Daçiqi prëzihet pa nevojë për Shkupin

Publikuar në Maj 19, 2017, 1:43 a.m.

Ministri për punë të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pas dorëzimit të mandatit nga ana e presidentit Ivanov kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.

Daçiq tha se, Zaev me deklaratat e tij rrënon marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit. Ai shtoi se Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti por dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, por sipas tij, deklaratat e Zoran Zaevit janë me tone të kundërta.