Trump udhëheq Amerikën si mbreti Arabinë Saudite

Publikuar në Maj 19, 2017, 1:37 a.m.

Shkarkimi i Comey në mënyrë të i rrituar mund të jetë fillimi i fundit të tij... Konfuzion në të gjitha institucionet... dhe akte spiunazhi si në filmat “James Bond”

Revista global britanike “The Economist” e ka etiketuar presidentin amerikan Donald Trump se ai po qeveris Shtetet e Bashkuara si një mbret dhe se Shtëpia e Bardhë është “pallati i tij”, duke komentuar mbi vendimet e tij të fundit, si dhe skandalet e emërimeve të tij në postet e larta, më i spikaturi mes të cilëve dëbimi i James Comey, drejtor i FBI-së, nga posti i tij për arsye që nga shumë ekspertë besohen si kryesisht për shkak të shkeljes së linjave të kuqe dhe të një hetimi në marrëdhëniet mes presidentit Trump dhe autoriteteve ruse, dhe në veçanti, ato inteligjencës.

Çfarë nuk tha revista, apo hezitoi ta thotë është se presidenti “mbret” Trump po qeveris Shtetet e Bashkuara në të njëjtën mënyrë siç qeverisin shumë individë në vendet e botës së tretë, dhe në veçanti mbretërit dhe princat arabë; pra, tejkalimi i të gjitha institucioneve (kjo, nëse ka) dhe marrja e vendimeve në mënyrë individuale, nga perspektiva tekanjoze ndonjëherë, pse jo edhe përherë.

Trump dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, të uzurpojë të gjitha kompetencat dhe të bëjë të heshtë çdo zë që këndon jashtë kotecit, në mënyrë të veçantë jashtë kotecit të tij. Ndoshta Comey filloi të shtinte në dorë dëshmi të dokumentuara që konfirmojnë përfshirjen e presidentit Trump, apo të disa anëtarëve të stafit të tij elektoral, në marrëdhënie me shërbimet e inteligjencës ruse, gjë që çoi në përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale amerikane në favor të tyre dhe në kurriz të Hillary Clinton.

Ekziston një gjendje konfuzioni dhe ankthi që nuk mbizotëron vetëm në administratën e presidentit Trump, por në të gjitha institucionet amerikane për shkak të vendimeve dhe emërimeve të diskutueshme të Trumpit dhe veprimeve të tij të pamatura.

Trump nuk e kupton natyrën e pavarësisë së disa institucioneve amerikane - të udhëhequra nga FBI-ja (Zyra Federale e Hetimit) të cilën e përfaqësonte Comey i shkarkuar - dhe dëshiron që ato të jenë të lidhura me të si president dhe të gjitha këto institucione t’i atribuojnë atij besnikëri. Kjo është një sjellje e paprecedent.

Pritshmëritë e ekspertëve - duke përfshirë edhe të revistës “The Economist”, e cila ka kryer një intervistë ekskluzive me Trumpin dy javë më parë - vizatojnë një tablo pesimiste për Amerikën dhe ekonominë e saj gjatë mandatit të tij dhe konfirmojnë se ajo, pra Amerika, do të përfundojë me borxhe më të mëdha, me më pak barazi, me largimin e mendjeve të kualifikuara, dhe se “Trumpizmi” do ta udhëheqë drejt më të keqes.

Epoka e Trumpit është në të njëjtën rrugë që ka ndjekur epoka e Richard Nixonit dhe nuk besojmë në këtë gazetë - “Ra’jul Jeum” (“Opinioni sot”) - që fundi do të jetë ndryshe, pra: shkarkimi.