Muslimani spanjoll ecën mbi 9.000 km. për të kryer Umren në Qabe

Publikuar në Maj 24, 2017, 8:08 p.m.

Një spanjoll musliman thuhet se ka ecur më shumë se 9,000 kilometra për të kryer Umren, pasi u nis nga Parisi pesë muaj e gjysme më parë.

Sipas gazetës kuvajtiane Al Rai, Ishak kishte për qëllim të udhëtonte nga   Franca në Mekë në këmbë. Ai  kishte 5,000 euro me veti  (10 euro në ditë shpenzime) për udhëtimin dhe refuzoi të merrte para nga njerëzit gjatë  rrugës.

Ishaku gjithashtu hasi vështirësi gjatë udhëtimit për shkak të kushteve të vështira të motit. Në një rast, ai përjetoi mpirje në duar dhe këmbë për shkak të të ftohtit.

Ishaku nuk është i pari që udhëton në vendet e shenjta në këmbë. Në vitin 2012, një burrë boshnjak arriti në Haxh pasi kishte ecur mbi 5.700 kilometra.     Këtë vit një musliman kinez dhe një musliman rus e bënë udhëtimin në Haxh me bicikleta. 



Burimi : Ilmfeed