Federica Mogherini përgëzon Hassan Ruhanin për rizgjedhjen

Publikuar në Maj 21, 2017, 12:44 p.m.

Udhëheqësja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini përgëzoi presidentin aktual Hassan Ruhani për fitoren e tij në garën presidenciale të Iranit.

Federica Mogherini uroi presidentin e tanishëm Iranian, Hassan Ruhani për fitoren e tij në garën presidenciale të Iranit.

"Iranianët me pasion marrin pjesë në jetën politike të vendit të tyre. Unë përgëzoj Presidentin Hassan Ruuhani për mandatin e tij të dytë, "tha Federica Mogherini në një mesazh të postuar të shtunën  në llogarinë e saj Twitter.

Mesazhi erdhi pasi Hassan Ruhani fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të premten duke siguruar shumicën absolute të votave.

Hassan Ruhani mblodhi 23,549,616 vota nga gjithsej 41,220,131 fletëvotime të hedhura në zgjedhjet presidenciale të premten. I dyti, Ibrahim Raisi, siguroi 38.5% të votave me 15,786,449 fletëvotime.

Mogherini shtoi se blloku prej 28-anëtarësh është i gatshëm të bashkëpunon  me Teheranin për të ndihmuar  në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, i njohur edhe si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA).

Irani dhe Grupi 5 + 1 (Rusia, Kina, SHBA, Anglia, Franca dhe Gjermania) arritën marrëveshjen bërthamore në korrik të vitit 2015. Kur hyri në fuqi në janar të vitit 2016,  Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA).

përfunduan të gjitha sanksionet kundër Iranit lidhur me çështjen bërthamore.



Burimi : Tasnim News