pushtetit mes shtetit dhe fesë.

Qeveria në ligjet që harton nuk e respekton lirinë fetare. Disa myslimanë, të cilët nuk i binden interpretimit të qeverisë në lidhje me Islamin gjenden përballë diskriminimeve me përmasa të mëdha politike, ekonomike, ligjore, sociale dhe fetare, duke përfshirë këtu edhe kufizimin e mundësive të punësimit dhe mundësive arsimore si dhe përfaqësim i ulët në institucionet zyrtare dhe kufizime në praktikimin e riteve fetare.

Në shkurt të vitit 2014 hyri në fuqi një ligj që përcaktonte një sërë masash për të luftuar terrorizmin dhe që përfshinte dispozita që kriminalizonin “thirrjen për mendime ateiste”, “vënien në dyshim të urdhëresave të fesë islame” si dhe “nxitjen e mosmarrëveshjeve në shoqëri”. Këto rregullore të reja u rishfaqën si pasojë e një fushate për të heshtur aktivistët e pavarur dhe protestuesit paqësorë nëpërmjet kërcënimeve, hetimeve, arrestimeve, ndjekjeve penale dhe burgimit të tyre për aktivitete të këtilla.

Kjo qeveri ekzekutoi me vdekje disa individë të akuzuarë ndër krime të tjera për magji, apo siç njihet ndryshe për “magji të zezë”. N të njëjtën kohë, kjo qeveri ka dënuar me vdekje disa klerikë të besim shia, një prej të cilëve është Sheik Nimr EL Nimr, duke arrestuar gjithashtu edhe disa individë që kanë kritikuar publikisht diskriminimin e qeverisë kundër shtetasve shiitë.

Për ta përmbledhur, autoritetet saudite nuk i trajtojnë qytetarët  që i përkasin minoritetit të myslimanëve shiitë në vend si qytetarë të barabartë. Edhe Human Rights Ëatch është shprehur në një raport të publikuar në vitin 2009 se qeveria saudite “duhet të krijojë komisione për të hetuar arrestimet arbitrare të besimtarëve shiitë dhe si dhe ka rekomanduar hapa për t'i dhënë fund diskriminimit sistematik shtetëror”.

Historia po përsërit vetveten në provinën lindore

Trazirat apo edhe lufta në provincën lindore të Al Katifit, një provincë e banuar nga myslimanët shiitë nuk janë një dukuri e re në këto zona. Kjo është një situatë e vazhdueshme për për dekada tashmë dhe daton që nga fundi i viteve '70.

Që prej kohës kur provincat Al-Hasa dhe Katif u pushtuan dhe u aneksuan nga Emirati i Riadit në vitin 1913 nga Ibn Saudi, myslimanët shiitë që banojnë në këto rajone kanë jetur nën shtypjen shtetërore. Ndryshe nga shumica e Arabisë Saudite, Katifi dhe pjesa më e madhe e krahinës lindore kanë një shumicë të popullësisë me përkatësi sektare shiite. Gjithashtu, ky rajon mbart i një rëndësie thelbësore për qeverinë saudite për shkak se ajo zotëron pjesën më të madhe të rezervave të naftës saudite, si dhe rafinerinë kryesore të Arabisë dhe terminalin e eksportit të Ras Tanura, i cili është i ndërtuar në afërsi të Katifit.

Megjithatë, pavarësisht faktit se në këtë rajon gjenden pjesa më e madhe e rezervave të naftës që financon gjthë monarkinë saudite, ky rajon është ishte lënë në harresë dhe gjithnjë pas dore nga qeveria qendrore dhe ka mbetur i pazhvilluar, dhe veçanërisht kjo prapambetje vihet re në lidhje me kujdesin shëndetësor. Prioriteti për t’u zhvilluar i është kushtuar zonave me shumicë myslimnësh të sektit sunni. Edhe punonjësit e firmës Aramco me përkatësi sektare shiite janë të paguarë më pak se punëtorët me përkatësi sunnite, gjë e cila çon në rritjen e ndjenjave kundërshtuese kundrejt regjimit.

Si pasojë e gjithë këtyre zhvillimeve, demonstruesit myslimanë shiitë e kaluan mbrëmjen e 11 Nëntorit të vitit 1979 duke protestuar me slogane kundër familjes mbretërore dhe amerikanëve që zbritën avionët e tyre në bazën ajrore Dhahran për manovra. Regjimi saudit u përgjigj duke imponuar një mbikqyrje në të gjitha qytetet në zonën e Katifit, duke mbyllur zonën me tanke dhe të automjeteve të blinduara. Një përballje e përgjakshme midis forcave të armatosura dhe myslimanëve shiitë vazhdoi deri më 30 nëntor 1979, ku mijëra u arrestuan, qindra u plagosës dhe 24 të tjerë mbetën të vrarë.

Nëse përparojmë në kohë deri në ditët e sotme, do të mund të shohim se monarkët sauditë vazhdojnë të godasin qytetarët e provincës Katif në qytetet e Avamiyes dhe Musavarasë në po  të njëjtën mënyrë si më parë.

Për dekada të tëra me radhë tashmë, grupet opozitare të formuara nga shiitët e Al Ahsa, si dhe të majtët dhe islamikët, po kështu edhe në qindra peticione të publikuara ng figura të shquara shiite, kërkesat kundrejt qeverise kanë qënë gjithnjë të njëjta: dhënia fund e diskriminimit sektar në punësimi dhe përfaqësimin qeveritar në sektorët kryesorë shtetërorë të krijimit të qeverisë; më shumë zhvillim në zonat me popullësi me shumicë shiite; forcimi i sistemit gjyqësori shia; si dhe dhënia fund e arrestimeve arbitrare të myyslimanëve shiitë për arsye fetare ose politike. Të gjithë myyslimanët shiitë që jetojnë brenda kufinjve të Mbretërisë së Arabisë Saudite dëshirojnë që qeveria e tyre të respektojë identitetin e tyre dhe t'i trajtojë ato në mënyrë të barabartë, megjithatë ata po bombardohen qëllimisht duke përdorur armë të prodhura nga SHBA-ja.

Myslimanët shiitë kanë kohë që janë ankuar për faktin se ata përballen me diskriminimin e rrënjosur në një vend ku shkolla Vahhabi i konsideron besimet e ndryshme dhe sektet e tyre saj heretike. Ata përballen me abuzime nga klerikët vahabistë që mbrojnë vrasjet e tyre në televizionet e drejtpërdrejta dhe brenda xhamive vehabiste si dhe u është vënë etiketimi si “terroristë” në momentin që ata ngrihen kundër këtyre krimeve të urrejtjes.

Ato ankesa themelore gjatë viteve janë përkeqësuar nga ato që banorët e Katifit e quajnë një dorë të dhunshme kundër komunitetit të tyre, duke akuzuar autoritetet për ndalime dhe dënime të padrejta, për të shtënë kundrejt protestuesv tëe paarmatosurë dhe për torturimin e të dyshuarve.

Heshtja ndërkombëtare kundrejt agressionit të Arabisë Saudite

Pavarësisht faktit se bota perëndimore dhe OKB-ja janë predikuese të rregullta kundër racizmit dhe fanatizmit, mesa duket nga kjo situatë konkrete, ata duhet të kenë zgjedhur të injorojnë realitetin e zymtë të shkeljeve të të drejtave të njeriut të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Është e pamundur të mos e shohim qartësisht se SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe OKB-ja vazhdimisht i mbrojnë monarkët e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe “miqësinë” mes tyrenë një shkallë të jashtëzakonshme, në mënyrë të dukshme për hir të dhe në emër të pragmatizmit ekonomik nëpërmjet sistemit petro-dollar (shitjes së naftës me monedhën e dollarit amerikan).

Megjithatë, pasuria e “miqve më të mirë” të Al Saudit ka ardhur në kurriz të besueshmërisë së tyre morale duke përzgjedhur në mënyrë selektive që të qëndrojnë të heshtur ndaj dhe të injorojnë shkeljet e të drejtave të njeriut të qeverisë së mbretërisë. 

Në këtë vend janë arrestuar në mënyrë sistematike qindra individë gjatë protestave jo të dhunshme dhe janë akuzuar për “prishje të rendit” apo edhe më keq për “terrorizëm”. Shumë prej të ndaluarve janë detyruar të nënshkruajnë kontrata ku pranojnë se nuk do të protestojnë më dhe janë lënë të lirë menjëherë, por duke u ndaluar daljen nga vendi. Të tjerët janë përballur me akuza penale dhe gjykime, sipas kushteve që një raport i Amnesty International është shprehur se policia saudite dhe gjykatësit janë udhëzuar “të marrin të gjitha masat e nevojshme” për të shtypur protestat dhe protestuesit.

Pavarësish thirrjeve të “botës së civilizuar” për mbështetjen e të ashtuquajturës “Pranvera Arabe” dhe lotët krokodilit që derdhin në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut në Siri, administratat e njëpasnjëshme të Shteteve të Bashkuara, qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe fuqitë e tjera evropiane kanë bërë një një sy të verbër dhe një vesh të shurdhër ndaj represionit brutal të Arabisë kundrejt protestuesve të saj dhe mungesës së plotë të të drejtave demokratike në mbretëri.

Përkundrazi, pushtetet imperialiste janë duke mbështetur regjimin saudit për të goditur kryengritjet e klasave të punës në shtetet fqinje si në Bahrein, duke forcuar diktaturat aleate dhe duke mbështetur grupet reaksionare dhe ekstremiste islamike kundër aspiratave demokratike dhe sociale të masave në Arabi.



Burimi : Russia Today / Medya Şafak