Ushtria siriane zbulon strehimoret e ISIS-it në Halep

  •  Strehimoret përdoreshin për mbajtjen e armëve, gratë në Halep.
Publikuar në Maj 24, 2017, 1:17 a.m.

Ushtria siriane ka zbuluar disa strehimore që i përkisnin terroristëve në afërsi të Halepit, sipas një burim ushtarak sirian që tha për Sputnik në  gjuhën arabe.

Strehimoret janë përdorur për deponimin e armëve dhe municioneve dhe mbajtjen e grave si të burgosura, ku ato ishin nënshtruar abuzimit të dhunshëm, raportoi Sputnik.

Burimi ushtarak tha se në bazë të një dëshmije  të një femre të mbijetuar, në këtë strehimore u sollën femrat, gratë  për t’u përdhunuar para betejave apo më pas.

Më vonë, këto viktima ishin vrarë ose ishin të detyruara për të gatuar dhe për t’u sjellë ujë terroristëve.

Një numër i vogël i armëve janë gjetur edhe në tri strehimore që janë zbuluar; Megjithatë, të gjithë ato ishin të prodhimit amerikan, tha Sputnik.

Halepi, qyteti i dytë më i madh i Sirisë, i cili njihet si kryeqyteti ekonomik i Sirisë,  ka qenë i zhytur në luftën civile që nga muaji gusht i vitit 2012, me pjesën perëndimore të qytetit që ishte e kontrolluar nga ushtria siriane, ndërsa pjesa lindore u pushtua nga grupe të ndryshme rebele, duke përfshirë edhe terroristët e Frontit al-Nusra.

Më 16 dhjetor, 2016, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se operacioni i ushtrisë siriane për të çliruar pjesën lindore të Halepit ka ërfunduar. Megjithatë, disa vatra të rezistencës militante kishin mbetur.

Më 22 dhjetor, militantët e fundit u larguan nga Halepi lindor, kështu ushtria siriane fitoi kontrollin e plotë mbi qytetin. Kryetari i Sirisë, Bashar Al-Assad e quajti çlirimin e Halepit një "moment kthese."



Burimi : ABNA24