Austria miratoi ligjin që ndalon shpërndarjen e Kur'anit
Qeveria e Austrisë miratoi ligjin të martën, duke nxjerrë jashtë ligjit përdorimin e burkas që mbulon plotësisht fytyrën e grave, si dhe shpërndarjen e Kur'anit të Shenjtë në publik.
Kjo dispozitë është pjesë e një ligji më të madh të integrimit, çështja nuk është bllokuar pavarësisht paqëndrueshmërisë së fundit në koalicionin qeverisës, që do të thotë se zgjedhjet parlamentare janë tërhequr përpara një vit, deri në tetor.
Duke filluar në tetor, veshjet në publik që mbulojnë fytyrën e grave do të jenë subjekt i gjobave prej 150 euro (166 dollarë).
Nuk është e qartë se sa njerëz do të preken nga këto masa. Kjo ka marrë kritika nga të dy ekstremet politike, në disa raste pse nuk kanë qenë edhe më të ashpëea.
Pjesë të tjera të paketës legjislative ndalojnë shpërndarjen e Kur'anit dhe u kërkojnë të gjithë migrantëve në Austri të marrin pjesë në një vit integrues gjatë të cilit do të mësonin gjermanisht dhe etikën, raportoi Daily Sabah.
Kjo masë ka në shënjestër refugjatët dhe azilkërkuesit që konsiderohen se kanë një shans të mirë për të mbetur në Austri.
Gjithashtu, kërkuesit e azilit priten të kryejnë punë publike papagesë. Kushdo që refuzon ta bëjë këtë do të humbas nga përfitimet. Propozimi thuhet se është projektuar për t'i bërë migrantët më të përshtatshëm për tregun austriak të punës.
Në Austri, Islami është feja e dytë më e përhapur, e praktikuar nga 7 përqind e popullsisë ose rreth 600,000 janë musliman, sipas Bashkësisë Fetare Islame.
Austria është kursyer nga lloji i sulmeve ekstremiste si Gjermania, Franca dhe Belgjika. Por frika dhe tensionet janë rritur gjatë muajve të fundit, të nxitur nga fushatat anti-migrante e Partisë Popullore të Lirë të Djathtë (FPO).
Burimi : ABNA24